Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Bordi i Akreditimit viziton Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

Në kuadër të afrimit dhe forcimit të dialogut me institucionet e arsimit të lartë, ASCAL dhe Bordi i Akreditimit (BA) zhvilluan një vizitë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Ky takim shërbeu për t'u njohur drejtpërdrejtë me veprimtarinë dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e ASCAL dhe BA-së u njohën gjithashtu me infrastrukturën duke përfshirë bibliotekat, laboratorët dhe mjediset mësimore.

ASCAL dhe BA mbeten të përkushtuar në ngritjen e standardeve të cilësisë dhe në konsolidimin e partneriteteve afatgjata me të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

2

2

4

7

5