ASCAL zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Rektorja në detyrë, Prof. Dr. Blerta Dragusha, theksoi rëndësinë e vijueshmërisë së procesit të akreditimit institucional, si dhe ecurinë e proceseve të akreditimit për programet e studimit për të cilat universiteti ka aplikuar, si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm dhe konsolidimin e cilësisë në universitet.
ASCAL rikonfirmoi gatishmërinë për mbështetjen e institucionit përgjatë këtyre proceseve, në funksion të forcimit të kulturës së cilësisë dhe përmbushjes së standardeve në arsimin e lartë. Bashkëpunimi dhe dialogu i vazhdueshëm ndërinstitucional mbeten elementë thelbësorë për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.



