ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin "EPOKA", në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) në monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve akademike dhe institucionale. U nënvizua se një funksionim efektiv i kësaj njësie ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së programeve të studimit dhe në përputhjen me standardet e arsimit të lartë.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në forcimin e kulturës së cilësisë në institucione.

