ASCAL zhvilloi një vizitë në Universitetin "Aldent", me qëllim forcimin e bashkëpunimit për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë takimit u theksua roli i Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë (NJSBC) dhe rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë. Gjithashtu, u vu theksi te domosdoshmëria e nxitjes dhe zhvillimit të kërkimit shkencor si një komponent thelbësor për rritjen e performancës akademike.
ASCAL mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetjen e saj maksimale për t'i orientuar institucionet drejt përmirësimit të vazhdueshëm.