Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e webinarit “Overcoming obstacles in reaching compliance with the ESG: lessons learned from the SEQA-ESG project” organizuar nga ENQA

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), përfaqësuar nga Z. Erjon Xhako, mori pjesë në webinarin “Overcoming obstacles in reaching compliance with the ESG: lessons learned from the SEQA-ESG project”, organizuar nga European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA), në përfundim të projektit “Supporting European Quality Assurance Agencies in meeting the European Standards and Guidelines (SEQA – ESG)”.

Në këtë webinar, ASCAL dhe përfaqësuesit e agjencive të tjera partnere në projekt nga Republika Çeke, Malta, Moldavia, Mali i Zi dhe Sllovakia, ndanë eksperiencën e tyre, pengesat dhe mësimet e përftuara nga ky projekt, në rrugën drejt pajtueshmërisë me ESG-të.