Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit të pestë tematik të Grupit C për sigurimin e cilësisë, të organizuar në kuadër të projektit IMINQA

Në datat 13-14 Qershor 2024, Z. Muhamed Prezja dhe Znj. Alma Arapi, Specialistë në Sektorin e Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë, morën pjesë në takimin e pestë tematik të Grupit C për sigurimin e cilësisë, të organizuar në kuadër të projektit IMINQA, në Constanta, Rumani.

Në këtë takim, disa prej temave të diskutuara ishin: Digjitalizimi i proceseve të SC – rezultatet e anketës; Tirana Ministerial Communiqué; Treguesit dhe përshkruesit për Parimet e Dimensionit Social në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë; Mikrokredencialet në Arsimin e Lartë-publikim i përbashkët nga TPG A, TPG B, TPG C, etj.

Gjithashtu, një hapësirë të rëndësishme në këtë takim zuri edhe prezantimi i planeve të së ardhmes nga secila prej agjencive të pranishme në takim, si dhe diskutimi mbi praktikat e mira dhe punën e secilit vend për arritjen e objektivave të vendosura.

2

3

4