Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit të pestë të grupit të punës për mikrokreditet të zhvilluar në Bruksel

Në datat 29-30 Prill 2024, ASCAL, përfaqësuar nga Znj. Aviola Bardhi, specialiste në Sektorin e Statistikave dhe Analizave, në kuadër të projektit IMINQA, mori pjesë në takimin e pestë të grupit të punës për mikrokreditet, të zhvilluar në Bruksel.

Në këtë takim u diskutua mbi mikrokreditet në arsimin e lartë, realizimin e një publikimi të përbashkët të grupeve tematike të punës, ofruesit e mikrokrediteve të përfshirë në DEQAR, mesazhin që do të përcillet për Ministerialin e Procesit të Bolonjës 2024 i cili do të mbahet në Tiranë, si dhe u prezantuan raste mbi zhvillimet e reja në sistemet kombëtare dhe agjencitë e sigurimit të cilësisë.

WhatsApp Image 2024 05 13 at 12.52.53 PM

WhatsApp Image 2024 05 13 at 12.52.54 PM