Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit të parë të projektit “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e arsimit dual në arsimin e lartë në Shqipëri (DUALBA)”

Në datat 3 dhe 4 Shkurt 2025, ASCAL mori pjesë në takimin e parë të projektit “Forcimi i kapaciteteve për zbatimin e arsimit dual në arsimin e lartë në Shqipëri (DUALBA)”, i bashkëfinancuar nga Komisioni Europian, të zhvilluar në Universitetin e New York-ut në Tiranë (UNYT). Ky takim shënoi fillimin e kësaj nisme për zhvillimin e një modeli arsimor dual, me fokus lidhjen e tregut të punës me institucionet e arsimit të lartë përmes modelit arsimor dual, krijimin e një kornize të fortë për arsimin dual në Shqipëri, përmirësimin e kompetencave të të diplomuarve në arsimin e lartë, nga e cila do të përfitojnë studentët, kompanitë dhe institucionet e arsimit të lartë.

Në dy ditët e takimit u zhvilluan prezantime dhe diskutime të rëndësishme mbi menaxhimin e projektit, sigurimin e cilësisë dhe strategjinë për të ecur përpara, me qëllim forcimin e angazhimit për të garantuar ndikimin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e projektit.

Partnerë të tjerë të këtij projekti janë: Universiteti i Novi Sadit-it, FH JOANNEUM, Universiteti Mondragon, Universiteti i Akademisë së Biznesit në Novi Sad, Universiteti i New York-ut në Tiranë, Kolegji Universitar “Tirana Business University”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti Europian i Tiranës, Kolegji Profesional i Tiranës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, BALFIN, Kalo & Associates, Fondacioni Halimi, Instituti OMEGA AL dhe ERLED. 

2

3

4

5

6