Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) mori pjesë në takimin hapës (Kick-Off Meeting) të projektit “Strengthening of relations between HEIs and industry sector through Dual Education in Albania and Kosovo with the focus on ICT” (DUALKO), i zhvilluar më 11–12 dhjetor 2025, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve të konsorciumit.
Në kuadër të këtij projekti, ASCAL kontribuon me ekspertizën e saj në sigurimin e cilësisë, duke mbështetur menaxhimin dhe monitorimin e zbatimit të aktiviteteve, si dhe duke garantuar përputhshmërinë e rezultateve të projektit me standardet dhe praktikat e mira evropiane në arsimin e lartë.
Pjesëmarrja e ASCAL në këtë projekt pasqyron angazhimin e saj për të kontribuar aktivisht në iniciativa të mbështetura nga Bashkimi Evropian, me synim forcimin e cilësisë, transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në arsimin e lartë.

