Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e takimit hapës të projektit APEL-WB

ASCAL mori pjesë në takimin hapës të projektit APEL-WB – “Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans”, zhvilluar në ambientet e Kolegjit Universitar “LOGOS”, Tiranë.
Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian, synon ndërtimin e kapaciteteve për njohjen dhe akreditimin e të nxënit joformal dhe përvojave të mëparshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje & Hercegovinën. Projekti sjell përvojat e  vendeve si Greqia, Estoni dhe Islanda, në akreditimin e të nxënit joformal.

Pjesëmarrja e ASCAL në këtë projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të drejtë dhe të aksesueshëm të njohjes së përvojave të të nxënit joformal, si pjesë e procesit të sigurimit të cilësisë.
Kontributi i ASCAL është thelbësor në përcaktimin e standardeve, udhëzimeve dhe praktikave që do të mundësojnë integrimin e APEL në arsimin e lartë në Shqipëri dhe rajon.

2 1