Ditën e djeshme, datë 26 Prill 2023, ASCAL mori pjesë në mbledhjen dy-palëshe të Grupit Negociator për Integrimin Evropian (GNPIE) për kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, të zhvilluar në Bruksel, për të cilin Ministria e Arsimit dhe Sportit është institucion lider.
Në këtë takim u diskutua mbi përgatitjen e deritanishme të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat që na presin përpara në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit.