Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e konferencës ASIIN Global Conference 2022

ASCAL mori pjesë në konferencën ASIIN Global Conference 2022 organizuar nga ASIIN, me temë "Reinventing Higher Education Quality Assurance for our time – no stone left unturned". Takimi u zhvillua në Maltë, më 18 dhe 19 Tetor 2022, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit kombëtar dhe ndërkombëtar të arsimit të lartë, përfaqësues të agjencive ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë, përfaqësues të botës së biznesit ndërkombëtar dhe shoqatave të punëdhënësve. 

Në qëndër të diskutimeve ishte përballimi i sfidave ndërkombëtare si pandemia, lufta Ukraine-Rusi, rritja e popullsisë, kriza energjitike etj. Gjatë konferencës u diskutua se si ndikojnë këto kushte në cilesinë e arsimit dhe çfarë politikash po ndjekin organizatat apo agjencitë botërore për të optimizuar cilësinë apo për përfituar nga këto mundësi.

ASCAL përfaqësohej nga znj. Majlinda Demirneli dhe znj. Endra Velaj.

WhatsApp Image 2022 10 24 at 16.19.37

WhatsApp Image 2022 10 24 at 16.19.36