Në datat 4–5 qershor 2026, ASCAL mori pjesë në konferencat shkencore të organizuara nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” dhe Universiteti “Western Balkans”, aktivitete të cilat mblodhën akademikë, studiues, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë nga vendi dhe jashtë tij.
Konferencat u fokusuan në tema bashkëkohore që lidhen me teknologjinë, inteligjencën artificiale, transformimin digjital, inovacionin, si dhe zhvillimet në fushën e shkencave mjekësore, shëndetit publik dhe kërkimit shkencor, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, ideve dhe përvojave profesionale.
ASCAL përgëzon institucionet organizatore për zhvillimin e aktiviteteve akademike dhe shkencore që mbështesin përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë dhe promovojnë kulturën e kërkimit shkencor.


