Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e forumit INQAAHE 2024

Më datë 11-12 Qershor 2024, Znj. Ersi Dako, Përgjegjëse e Sektorit të Statistikave dhe Analizave dhe Znj. Majlinda Demirneli, Përgjegjëse e Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë, morën pjesë në Forumin e INQAAHE 2024, me temë “Transformimi i Shoqërisë: Përgjegjësia Sociale përmes Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, të zhvilluar në Bukuresht, Rumani.

Ky forum mblodhi 170 pjesëmarrës nga mbi 70 vende, përfshirë profesionistë të sigurimit të cilësisë, akademikë, kërkues dhe palë të tjera të interesuara, dhe theksoi fuqinë e madhe të institucioneve në fushën e arsimit të lartë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri përmes sigurimit të cilësisë.

Disa prej temave kryesore të cilat u diskutuan gjatë dy ditëve të këtij forumi ishin: zvogëlimi i hendekut për arsim cilësor për të gjithë; hartimi i kurrikulave me ndikim shoqëror; nxitja e angazhimit qytetar dhe mundësive për të gjitha moshat; sigurimi i cilësisë për arsimin digjital dhe mikrokredencialet, përfshirja e kritereve mbi përfshirjen sociale në ESG-të, etj.

2a

3

4