Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e Forumit Evropian të Sigurimit të Cilësisë

Në datat 14-16 Nëntor, u mbajt në Universitetin e Tuentes, Hollandë, Forumi Evropian i Sigurimit të Cilësisë, në të cilin morën pjesë Znj. Majlinda Demirneli, Përgjegjëse e Sektorit të Promovimit dhe Vlërsimit të Cilësisë dhe Znj. Pranvera Dingo, Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Forumi kishte si temë diskutimi “Rritja e arsimit, kërkimit dhe angazhimit social përmes sigurimit të cilësisë”. Në këtë forum u diskutua mbi politikat e reja, metodologjitë inovatore dhe instrumentat që mund të sigurojnë një qasje holistike ndaj cilësisë dhe sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë dhe lidhjen e tyre me Agjencitë e sigurimit të cilësisë, instrumentat se si sigurimi i cilësisë mund të përmbushë nevojat dhe sfidat që dalin nga ndërlidhja e agjencive të sigurimit të cilësisë me misionin e tretë të universiteteve, etj. Gjithashtu, në këtë forum u zhvilluan sesione të ndryshme rreth perspektivave, politikave dhe tendencave, kërkimeve dhe shembujve praktikë të rasteve që lidhen me zhvillimit aktual në sigurimin e cilësisë, si dhe ndërlidhjen e të gjithë aktorëve me njëri tjetrin me anë të sigurimit të cilësisë.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save