Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL pjesë e Asamblesë së Përgjithshme dhe Workshop-it të Rrjetit të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEENQA)

Drejtuesja e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin Z. Erion Xhako, morën pjesë në aktivitetin e përvitshëm të Rrjetit të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEENQA), të zhvilluar në Baku, Azerbajxhan në datat 17 dhe 18 Maj.

Workshop-i i zhvilluar në datën 17 Maj kishte në fokus ndërkombëtarizimin dhe akreditimin ndërkombëtar, kuadrin ligjor mbi akreditimin ndërkombëtar, praktikat e vendeve si Azerbajxhani, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda në lidhje me këtë çështje.

Në datën 18 Maj u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, ku u votua për zgjedhjen e Presidentit të ri të CEENQA-s dhe anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, u miratua strategjia 2024-2030 e CEENQA-s dhe raporti financiar për vitin 2023.

FOTO 2

FOTO 3

FOTO 4

FOTO 5

FOTO 6

FOTO 7