Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në takimin vjetor të CEENQA 2025 në Tallinn, Estoni

Drejtoresha e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku, Përgjegjësja e Sektorit të Promovimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Znj. Majlinda Demirneli dhe Përgjegjësja e Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse Znj. Pranvera Dingo, morën pjesë në aktivitetin e përvitshëm të Rrjetit të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEENQA), të zhvilluar në Talin, Estoni në datat 13 dhe 14 Qershor.

Workshop-i i zhvilluar në datën 13 Qershor, me titull “Lidhja e Arsimit të Lartë me Tregun e Punës”, u përqendrua në rolin e institucioneve të arsimit të lartë në përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës, duke siguruar dhe ruajtur njëkohësisht standardet e sigurimit të cilësisë. Në workshop u diskutua se si mekanizmat e sigurimit të cilësisë mund të rrisin punësimin e të diplomuarve, nxitjen e bashkëpunimit me industrinë dhe mbështetjen e përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulës për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e tregut të punës.

Në datën 14 Qershor u zhvillua Asambleja e Përgjithshme, ku u votua për zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të CEENQA-s, pranimin e dy agjencive të reja në këtë rrjet, si dhe u miratua raporti financiar për vitin 2024.

2

4

5

6

3 Copy

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save