Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në takimin e parë të Grupit Tematik C (TPG C) për Sigurimin e Cilësisë në kuadër të programit të punës 2024-2027 të BFUG

Drejtuesja e ASCAL Dr. Xhiliola Bixheku dhe Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Bordin e Akreditimit dhe Ndërkombëtarizimin Z. Erion Xhako, morën pjesë në takimin e parë te grupit Tematik C për Sigurimin e Cilësisë në kuadër të programit të punës 2024-2027 të BFUG, të zhvilluar në datat 27-29 Nëntor në Ghent, Belgjikë.

Në këtë takim, disa prej temave të diskutuara ishin: programi i punës së BFUG për periudhën 2024 – 2027, roli i agjencive të sigurimit të cilësisë në promovimin dhe rritjen e integritetit akademik dhe sigurimin e të nxënit, konkluzionet e fokus grupeve mbi sigurimin e cilësisë së Aleancave të Universiteteve Europiane, organizuar në kuadër të projektit IMINQA, Tirana Ministerial Communiqué: rishikimi i ESG-ve, mikrokredencialet në arsimin e lartë, etj.

Gjithashtu, një hapësirë të rëndësishme në këtë takim zuri edhe prezantimi i objektivave të së ardhmes nga secila prej agjencive të pranishme në takim, si dhe diskutimi mbi praktikat e mira dhe punën e secilit vend për arritjen e objektivave të vendosura.

2

 3

4

5

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save