Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në prezantimin e raportit ANVUR 2023

Drejtoresha e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), Dr. Xhiliola Bixheku, me ftesë të Presidentit të Agenzia Nazionale di Valutazione del Sistema Universitario e Della Ricera (ANVUR), Prof. Dr. Antonio Felice Uricchio, mori pjesë në prezantimin e Raportit ANVUR 2023 me titull "Trajnim në Fushën Mjekësore” që u zhvillua në Romë, në “Dhomën e Deputetëve”.

Në prezantimin e Raportit, Drejtori i ANVUR, Dr. Daniele Livon, theksoi rëndësinë që ka hartimi i një Raporti të tillë në kushtet aktuale ku gjenden programet e studimit në fushën e mjekësisë dhe sidomos domosdoshmëria e një shërbimi të specializuar mjekësor, si dhe paraqiti konkluzionet që kanë dalë gjatë analizës së të dhënave.  

Në këtë takim, Rektorët e Universiteteve Italiane diskutuan për problematikat me të cilat ata dhe studentët përballen në nivel Institucional, por edhe për sfidat që dalin për shkak të globalizmit ku fusha mjekësore mban një peshë të konsiderueshme për shkak të zhvillimeve dinamike sociale.    

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e ASCAL vlerësoi punën e bërë për hartimin e këtij Raporti, si dhe shprehu idenë e realizimit të një raporti të ngjashëm për vendin tonë.

Gjithashtu, e ftuar në këtë aktivitet të zhvilluar nga ANVUR ishte edhe Prof. As Entela Haloçi.

2

3

4

6