Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të INQAAHE në Afrikën e Jugut

ASCAL mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të INQAAHE (International Network for Quality Assurance Agencies in Higher Education), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Forumi i organizuar me temë “Sigurimi i Cilësisë si një Instrument me Ndikim për Arsimin e Lartë Sot dhe Nesër” trajtoi çështje aktuale si zhvillimi i sistemeve të sigurimit të cilësisë, përdorimi i inteligjencës artificiale në proceset e vlerësimit, integriteti akademik, mikrokredencialet, përfshirja e studentëve dhe promovimi i kulturës së cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
Pjesëmarrja e ASCAL në këtë forum përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave me agjenci homologe dhe organizata ndërkombëtare, njohjen me zhvillimet më të fundit në fushën e sigurimit të cilësisë, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përvoja dhe praktikat e prezantuara gjatë forumit do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të sigurimit të cilësisë në Shqipëri, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
2
2
2
2
2
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save