Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

25-vjetori i ASCAL!

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë feston sot 25-vjetorin e krijimit të saj, duke shënuar një moment të rëndësishëm në misionin e saj për të mbështetur dhe përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

Që prej themelimit të saj në vitin 1999, ASCAL ka qenë institucioni që ka prezantuar për herë të parë dhe ka zhvilluar përgjatë viteve kulturën e sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Ndërsa jemi të nderuar të festojmë 25 vjet shërbim të përkushtuar për përmirësimin e arsimit të lartë në Shqipëri, ASCAL, me një trashëgimi të fortë të ndërtuar gjatë këtyre viteve, është e gatshme të vazhdojë rolin e saj të rëndësishëm në promovimin dhe sigurimin e një arsimi të lartë cilësor në vend dhe të sigurojë që studentët shqiptarë të përfitojnë nga një përvojë arsimore sa më cilësore.

ASCAL dëshiron të shprehë mirënjohje ndaj stafit të agjencisë, ish-drejtuesve dhe punonjësve, anëtarëve dhe ish-anëtarëve të Bordit të Akreditimit, institucioneve të arsimit të lartë, ekspertëve të jashtëm të vlerësimit dhe aktorëve të tjerë, për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të paçmuar gjatë këtyre 25 viteve në realizimin e misionit të saj.