Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Progres vizita e European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA) dhe European Quality Assurance Register (EQAR) në kuadër të projektit SEQA-ESG.

Në kuadër të projektit “Supporting European Quality Assurance Agencies in meeting the European Standards and Guidelines (SEQA – ESG)”, Presidenti i European Association for Quality Assurance in Higher Education (ENQA), Z. Douglas Blackstock dhe Drejtori i European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR), Z. Colin Tuck, shoqëruar gjithashtu nga Koordinatori i Projektit Z. Alexis Fabregas, zhvilluan një vizitë në Tiranë në datat 1 dhe 2 Shtator 2022.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me progresin që ka bërë Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në lidhje me përafrimin me Standardet dhe Udhëzuesit Europian, në këtë fushë.

Në këtë kuadër u zhvilluan takime me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, Drejtuesen e ASCAL-it, Znj. Xhiliola Bixheku dhe stafin e Agjencisë, si dhe me Kryetaren e Bordit të Akreditimit, Znj. Shqiponja Telhaj dhe Anëtaren e këtij Bordi, Znj. Darinka Piqani.

Në takimin e zhvilluar me stafin e ASCAL-it, drejtuesja, Znj. Bixheku, shkurtimisht i njohu të pranishmit me rrugëtimin e Agjencisë dhe sfidat që janë ndeshur në punën e saj të përditshme.  Takimi vazhdoi me një prezantim mbi reformat kryesore që ASCAL-i ka ndërmarrë dhe pengesat e hasura në rrugën drejt përafrimit me ESG.

Znj. Bixheku, i rikonfirmoi Z. Blackstock dhe Z. Tuck që ASCAL, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, po punojnë për realizimin në një kohë sa më të shkurtër të reformave ligjore të nevojshme për përshtatjen e legjislacionit kombëtar me atë Europian.

Presidenti i ENQA vlerësoi progresin e ASCAL-it në përmirësimin dhe ruajtjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe inkurajoi Agjencinë drejt anëtarësimit të plotë në ENQA.

 

2

3

4

5

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save