Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL zhvillon takim trajnues me GVJ për akreditimin e programeve të studimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Në kuadër të akreditimit për herë të parë të 16 programeve të studimit (Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave) të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ASCAL zhvilloi ditën e premte më datë 3 Maj 2019, në ambientet e Hotel "Mondial" një takim trajnues me ekspertët e vlerësimit të jashtëm të angazhuar në këtë proces. Në takim ishin pjesëmarrës 16 ekspertë, të cilët do të marrin pjesë në procesin e vlerësimit të këtyre programeve të studimit dhe stafi i ASCAL.

Trajnimi i ekspertëve të vlerësimit u realizua nga Drejtori i ASCAL, Z.Elvin Gjevori dhe nga specialistët e ASCAL. Ekspertët u njohën me standardet e reja të cilësisë të miratuara me VKM Nr. 531, datë 11.09.2018. Atyre iu shpjegua mënyra e hartimit të Raporteve të Vlerësimit të Jashtëm dhe përdorimi i sistemit AMS të ASCAL, ku ata mund të aksesojnë të gjithë dokumentat e dërguara nga Institucioni i Arsimit të Lartë në kuadër të këtyre vlerësimeve.

Universiteti Bujqësor i Tiranës është i pari institucion, i cili do të fillojë procesin e vlerësimit me standardet e reja të cilësisë.

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save