ASCAL mori pjesë në vizitën studimore tre ditore organizuar nga Universiteti Ku Leuven Technology Ghent Belgjikë, në kuadër të projektit ENGINE.
Gjatë vizitës u vizituan tre laboratorë të ndryshë, secili kushtuar një teme të ndryshme.
Ndalesa e parë e vizitës studimore ishte në Lab ELECTA Gent. Ky laborator ofron sisteme dhe aplikime të energjisë elektrike.
Ndalesa e dytë ishte në DRAMCO Lab, i cili mbulon një gamë të gjerë temash kërkimore në komunikimet me valë, celulare dhe të integruara. Qëllimi është që të bëhen teknologjitë e reja të aksesueshme për partnerët industrialë.
Ndalesa e tretë dhe e fundit e vizitës sonë ishte Living Lab – një shtëpi me tarraca që është njëkohësisht me efikasitet energjie në prodhim dhe në përdorim.