Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

ASCAL dhe Bordi i Akreditimit organizojnë Workshop-in mbi sigurimin e cilësisë për IAL-të publike.

Më 12 Qershor 2019, ASCAL në bashkëpunim me Bordin e Akreditimit dhe London School of Economics, organizoi për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë Workshop-in 1-ditor me temë: “Sigurimi i Brendshëm dhe Rritja e Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë”.
Në workshop morën pjesë Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, Kryetari i Bordit të Akreditimit Z. Arjan Gjonça, anëtarë të Bordit të Akreditimit si dhe drejtues nga të gjithë Institucionet Publike të Arsimit të Lartë.

Fjalën e hapjes e mbajti Drejtori i ASCAL, Z. Elvin Gjevori, i cili theksoi rëndësinë e rritjes dhe sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë si instrument për plotësimin e kërkesave të studentëve për një arsim më cilësor. Gjithashtu ai përmendi që me fillimin e procesit të akreditimit të programeve të studimit në IAL-të publike është shumë e rëndësishme që zyrat e kontrollit të brendshëm të cilësisë të forcohen më tej, pasi ato luajnë një rol kyç në këto procese.   

Workshop-in e përshëndeti Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, e cila tha se janë ndërmarrë një sërë reformash në fushën e arsimit të lartë me qëllim rritjen e cilësisë së mësimdhënies. Në këtë kuptim edhe ky aktivitet është shumë i rëndësishëm pasi i shërben rritjes së arsimit të lartë, e cila ishte një nga kërkesat kryesore të studentëve. Gjithashtu, kryetari i Bordit të Akreditimit Z. Arjan Gjonca, e vuri theksin tek rëndësia e ruajtjes dhe sigurimit të cilësisë si dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare në këtë fushë për të marrë praktikat më të mira dhe të përshtatshme me Shqipërinë.

Në këtë workshop referuan:

Dr Arjan Gjonça - Kryetar i Bordit të Akreditimit, i cili bëri prezantimin me temë:“Vlerësimi i performancës akademike në UK dhe LSE".

Dr Claire Gordon - Drejtoreshë e Qendrës për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie në London School of Economics, e cila bëri prezantimin me temë:“Rritja e cilësisë së mësimdhënies në LSE dhe sistemi i Arsimit të Lartë në UK".

Thomas Hewlett - Drejtor i Zyrës së Sigurimit të Cilësisë në Mesimdhënie në London School of Economics,  i cili bëri prezantimin me temë:“Sigurimi i cilësisë së mësimdhënies në LSE dhe sistemi i Arsimit të Lartë në UK".

Besart Kunushevci - Platforma Akademia / Academia Platform, i cili bëri prezantimin me temë:“Zbatimi i sistemit anti-plagjiaturë në IAL-të shqiptare”.

Në përfundim të prezantimeve pati pyetje dhe diskutime nga të pranishmit në sallë.

Për informacion shtesë rreth punës së Zyrës së Sigurimit të Cilësisë në Mësimdhënie (Teaching Quality Assurance and Review Office’s work) mund të gjeni informacion në:

Për informacion shtesë rreth punës së Qendrës së Mësimdhënies dhe Mësimnxënies (Teaching and Learning Centre) mund të gjeni informacion në:


Disa foto nga aktiviteti i zhvilluar.