REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 53, DATË 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË”, ME PROFILE “KONTABILITET” DHE “BANKË”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me profile “Kontabilitet” dhe “Bankë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”, me profile “Kontabilitet” dhe “Bankë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 16, datë 19.01.2017
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 18.12.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë-Bankë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Investimi në literaturë në funksion të këtij programi studimi është i kufizuar, si përsa i takon fondit fizik të titujve në bibliotekë, ashtu edhe regjistrimit në biblioteka online.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë”, me profile “Kontabilitet” dhe “Bankë”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 04.04.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë”, me profile “Kontabilitet” dhe “Bankë”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e investimeve në literaturë në funksion të këtij programi studimi, si dhe të bëhet regjistrimi në biblioteka prestigjoze online, në funksion të rritjes së cilësisë së këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të ndaluar përdorimin e praktikave të dyshueshme legale dhe etike për shfrytëzimin e abonimeve individuale në biblioktekat e institucioneve të tjera.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 54, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM ZYRE”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 356, datë 28.06.2018
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 27, datë 24.03.2022
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni nuk ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë.
- Kurrikula e programit të studimit ka natyrë të theksuar teknike, si dhe një pjesë e lëndëve nuk janë të përshtatshme për këtë program studimi.
- Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, për të kuptuar me saktësi nevojat e tregut për këtë program studimi.
- Institucioni nuk ka marrë masa për të bërë ndryshimet e rekomanduara në ciklin e akreditimit të mëparshëm.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”, të Kolegjit Profesional të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 54, datë 04.04.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Administrim Zyre”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70%, nga personel akademik me kohë të plotë, duke rritur numrin e personelit akademik me kohë të plotë e të kualifikuar.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke e bërë më të përshtatshme për këtë program studimi, si dhe ta pasurojë atë me koncepte e lëndë, të përmendura në Raportin e Vlerësimit të Jashtëm.
- Institucioni, të marrë masa që literatura e detyrueshme e të gjitha lëndëve të këtij programi studimi, të jetë së paku, e pesë viteve të fundit.
- Institucioni, të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, për të kuptuar gjendjen e tregut, avantazhet dhe disavantazhet dhe për të rritur mundësitë e suksesit për këtë program studimi.
- Institucioni, të marre masa për plotësimin e rekomandimeve të lena në secilin nga proceset e akreditimit të këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë kualifikimin e personelit të ri akademik, me qëllim zëvendësimin në të ardhmen, e personelit akademik me tituj e grada, të dalë në pension.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 55, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “LOGOPEDI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Logopedi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Logopedi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 586, datë 07.07.2010
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike.
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në këtë program studimi e personelit akademik me kohë të plotë, me kualifikim në fushën e Logopedisë.
- Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Logopedi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 55, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Logopedi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik me kohë të plotë, me kualifikim ne fushën e Logopedisë.
- Institucioni, të marrë masa që, kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të shpërndajë ngarkesën mësimore të këtij programi studimi, sipas formimit profesional dhe gradës së kualifikimit të personelit akademik.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 56, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “LOGOPEDI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Logopedi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Logopedi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 744, datë 05.09.2013
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në këtë program studimi e personelit akademik me kohë të plotë, me kualifikim ne fushën e Logopedisë.
- Në një pjesë të syllabuseve të këtij programi studimi, mungon kodi i lëndës si dhe vërejtjet përfundimtare nga pedagogu i lëndës.
- Mbeshtetje financiare e limituar për studentët e këtij programi studimi, në funksion të mobiliteteve jashtë vendit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Logopedi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Logopedi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për angazhimin në këtë program studimi të personelit akademik me kohë të plotë, me kualifikim ne fushën e Logopedisë.
- Institucioni, të marrë masa për plotësimin e syllabuseve të këtij programi studimi me kodet e lëndëve përkatëse, paraqitjen në syllabus të vërejtjeve përfundimtare nga ana e pedagogut të lëndës si dhe përdorimin e formatit të njëjtë në të gjitha syllabuset.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes finanaciare të studentëve të këtij programi studimi, në kuadër të mobiliteteve jashtë vendit si dhe për pritjen e studentëve të huaj në këtë program studimi, për periudha të caktuara kohore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 57, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1037, datë 02.07.2008
- Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Marrëveshjet e bashkëpunimit në funksion të këtij programi studimi, janë të limituara si edhe mungojnë raporte mbi përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit.
- Mungesa e të dhënave në lidhje me studentët e diplomuar në këtë program studimi, si edhe mospërfshirja e tyre në rishikimin e këtij programi studimi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Mungesa e pjesëmarrjes në programet ndërkombëtare të mobilitetit, e studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 57, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në funksion të këtij programi studimi si edhe të hartojë raporte mbi përfitimet e këtyre marrëveshjeve.
- Institucioni, të mbajë të dhënave në lidhje me studentët e diplomuar në këtë program studimi, si edhe t’i përfshijë ata në rishikimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të nxisë pjesëmarrjen në programet ndërkombëtare të mobilitetit, të studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 58, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË SPECIALIZUES AFATGJATË NË “GJINEKOLOGJI DHE OBSTETRIKË”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe Obstetrikë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe Obstetrikë”
- Cikli i studimit: Cikli i tretë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 678, datë 29.12.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë.
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
- Kredite (ECTS): 300 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Specializime Afatgjata”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e mjediseve të mjaftueshme infrastrukturore dhe logjistike brenda institucionit, për të plotësuar nevojat e formimit profesional të studentëve të këtij programi studimi.
- Përfshirja e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në aktivitete kërkimore-shkencore, është e limituar.
- Mungesa në këtë program studimi e personelit akademik shqiptar me kohë të plotë, me profil mjekësor.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe Obstetrikë”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 58, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit specializues afatgjatë në “Gjinekologji dhe Obstetrikë”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për sigurimin e kapaciteve të mjaftueshme infrastrukturore dhe logjistike për të plotësuar nevojat e formimit profesional të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi në aktivitete kërkimore-shkencore.
- Institucioni, të angazhojë në këtë program studimi personel akademik shqiptar me kohë të plotë, me profil mjekësor.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 59, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ETIKA DHE LIDERSHIPI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Etika dhe Lidershipi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Etika dhe Lidershipi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 545, datë 15.09.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Fusha e njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, nuk është në përputhje me fushën e këtij programi studimi, referuar standardeve ndërkombëtare ISCED 2011.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Etika dhe Lidershipi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 59, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Etika dhe Lidershipi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që fusha e njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të jetë në përputhje me fushën e këtij programi studimi, referuar standardeve ndërkombëtare ISCED 2011.
- Institucioni, të vijojë me profilizimin e mëtejshëm të këtij programi studimi, siç janë: etika dhe inteligjenca artificiale; etika dhe bioteknologjia; etika e kërkimit shkencor; etika në fushën e shëndetësisë; lidership në nivelin lokal etj., me qëllim përshtatjen e programit të studimit me nevojat e tregut të punës.
- Institucioni, në kuadër të kontrollit të cilësisë, të hartojë një procedurë që kontrollon ecurinë, planin e masava apo zbatimin e rekomandimeve të lëna në raportet e vlerësimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 60, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIKË ELEKTRIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Elektrike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Elektrike”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 371, datë 05.09.2013
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 7239/1 Prot., datë 17.08.2018 dhe Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2085/1 Prot., datë 27.06.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Infrastruktura laboratorike me karakter profesional e praktik, në funksion të këtij programi studimi, është e limituar.
- Literatura në funksion të këtij programi studimi është e limituar dhe e papërditësuar më botime të viteve të fundit.
- Mungesa e një analize mbi rezultatet e arritura nga praktikat profesionale, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Elektrike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 60, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Elektrike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës labratorike në funksion të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e aftësive praktike të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe pasurimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, më botime të viteve të fundit.
- Institucioni, të realizojë një analize mbi rezultatet e arritura nga praktikat profesionale, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë më tëj bashkëpunimi me kompanitë e sektorit për një praktikë profesionale, që t’i shërbej më shumë studentëve dhe punësimit të tyre të menjëhershëm, si edhe të angazhojë personel ndihmës-akademik, të dedikuar për orët laboratorike të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi me qëllim rritjen e numrit dhe cilësisë së studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 61, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PËRKTHIM PROFESIONAL”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Përkthim Profesional”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Përkthim Profesional”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 596, datë 04.10.2022
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Aktiviteti kërkimor-shkencor i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i limituar.
- Mungesa e infrastrukturës laboratorike specifike për përkthim, në funksion të këtij programi studimi.
- Paqartësi lidhur me kriteret e pranimit të studentëve në këtë program studimi, sidomos në lidhje me gjuhët e programit të cilat nuk janë të përshkruara në mënyrë të qartë në dokumente të ndryshme.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e: lëndëve lidhur me intepretimin; lëndëve me zgjedhje dhe gjuhëve të tjera të huaja.
- Syllabuset e këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e një manuali/udhëzuesi apo rregulloreje, lidhur me praktikën mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Përkthim Profesional”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Përkthim Profesional”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në aktivitete kërkimore, projekte dhe mobilitete.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e kushteve të përshtatshme për aftësimin në përkthim duke u ofruar studentëve të këtij programi studimi infrastrukturën laboratorike specifike për përkthim-interpretim.
- Institucioni, të qartësojë kriteret e pranimit të studentëve në këtë program studimi, sidomos në lidhje me gjuhët e programit të cilat nuk janë të përshkruara në mënyrë të qartë në dokumente të ndryshme.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi me qëllim shtimin e: lëndëve lidhur me intepretimin; lëndëve me zgjedhje dhe gjuhëve të tjera të huaja.
- Institucioni, të marrë masa që syllabuset e këtij programi studimi, të jenë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të hartojë një manual/udhëzues apo rregullore, lidhur me praktikën mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e angazhimit në këtë program studimi të personelit ndihmës-akademik me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor.
- Institucioni, të mundësojë mekanizma nëpërpmjet të cilave anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, të deklarojnë aktivitetin e tyre individual kërkimor shkencor të zhvilluar gjatë vitit akademik.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 62, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “THEOLOGJIA SOCIALE DHE PRAKTIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Theologjia Sociale dhe Praktike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Theologjia Sociale dhe Praktike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 455, datë 14.08.2023
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Promovimi i pamjaftueshëm i këtij programi studimi për publikun e interesuar, nisur nga rëndësia dhe aktualiteti i tij, në kontekstin e dinamikave të zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare e të problematikave sociale, që lindin e që lidhen me mjedise të ndryshme të shoqërisë, kulturës e fesë.
- Ndërveprim i pamjaftueshëm i strukturave të institucionit për njohjen e këtij progrmi studimi pranë institucioneve shtetërore dhe fetare, publike dhe private, si dhe shoqërisë civile, lidhur me aksesin e të diplomuarve në tregun e punës, si ekspertë të theologjisë sociale e praktike.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Theologjia Sociale dhe Praktike”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.04.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Theologjia Sociale dhe Praktike”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e promovimit të këtij programi studimi për publikun e interesuar, nisur nga rëndësia dhe aktualiteti i tij, në kontekstin e dinamikave të zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare e të problematikave sociale, që lindin e që lidhen me mjedise të ndryshme të shoqërisë, kulturës e fesë.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për njohjen e këtij progrmi studimi pranë institucioneve shtetërore dhe fetare, publike dhe private, si dhe shoqërisë civile, lidhur me aksesin e të diplomuarve në tregun e punës, si ekspertë të theologjisë sociale e praktike, jo vetëm në mjedisin fetar, por edhe në fusha të tjera si mësimdhënia, puna sociale, komunikimi, kërkimi, etj.
- Institucioni, përmes mekanizmave të vlerësimit dhe analizimit të rezultateve, të inkurajojë përhapjen e praktikave më të mira dhe të mbështesë personelin akademik të këtij programi studimi në përpjekjet e tij për përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e litaraturës në funksion të këtij programi studimi, kryesisht me botime në gjuhën shqipe në fushën e biotikës dhe etikës mjedisore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 63, datë 04.04.2025
PËR
AKREDITIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË AKADEMIA E FORCAVE TË ARMATOSURA
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.04.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë Akademia e Forcave të Armatosura, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Akademia e Forcave të Armatosura
- Organizimi i institucionit: Publik
- Lloji i institucionit: Akademi
- Njësitë kryesore të institucionit:
- Fakulteti i Mbrojtjes dhe i Sigurisë
- Instituti Kërkimor- Shkencor Ushtarak
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 381, datë 28.10.1961
- Aktet zyrtare të riorganizimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 156, datë 19.02.2020; Urdhër i përbashkët i Ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe Ministrit të Mbrojtjes Nr. 833, datë 31.05.2022; Urdhër i përbashkët i Ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe Ministrit të Mbrojtjes Nr. 470, datë 28.03.2024
- Vendimi i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 91, datë 20.10.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Rezultatet e vizitës në institucion të realizuar nga grupi ad hoc i përbërë nga anëtarë të Bordit të Akreditimit;
- Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm të këtij institucioni të arsimit të lartë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm;
- Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e një plani të strukturuar në kuadër të aktiviteteve kërkimore-shkencore, së bashku me mekanizmat, objektivat dhe strategjitë e përcaktuara për të mbështetur personelin akademik në avancimin dhe kualifikimin e mëtejshëm.
- Mungesa e një plani për dixhitalizimin e bibliotekës, kufizon aksesin e studentëve në materialet digjitale dhe e bën procesin më të ngadalshëm dhe më pak efikas për përdorimin e burimeve të literaturës.
- Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve është i limituar.
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIVpër institucionin e arsimit të lartë, Akademia e Forcave të Armatosura, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin institucionaltë institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Forcave të Armatosura me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 03.04.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 04.04.2025, “Për akreditimin e institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Forcave të Armatosura, janë si vijon, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një plan të strukturuar kërkimor-shkencor, i cili të përfshijë: mekanizma të qartë për të nxitur dhe mbështetur personelin akademik në zhvillimin e profileve të tyre kërkimore; objektiva të matshme dhe të qarta në fushën e kërkimit shkencor; strategji konkrete për arritjen e këtyre objektivave, të shoqëruara me afate dhe përgjegjësi të përcaktuara.
- Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një plan për dixhitalizimin e bibliotekës dhe të mundësojë aksesin e studentëve në materialet digjitale, me qëllim përmirësimin efikasitetit dhe ofrimin e mundësive më të mira për aksesin në literaturë.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve, duke ofruar mundësi për shkëmbime akademike dhe aktivitete ndërkombëtare.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Forcave të Armatosura, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.