Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 30 Qershor 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 66, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË - LETËRSI”, TË UNIVERSITETIT “FAN. S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë- Letërsi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë - Letërsi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.423, datë 08.06.2011
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Nivel i ulët i punësimit të të diplomuarve të këtij programi studimi, në pozicione pune që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë program studimi.
    2. Mungesa e përfshirjes në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, në funksion të këtij programi studimi, si dhe bashkëpunim i pamjaftueshëm me institucione të cilat kanë si fokus kryesor fushën në të cilën ofrohet ky program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë - Letërsi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë - Letërsi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë marrëveshjet me institucionet publike e jo publike, në funksion të zgjerimit të mundësive për aftësim të vazhdueshëm të studentëve, përditësimin dhe përmirësimin e studimeve për tregun e punës si dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim, në përputhje me diplomën e fituar.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për departamentin e këtij programi studimi, në funksion të thellimit të aktivitetit të tij kërkimor, pjesëmarrjes në projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe paralelisht me të, nxitjen dhe promovimin e publikimeve të personelit akademik në revista shkencore të listuara në databaza të identifikuara për thellësinë dhe seriozitetin e kërkimit shkencor. Gjithashtu institucioni të bëjë përpjekje për të thelluar më tej bashkëpunimin me departamentet simotra në universitete në të gjithë hapësirën shqipfolëse, si dhe me katedrat e albanologjisë jashtë vendit.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e efektivitetit të laboratorëve didaktikë-shkencorë në përgjithësi dhe funksionalizimin e pajisjeve moderne që ekzistojnë në disa prej këtyre laboratorëve në veçanti.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e rekrutimit në këtë programi studimi të personelit akademik me kohë të plote ose të pjesshme, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik ekzistues.
  5. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e bibliotekës me tituj librash të rinj, sidomos në gjuhë të huaj, si dhe për zgjerimin e aksesit në burimet online të literaturës bashkëkohore, për studentët e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 67, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “HISTORI - GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Histori- Gjeografi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Histori - Gjeografi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.325, datë 12.05.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Historisë dhe Gjeografisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Lëndët me zgjedhje të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, janë shumë të limituara.
    2. Ky program studimi nuk ka përmbajtje të ngjashme në nivel kombëtar, së paku në masën 70 %, si rrjedhojë krijon vështirësi në mobilitetin e studentëve të këtij programi studimi brenda vendit dhe më gjerë.
    3. Mungesa e mbështetjes financiare të punës kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim nxitjen e tij në rritjen cilësore profesionale e cila do të reflektohet në të ardhmen në mësimdhënie cilësore dhe konkuruese.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, i cili të reflektojë zhvillimin e këtij programi studimi në harmoni me zhvillimet social­ekonomike të vendit, apo politikat rajonale të Qarkut të Korçës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Histori - Gjeografi”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Histori - Gjeografi”, Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për shtimin e lëndëve me zgjedhje të përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rishikojë programin e studimit, duke e përshtatur atë të paktën në masën 70 % me programet e ngjashmë në nivel kombëtar, për të lehtësuar mobilitetin e studentëve të këtij programi studimi brenda vendit dhe më gjerë.
  3. Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për punën kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim nxitjen e tij në rritjen cilësore profesionale e cila do të reflektohet në të ardhmen në mësimdhënie cilësore dhe konkuruese.
  4. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, i cili të reflektojë zhvillimin e këtij programi studimi në harmoni me zhvillimet social­ekonomike të vendit, apo politikat rajonale të Qarkut të Korçës.
  5. Institucioni, të marrë masa që të gjithë titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi të jenë të kategorisë Profesor.
  6. Fondi i librave në gjuhën shqipe e të huaj në fushën e gjeografisë dhe historisë, është i limituar dhe nuk i përket të paktën pesë viteve të fundit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 68, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT MENAXHER”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Menaxher”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Menaxher”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.370, datë 05.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e orëve laboratorike.
    2. Mungesa e studimeve periodike të tregut të punës në kuadër të këtij programi studimi si dhe e të dhënave të punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studim.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Menaxher”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Menaxher”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, orët laboratorike.
  2. Institucioni, të hartojë studime periodike të tregut të punes në kuadër të këtij programi studimi si dhe të krijojë një bazë të dhënash për punësimin e studentëve të diplomuar, në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që, të paktën për lëndët karakterizuese të këtij programi studimi, të përdoren tekste mësimore në gjuhën shqipe, në përputhje me udhëzimet e Senatit Akademik.
  4. Institucioni, në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të këtij programi studimi dhe aftësive të studentëve, më konkretisht për mbajtjen e korenspodencës zyrtare dhe hartimin e raporteve, që një asistent menaxher duhet të kryeje, të shohë mundësinë e përfshirjes në këtë program studimi të lëndës “Kulturë Gjuhe Shqipe”.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 69, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji Informacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 518, datë 30.06.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Informatikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i personelit akademik me tituj dhe grada, të angazhuar në këtë program studimi është i ulët.
    2. Mungesa e praktikës profesionale në planin mësimor të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa duke rritur mbështetjen financiarë për punën kërkimore shkencore të personelit akademik të anagzhuar në këtë program studimi, me qëllim rritjen e tyre profesionale dhe fitimin e gradave apo titujve.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, duke përfshirë në të praktikën profesionale.
  3. Institucioni, të marrë masa që të gjithë titullarët e lëndëve të angazhuar në këtë program studimi të jenë të kategorisë Profesor.
  4. Institucioni, të përditësojë literaturën e detyrueshme të përfshirë në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me literaturë të të paktën pesë viteve të fundit.
  5. Institucioni, të hartojë një studim tregu për të parë mundësinë e hapjes së cikleve pasardhëse të studimit si vijueshmëri e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 70, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI AGRARE”, PROFILI “HORTIKULTURË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 389, datë 10.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agronomisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kategoritë përbërse të planit mësimor të këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Numri i ulët i personelit akademik e ndihmës akademik të angazhuar në këtë program studimi, si dhe ngarkesa e lartë mësimore e tyre, pengon zhvillimin normal e cilësor të programit të studimit.
    3. Mungesa e mbështetjes financiare për personelin akademik të këtij programi studimi, në kuadër të pjesëmarrjes në konferenca, publikime apo punë kërkimore shkencore, brenda dhe jashtë vendit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Inxhinieri Agrare”, profili “Hortikulturë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kategoritë përbërëse të planit mësimor të këtij programi studimi, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi si dhe në përputhje me rekomandimet e grupit të vlerësimit të jashtëm në raportin e vlerësimit të jashtëm.
  2. Institucioni, të marrë masa për rekrutimin e shtimin e numrit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, si dhe uljen e ngarkesës mësimore të tij, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të mbështesë financiarisht personelin akademik të këtij programi studimi, në kuadër të pjesëmarrjes në konferenca, publikime apo punë kërkimore shkencore, brenda dhe jashtë vendit.
  4. Institucioni, të qartësojë më tej procedurat e ndjekura për sigurimin e brendshëm të cilësisë të këtij programi studimi si edhe të përfshijë më shumë në këtë proces bashkëpuntorët e jashtëm, duke nxjerrë në pah pikat e forta, pikat e dobëta, si dhe praktikat më të mira për zhvillimin e programit të studimit.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e zhvillimit të testimi të njohurive e dijeve me shkrim, në mënyrë anonime me sekretim ose kodifikim dhe të vihet në zbatim sistemi elektronik i testimit dhe vlerësimit të studentëve.
  6. Institucioni, të pasurojë e përditësojë më tej fondin e literaturës, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 71, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “CILËSIA DHE SIGURIA USHQIMORE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 683, datë 12.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agroushqimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Mos aktivizimi i sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit.
    3. Përfshirje e ulët e studentëve në praktikat laboratorike dhe mungesa e orëve laboratorike në lëndët e formimit profesional të këtij programi studimi.
    4. Mos funksionimi i bibliotekës digjitale, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Cilësia dhe Siguria Ushqimore”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i të gjithë anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për aktivizimin e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit.
  3. Institucioni, të nxisë më tej studentët për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në praktika laboratorike, si dhe të përcaktojë orë laboratorike në lëndët e formimit profesional të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa për bërjen funksionale të bibliotekës digjitale, e cila t’i shërbejë edhe studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rrisë mbështetjen për kualifkimin e mëtejshëm të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  6. Institucioni, të bëjë publike rezultatet e vlerësimit të studentëve për programin e studimit, duke respektuar lirinë dhe etikën akademike, si dhe legjislacionin për të dhënat personale.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 72, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË, BANKË, SIGURIME DHE PASURI TË PALUAJTSHME”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë 546, datë 10.09.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Paqëndrueshmëria e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nga një vit akademik në tjetrin.
    2. Syllabuset e këtij programi studimi nuk janë të përditësuara.
    3. Promovim i dobët i programit të studimit, i cili ka sjellë mos njohjen e këtij programi nga maturantët e shkollave të mesme, e si rrjedhojë numër të ulët studentësh të regjistruar.
    4. Mungesa e raporteve të ecurisë të këtij programi studimi, nga zyra përgjegjëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 72, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë, Bankë, Sigurime dhe Pasuri të Paluajtshme”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për konsolidimin e personelit akademik të angzhuar në këtë program studimi dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tyre, nga një vit akademik në tjetrin, duke rekrutuar personel të ri akademik apo duke mbështetur më tej kualifikim e mëtejshëm të tyre.
  2. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e syllabuseve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, nëpërmjet zyrave përgjegjëse të ndërmarë analiza të posaçme e të hartojë raporte, me qëllim evidentimin e problematikave në mësimdhënie e mësimnxënie si dhe përmirësimin e sigurimin e mëtejshëm të cilësisë të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 73, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM NË TURIZËM, MIKPRITJE DHE AKTIVITETE ÇLODHËSE”, ME PROFIL “TURIZËM DHE UDHËTIME”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”, me profil “Turizëm dhe Udhëtime”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”, me profil “Turizëm dhe Udhëtime”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 361, datë 17.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të specializuar në fushën e ofrimit të këtij programi studimi, është i ulët.
    2. Kurrikula e këtij programi studimi, dominohet nga lëndë të karakterit bazë e jo atij praktik.
    3. Syllabuset e këtij programi studimi, nuk janë të përditësuara në drejtim të emërtimit të lëndëve, literaturës dhe tematikave të përfshira në to.
    4. Mungesa e një studimi periodik të tregut të punës, pas diplomimit të brezit të parë të studentëve të këtij programi studimi.
    5. Dokumentacioni i dosjes së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në disa raste nuk është i plotë.
    6. Mungesa e raporteve të ecurisë të këtij programi studimi, nga zyra përgjegjëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”, me profil “Turizëm dhe Udhëtime”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 73, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”, me profil “Turizëm dhe Udhëtime”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të specializuar në fushën e ofrimit të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi në përputhje me rekomandimet e grupit të vlerësimit të jashtëm, në raportin e vlerësimit të jashtëm.
  3. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi në përputhje me rekomandimet e grupit të vlerësimit të jashtëm, në raportin e vlerësimit të jashtëm.
  4. Institucioni, të hartojë raporte periodike të tregut të punës, pas diplomimit të brezit të parë të studentëve me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e mëtejshëm të departamentit përgjegjës për këtë program studimi me industrinë, në funksion të përmirësimit të aftësive praktike të studentëve si dhe punësimit potencial të tyre.
  5. Institucioni, të marrë masa që dokumentacioni i dosjes të të gjithë personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë i rregullt dhe i plotë.
  6. Institucioni, nëpërmjet zyrave përgjegjëse të ndërmarë analiza të posaçme e të hartojë raporte, me qëllim evidentimin e problematikave në mësimdhënie e mësimnxënie si dhe përmirësimin e sigurimin e mëtejshëm të cilësisë të këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të rrisë e përditësojë fondin e literaturës në gjuhë të huaj me botime të të paktën pesë viteve të fundit, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 74, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË E LARTË DENTARE”, TË AKADEMISË “IVODENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknikë e Lartë Dentare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë e Lartë Dentare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 371, datë 23.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Akademia “Ivodent”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Protetikës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia “Ivodent”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e politikave apo udhëzimeve të veçanta për monitorimin, përmirësimin e sigurimin e cilësisë të këtij programi studimi.
    2. Numër i ulët i fondit të literaturës fizikë në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknikë e Lartë Dentare”, të Akademisë “Ivodent”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 74, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknikë e Lartë Dentare”, të Akademisë “Ivodent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë politika e udhëzime të veçanta për monitorimin, përmirësimin e sigurimin e cilësisë të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë numrin e teksteve fizike në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të bëjë përpjekje për rritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me laboratorë dentarë brenda e jashtë vendit, me qëllim rritjen e cilësisë së këtij programi studimi dhe rritjen e mundësive të studentëve për zhvillimin e praktikave profesionale.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të shërbimeve për palët e treta, me qëllim krijimin e burrimeve alternative të të ardhurave dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiarë të këtij programi studimi në të ardhmen.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia “Ivodent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 75, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË, “TEKNIKË DENTARE”, TË AKADEMISË “IVODENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Teknikë Dentare” me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Dentare”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.189, datë 03.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Akademia “Ivodent”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ortodoncisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia “Ivodent”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Tematikat dhe modulet praktike të përfshira në syllabuset e këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me karakterin dhe njohuritë e synuara të të nxënit të këtij programi studimi.
    2. Kostot e larta të materialeve laboratorike të nevojshme për këtë programi studimi, si dhe numri i ulët i studentëve të regjistruar, rezikojnë qëndrueshmërinë financiare dhe përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Dentare”, të Akademisë “Ivodent”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknikë Dentare”, të Akademisë “Ivodent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë tematikat dhe modulet praktike të përfshira në syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim përputhjen e tyre plotësisht me karakterin dhe njohuritë e synuara të të nxënit të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të shërbimeve për palët e treta, me qëllim krijimin e burrimeve alternative të të ardhurave dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiarë të këtij programi studimi në të ardhmen.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, më qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia “Ivodent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 76, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ARKITEKTURË DIXHITALE ”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Arkitekturë Dixhitale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Arkitekturë Dixhitale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 377, datë 23.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi në senatin studentor si dhe në organizma të tjera kolegjialë të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Arkitekturë Dixhitale”, të Universitetit “Polis”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Arkitekturë Dixhitale”, të Universitetit “Polis”, janë si vijon:

  1. Institucionit, të rrisë përpjektjet për të rritur pjesëmarrjen në senatin studentor si dhe në organizmat e tjerë kolegjiale të tij, të studentëve të këtij programi studimi, si edhe në pjesëmarrjen e tyre në aktivitete ekstra-kurrikulare, apo rekreative e sociale.
  2. Instituconi, të promovojë më tej zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, në kompani vendase.
  3. Institucioni, të rrisë praninë e tij në inciativa ku promovohet dhe nxitet edukimi profesional me qëllim rritjen e mundësive të punësimit në të ardhme të studentëve të këtij programi studimi në veçanti e atyre të programeve master profesional në përgjithësi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Polis”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 77, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “PLANIFIKIM TERRITORI DHE GIS”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Planifikim Territori dhe GIS”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Planifikim Territori dhe GIS”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 376, datë 23.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Planifikim dhe Menaxhim Urban
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite/ 3 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi në senatin studentor si dhe në organizma të tjera kolegjialë të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Planifikim Territori dhe GIS”, të Universitetit “Polis”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Planifikim Territori dhe GIS”, të Universitetit “Polis”, janë si vijon:

  1. Institucionit, të rrisë përpjektjet për të rritur pjesëmarrjen në senatin studentor si dhe në organizmat e tjerë kolegjiale të tij, të studentëve të këtij programi studimi, si edhe në pjesëmarrjen e tyre në aktivitete ekstra-kurrikulare, apo rekreative e sociale.
  2. Institucioni, të institucionalizojë komunikimin me Drejtorinë e Administratës Publike, me qëllim njohjen dhe pikësimin e këtij programi edhe për punonjësit e administratës publike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Polis”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 78, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “HARTIM, MENAXHIM PROJEKTESH”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Hartim, Menaxhim Projektesh”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Hartim, Menaxhim Projektesh”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë 347 datë 17.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik dhe Formimit Bazë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Pjesa më e madhe e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk është pjesë e departamentit përgjegjës për ofrimin e programit të studimit.
    2. Mungesa e një raporti të plotë financiar të kostove të programit të studimit dhe e një plani për mbështetjen financiare të nevojshme për mbarëvajtjen e tij, për të paktën një cikël të plotë studimi, ku përfshihen ndër të tjera, shpenzimet për financimin e burimeve njerëzore, për mirëmbajtjen e mjediseve apo për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës.
    3. Mungesa e marrëveshjeve konkrete të bashkëpunimit në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Hartim, Menaxhim Projektesh”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 78, datë 30.06.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Hartim, Menaxhim Projektesh”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që pjesa më e madhe e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, t’i përkasë departamentit përgjegjës për ofrimin e programit të studimit, si dhe të angazhojë personel akademik me kohë të pjesshme të specializuar në fushën e ofrimit të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të hartojë një raport të plotë financiar të kostove të programit të studimit dhe një plan për mbështetjen financiare të nevojshme për mbarëvajtjen e tij për të paktën një cikël të plotë studimi, ku të përfshihen ndër të tjera, shpenzimet për financimin e burimeve njerëzore, për mirëmbajtjen e mjediseve apo për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës e infrastrukturës në shërbim të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të lidhë marrëveshjeve konkrete bashkëpunimi në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e pasurimit të kurrikulës së këtij programi studimi me më shumë lëndë me zgjedhje.
  5. Institucioni, të përcaktojë një fond të caktuar për financimin e botimeve të personelit akademik për çdo vit akademik, me qëllim nxitjen e botimeve në revista prestigjoze shkencore të huaja dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore.
  6. Institucioni, të hartojë rregullore për funksionimin e zyrës së sekretarisë mësimore dhe zyrës së burimeve njerëzore.
  7. Institucioni, të ndërmarrë një studim periodik të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 79, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “JURIDIK I PËRGJITHSHËM”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Juridik i Përgjithshëm”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Juridik i Përgjithshëm”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 636, datë 20.09.2006
  4. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 183, datë 19.04.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2019-2020;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fondi fizik i bibliotekës nuk disponon kapacitetet e duhura të literaturës bashkëkohore, veçanërisht asaj në gjuhën shqipe në mbështetje të këtij programi studimi.
    2. Raportimi i veprimtarisë financiare është paraqitur si një i tërë dhe nuk i referohet në mënyrë specifike zërave në shërbim të realizimit të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Juridik i Përgjithshëm”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2019-2020 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 80, datë 30.06.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 30.06.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 289, datë 30.05.2016
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Disa prej auditorëve në të cilat zhvillojnë mësimin studentët e këtij programi studimi, nuk janë të përshtatshme për ofrimin cilësor të mësimdhënies.
    3. Mungesa e një sistemi të brendshëm të mirëfilltë për menaxhimin e informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
    4. Angazhim i ulët i personelit akademik të këtij progami studimi në konferenca apo punë kërkimore shkencore.
    5. Mungesa e një raporti auditi ligjor të pavaruar që vlerëson dhe dokumenton gjendjen financiare të institucionit në përgjithësi e të këtij programi studimi në veçanti, ku të paraqiten në mënyrë të hollësishme analiza në lidhje me të ardhurat dhe kostot për student.
    6. Mungesa e informacionit mbi këtë program studimi, në faqen zyrtare të internetit të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 29.06.2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 30.06.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i të gjithë anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për mësimdhënie në auditorët në të cilat zhvillojnë mësimin studentët e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të brendshëm të mirëfilltë për menaxhimin e informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rrisë mbështetjen e nxisë më tej personelin akademik të këtij progami studimi, për t’u angazhuar më shumë në konferenca apo punë kërkimore shkencore.
  5. Institucioni, të zhvillojë një audit ligjor të pavarur, ku të vlerësohet e dokumentohet gjendja financiare e institucionit në përgjithësi dhe ku të paraqiten në mënyrë të hollësishme analiza në lidhje me të ardhurat dhe kostot për student, të këtij programi studimi në veçanti.
  6. Institucioni, të bëjë publike në faqen e tij zyrtare të internetit, informacione që lidhen me këtë program studimi.
  7. Institucioni, të përditësojë syllabuset e disa prej lëndëve të këtij programi studimi, në përputhje me rekomandimet e grupit të vlerësimit të jashtëm, në raportin e vlerësimit të jashtëm.
  8. Institucioni, të shohë mundësinë e shtimit të hapësirave fizike dhe numrit të kompjuterave të bibliotekës, e cila përdoret edhe nga studentët e këtij programi studimi.
  9. Institucioni, t’i kushtojë më shumë rëndësi zyrës përgjegjëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë si dhe të formalizojë përfshirjen e studentëve në sistemin e sigurimit të brendshëm të cilësisë apo organe të tjera kolegjiale brenda institucionit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Wisdom”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.