Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 3 Qershor 2022

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 42, datë 03.06.2022 

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË VEPRIMTARISË SË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022,

VENDOSI:

  1. Të miratojë Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sipas Shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM 

Nr. 43, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI MAMI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri Mami”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri Mami”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 2234, datë 17.06.2002.
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 398, datë 10.08.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
  7. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    2. Disa nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, nuk zotërojnë kualifikimin e nevojshëm për tu angazhuar si lektor në këtë program studimi.
    3. Titullarët e disa prej lëndëve/moduleve të përfshira në kurrikulën e këtij programi studimi, nuk janë të kategorisë profesor, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
    4. Mungesa në përbërjen e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, e studentëve dhe ekspertëve të jashtëm.
    5. Literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është të paktën e pesë viteve të fundit.
    6. Realizimi pa sekretim ose kodifikim i provimeve, për studentët e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Infermieri Mami”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Infermieri Mami”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, fusha e ekspertizës e personelit akademik që angazhohet në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  2. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshëm sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të përcaktojë si titullarë të lëndëve/moduleve, personel akademik të kategorisë profesor, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të përfshijë në përbërjen e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, përfqësues nga studentët dhe ekspertë të jashtëm.
  5. Institucioni, të marrë masa që, literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e perditësuar dhe të paktën e pesë viteve të fundit.
  6. Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
  7. Institucioni, të rishikojë rregulloren e departamentit përgjegjës për këtë programi studimi, rregulloren e programit të studimit dhe syllabuset, me qëllim që informacioni në to për frekuentimin e leksioneve, seminareve si dhe për numrin e krediteve që studentët duhet të fitojnë për të kaluar në vitin pasardhës, të jetë i saktë dhe i unifikuar.
  8. Institucioni, të krijojë një databazë e ta përditësojë atë vazhdimisht, me të dhëna mbi punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  9. Institucioni, të rrisë përpjekjet për mbështetjen dhe dokumentimin e aktivitetit kërkimor-shkencor, të personelit akademik të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM 

Nr. 44, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI TË PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 105, datë 28.02.1994
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 398, datë 10.08.2011
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
  7. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
    2. Disa nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, nuk zotërojnë kualifikimin e nevojshëm për tu angazhuar si lektor në këtë program studimi.
    3. Titullarët e disa prej lëndëve/moduleve të përfshira në kurrikulën e këtij programi studimi, nuk janë të kategorisë profesor, sikurse parashikohet në aktet ligjore në fuqi.
    4. Mungesa në përbërjen e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, e studentëve dhe ekspertëve të jashtëm.
    5. Realizimi pa sekretim ose kodifikim i provimeve, për studentët e këtij programi studimi.
    6. Mbështetje e ulët për formimin e kualifikimin e vazhdueshëm të personelit akademik të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Infermieri të Përgjithshme”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 44, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Infermieri të Përgjithshme”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, fusha e ekspertizës e personelit akademik që angazhohet në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  2. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshëm sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të përcaktojë si titullarë të lëndëve/moduleve, personel akademik të kategorisë profesor, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të përfshijë në përbërjen e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, përafqësues nga studentët dhe ekspertë të jashtëm.
  5. Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
  6. Institucioni, të rrisë përpjekjet për mbështetjen për formimin, kualifikimin e vazhdueshëm dhe aktivitetin kërkimor shkencor, të personelit akademik të këtij programi studimi.
  7. Institucioni, të rishikojë rregulloren e departamentit përgjegjës për këtë programi studimi, rregulloren e programit të studimit dhe syllabuset, me qëllim që informacioni në to për frekuentimin e leksioneve, seminareve si dhe për numrin e krediteve që studentët duhet të fitojnë për të kaluar në vitin pasardhës, të jetë i saktë dhe i unifikuar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM

Nr. 45, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 586, datë 07.07.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
  6. Ngarkesa mësimore e lartë për një pjesë të personelit akademik me kohë të plotë, të këtij programi studimi.
  7. Mungesa e praktikës mësimore si aktivitet formues në planin mësimor të këtij programi studimi.
  8. Mungesa e zhvillimit të provimeve në mënyrë anonime, me sekretim ose kodifikim.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Shkenca Kompjuterike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Shkenca Kompjuterike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, të kualifikuar për këtë program studimi, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik aktual.
  2. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit, praktikën profesionale.
  3. Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
  4. Institucioni, në të ardhmen të shohë mundësinë e bashkimit të këtij programi studimi, me programet e ngjashme të kësaj fushe ose ta diferencojë atë në masën e përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, nëpërmjet sektorit të këshillimit të studentëve, të rrisë përpjekjet për gjurmimin e studentëve të diplomuar dhe identifikimin e mundësive të punësimit të studentëve aktualë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 46, datë 03.06.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRIKE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 124, datë 17.02.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Infrastruktura laboratorike në funksion të realizimit me sukses të këtij programi studimi, është e pa mjaftueshme.
    2. Përfshirje minimale e stafit akademik të këtij programi studimi, në projekte shkencore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe numër relativisht i vogël i publikimeve shkencore me faktor impakti.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Elektrike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 46, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Inxhinieri Elektrike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të sigurojë infrastrukturën e nevojshme laboratorike duke shtuar laboratorët në funksion të lëndëve të formimit profesional të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e përfshirjes së stafit akademik të këtij programi studimi në projekte shkencore vendase dhe ndërkombëtare, si dhe rritjen e publikimeve shkencore me faktor impakti.
  3. Institucioni, të mbështesë e inkurajojë më tej kualifikimin e personelit akademik, sidomos atë në nivel Master.
  4. Institucioni, të ekuilibrojë ngarkesën mësimore midis semestrave, për këtë program studimi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në planin mësimor të këtij programi studimi, e lëndëve si: informatikë, statistikë e avancuar dhe/ose robotikë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 47, datë 03.06.2022 

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI MEKANIKE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Mekanike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 832, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, nuk zotërojnë kualifikimin e nevojshëm për tu angazhuar si lektor në këtë program studimi.
    2. Mungesa e aktiviteteve trajnuese, me qëllim përmirësimin e aftësive mësimdhënëse dhe implementimin e metodave të reja në mësimdhënie, për personelin akademik të këtij programi studimi.
    3. Realizimi pa sekretim ose kodifikim i provimeve, për studentët e këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.
    5. Mungesa e ambjenteve të përshtatshme për vendosjen e bazës laboratorike në dispozicion të departamentit përgjegjës për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Mekanike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 47, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Inxhinieri Mekanike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshëm sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të organizojë aktivitete trajnuese, me qëllim përmirësimin e aftësive mësimdhënëse dhe implementimin e metodave të reja në mësimdhënie, për personelin akademik të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
  4. Institucioni, të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës me qëllim identifikimin e nevojave reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.
  5. Instituconi, të verë në dispozicion të departamentit përgjegjës për realizimin e këtij programi studimi, ambjente të përshtatshme për vendosjen e bazës laboratorike, me qëllim realizimin me sukses të programit të studimit.
  6. Institucioni, të krijojë një databazë e ta përditësojë atë vazhdimisht, me të dhëna mbi punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  7. Institucioni, të plotësojë me stafin e nevojshëm, strukturat e sigurimit të brendshëm të cilësisë, të ngritura në rang institucioni e fakulteti si edhe të shtojë metodat e instrumentat e përdorura në funksion të sigurimit të brendshëm të cilësisë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 48, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI NAVALE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Navale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Navale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 832, datë 04.06.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive dhe Teknologjisë Detare
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, nuk zotërojnë kualifikimin e nevojshëm për tu angazhuar si lektor në këtë program studimi.
    2. Mungesa e aktiviteteve trajnuese, me qëllim përmirësimin e aftësive mësimdhënëse dhe implementimin e metodave të reja në mësimdhënie, për personelin akademik të këtij programi studimi.
    3. Realizimi pa sekretim ose kodifikim i provimeve, për studentët e këtij programi studimi.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.
    5. Mungesa e ambjenteve të përshtatshme për vendosjen e bazës laboratorike në dispozicion të departamentit përgjegjës për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Mekanike”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 48, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Inxhinieri Navale”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshëm sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të organizojë aktivitete trajnuese, me qëllim përmirësimin e aftësive mësimdhënëse dhe implementimin e metodave të reja në mësimdhënie, për personelin akademik të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
  4. Institucioni, të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës me qëllim identifikimin e nevojave reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.
  5. Instituconi, të verë në dispozicion të departamentit përgjegjës për realizimin e këtij programi studimi, ambjente të përshtatshme për vendosjen e bazës laboratorike, me qëllim realizimin me sukses të programit të studimit.
  6. Institucioni, të krijojë një databazë e ta përditësojë atë vazhdimisht, me të dhëna mbi punësimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi.
  7. Institucioni, të plotësojë me stafin e nevojshëm, strukturat e sigurimit të brendshëm të cilësisë, të ngritura në rang institucioni e fakulteti si edhe të shtojë metodat e instrumentat e përdorura në funksion të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
  8. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e krediteve brenda lëndëve të këtij programi studimi, duke përfshirë edhe veprimtaritë si, laborator dhe detyra kursi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 49, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “NAVIGACION”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Navigacion”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Navigacion”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 145, datë 04.08.1998
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Detare
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula e këtij programi studimi, nuk është hartuar në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Disa nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, nuk zotërojnë kualifikimin e nevojshëm për tu angazhuar si lektor në këtë program studimi.
    3. Mungesa e aktiviteteve trajnuese, me qëllim përmirësimin e aftësive dhe implementimin e metodave të reja mësimdhënëse të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
    4. Në disa nga lëndët e këtij programi studimi, vlerësimi përfundimtar nuk përbën të paktën 60 % të vlerësimit total të studentit, si dhe nuk është përcaktues për kalimin ose jo të lëndës nga studentët.
    5. Aplikimi i metodave të limituara nga institucioni për vlerësimin, realizimin dhe sigurimin e cilësisë në këtë program studimi.
    6. Mungesa e zhvillimit të provimeve në mënyrë anonime, me sekretim ose kodifikim.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Navigacion”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 49, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Navigacion”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e saj në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshmëm sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të organizojë aktivitete trajnuese për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim përmirësimin e aftësive mësimdhënëse dhe implementimin e metodave të reja në mësimdhënie.
  4. Institucioni, të marrë masa që vlerësimi përfundimtar për studentët e këtij programi studimi, në të gjitha lëndët, të jetë të paktën 60% e vlerësimit total vjetor, duke u bërë kështu përcaktues për kalimin ose jo me sukses të lëndës nga studentët.
  5. Institucioni, të zgjerojë gamën e metodave të përdorura në kuadër të vlerësimit, realizimit, dhe sigurimit të cilësisë së programit të studimit.
  6. Institucioni, të marrë masa që provimet e studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohen me sekretim ose kodifikim.
  7. Institucioni, të marrë masa për plotësimin me staf të komisioneve dhe strukturave të tjera të sigurimit të cilësisë në nivel institucion e fakulteti.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 50, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BIOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”,Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Biologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Biologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 124, datë 17.02.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e lartë e shprehur në orë e në numër lëndësh, për një pjesë të personelit akademik, të këtij programi studimi.
    2. Disa nga anëtarët e personelit akademik të këtij programi studimi, nuk zotërojnë kualifikimin e nevojshëm për tu angazhuar si lektor në këtë program studimi.
    3. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me lëndët që ata mbulojnë
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Biologji”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Biologji”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik për këtë program studimi, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore të personelit akademik aktual.
  2. Institucioni, të marrë masa që i gjithë personeli akademik i angazhuar si lektor në këtë program studimi, të ketë kualifikimin e nevojshmëm sipas parashikimeve ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që, fusha e ekspertizës e personelit akademik që angazhohet në këtë program studimi, të jetë në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
  4. Institucioni, të ndërmarrë një studim të mirëfilltë të tregut të punës me qëllim identifikimin e nevojave reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përshtatjes së këtij programi studimi me programe homologe, me përvojë në vendet e Bashkimit Europian, si edhe të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim përditësimin e tyre me literaturë bazë e ndihmëse, të pesë viteve të fundit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 51, datë 03.06.2022

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “KIMI”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr.1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”,  në mbledhjen e tij të datës 03.06.2022, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Kimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Kimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/ licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 124, datë 17.02.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kimisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/ semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor””dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të tregut rajonal e kombëtar për këtë program studimi.
    2. Në disa nga lëndët e përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, si Kimi Fizike I dhe Kimi Fizike II, mungojnë tematikat e punëve të laboratorit si edhe pajisjet didaktike përkatëse.
    3. Mungesa e një manuali në të cilin përcaktohen hapat dhe procesi i ndjekur për vlerësimin e performancës së personelit akademik.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Kimi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 02/06/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 03.06.2022, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor “Kimi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës për të njohur nevojat reale të tregut rajonal e kombëtar, për këtë programi studimi, i cili shërben edhe për përcaktimin e kuotave të pranimit në këtë program studimi.
  2. Institucioni, në disa nga lëndët e përfshira në planin mësimor të këtij programi studimi, si Kimi Fizike I dhe Kimi Fizike II, të përfshijë tematikat e punëve të laboratorit si edhe të mundësojë pajisjet didaktike të nevojshme, për realizimin me sukses të tyre.
  3. Institucioni, të hartojë një manual ku të përcaktohen hapat dhe procesi i ndjekur për vlerësimin e performancës së personelit akademik, në nivel fakulteti.
  4. Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e personelit akademik me kohë të plotë, të kategorisë profesor.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së numrit të lëndëve të përfshira në kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim uljen e krediteve të dedikuara për secilën lëndë, i cili aktualisht është i lartë (8).