REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 36, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë Kontabilitet”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 330, datë 17.09.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kontabilitet-Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore në orë dhe numër lëndësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Kurrikula e këtij programi studimi nuk reflekton plotësisht nivelin e trajtimit të thelluar shkencor në fushën e financës dhe menaxhimit të riskut.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e instrumentave të vlerësimit të përgjithshëm, të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë Kontabilitet”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë Kontabilitet”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në orë dhe numër lëndësh të disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përmirësojë vazhdimisht kurrikulën e këtij programi studimi me njohuri më të thelluara në fushën e financës dhe menaxhimit të riskut nëpërmjet rritjes së lëndëve me zgjedhje gjatë dy viteve akademike të zhvillimit të programit.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, si edhe të rrisë peshën e vlerësimit të vazhduar gjatë gjithë vitit, të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë rregullore dhe udhëzues të posaçëm në funksion të kryerjes së praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 37, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Publik”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 795, datë 06.10.2010
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 5348/1 datë 12.06.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë lidhur me identifikimin e nevojave dhe kërkesave të tregut të punës përsa i përket studentëve që diplomohen në këtë program studimi.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e instrumentave të vlerësimit të përgjithshëm, të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Administrim Publik”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e një studimi të mirëfilltë lidhur me identifikimin e nevojave dhe kërkesave të tregut të punës përsa i përket studentëve që diplomohen në këtë program studimi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë përfshirjen e studentëve në veprimtaritë kërkimore të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, duke krijuar një platformë strategjike për mbështetjen e kërkimit, si edhe mundësi konkrete për angazhimin e tyre aktiv në projekte që lidhen drejtpërdrejt me këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për një administrim më efektiv të buxhetit nga njësisa bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi për të mundësuar identifikimin dhe adresimin e nevojave konkrete, si për perosnelin akademik, ashtu edhe për studentët e këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 38, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI MAMI”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri Mami”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri Mami”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 420, datë 27.06.2012
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në këtë program studimi e personelit akademik me kohë të plotë, me formim mjek Obstetër-Gjinekolog, Infermier i Përgjithshëm dhe Mami, për realizimin e programit teorik-praktik në fushën e lëndëve karakterizuese, profesionale të fushës së infermieristikës dhe mami.
- Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Mungesa e rregullores së praktikës profesionale dhe numri i vogël i praktikave laboratorike për lëndët e profilit infermieror dhe mami.
- Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me drejtorinë rajonale të shëndetësisë si dhe me qendra konsultore e poliklinike, për të siguruar praktika profesionale për studentët e këtij programi studimi, në të gjitha fushat e ekspertizës së programit të studimit.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa në këtë program studimi e koordinatorit të programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri Mami”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2027.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri Mami”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me kohë të plotë në këtë program studimi, me formim mjek Obstetër-Gjinekolog, Infermier i Përgjithshëm dhe Mami, për realizimin e programit teorik-praktik në fushën e lëndëve karakterizuese, profesionale të fushës së infermieristikës dhe mami.
- Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, të jetë plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Institucioni, të marrë masa për hartimin e rregullores së praktikës profesionale, në funksion të këtij programi studimi, si edhe të rrisë numrin e orëve dedikuar praktikës profesionale.
- Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi në funksion të këtij programi studimi, me Shërbimin Shëndetësor Parësor dhe të bëhet e mundur zhvillimi i një pjesë të orëve të praktikave profesionale në këtë sistem.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për caktimin e koordinatorit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet në kuadër të rritjes së pjesëmarrjes së studentëve të këtij programi studimi, në aktivitete kërkimore shkencore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 39, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCAT INFERMIERORE”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkencat Infermierore”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkencat Infermierore”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 271, datë 28.08.2020
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e një studimi tregu të mirëfilltë, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa në këtë program studimi e koordinatorit të programit të studimit.
- Mbështetje e ulët financiare e personelit akademik të këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore, si edhe numër i ulët i projekteve kërkimore shkencore, të aplikuara/zbatuara nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkencat Infermierore”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Shkencat Infermierore”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi në funksion të këtij programi studimi, me Shërbimin Shëndetësor Parësor dhe të bëhet e mundur zhvillimi i një pjesë të orëve të praktikave profesionale në këtë sistem.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e një studimi tregu të mirëfilltë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për caktimin e koordinatorit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare për personelin akademik të këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore, me qëllim avancimin e tyre në karrierë, si edhe për rritjen e numrit të projekteve kërkimore shkencore, të aplikuara/zbatuara nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që vlerësimi i mësimdhënies të kryhet rregullisht nga studentët e këtij programi studimi, në funksion të sigurimit të cilësisë së programit të studimit, duke evidentuar pikat e dobta dhe të forta të programit të studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 40 datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MATEMATIKË-INFORMATIKË”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Matematikë-Informatikë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Matematikë-Informatikë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 4280 prot., datë 01.07.2004
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Matematikë, Informatikë dhe Fizikë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Mungesa e përditësimit të kurrikulës së këtij programi studimi, me nevojat e tregut të punës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Matematikë-Informatikë”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Matematikë-Informatikë”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi, si edhe të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me aktorët e tregut të punës, në kuadër të zhvillimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësojë kurrikulën e këtij programi studimi me nevojat e tregut të punës.
- Institucioni, të ndërmarë hapa konkretë për promovimin e mëtejshëm të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi të drejtpërdrejta ku personeli akademik që kontribuon në ngarkesën mësimore dhe kërkimore të programit të studimit të përfitojë nëpërmjet: mobiliteteve, trajnimeve, projekteve kërkimore shkencore me qëllim nxitjen dhe rritjen e nivelit mësimor dhe kërkimor në këtë institucion.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 41, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Publik”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 2591 Prot., datë 21.06.2001
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Mungesa e mekanizmave të mirorganizuar për gjurmimin e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, gjë që kufizon mbledhjen e të dhënave të sakta mbi statusin e tyre të punësimit.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e instrumentave të vlerësimit të përgjithshëm, të këtij programi studimi.
- Mungesa e mbështetjes së dedikuar financiare, në funksion të veprimtarive kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Publik”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim Publik”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë një sistem të mirorganizuar për ndjekjen e studentëve të diplomuar në këtë program studimi, duke mbledhur të dhëna të sakta mbi punësimin dhe progresin e tyre profesional.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përcaktojë një fond të dedikuar financiar në funksion të mbështetjes së veprimtarive kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë strukturën e aktiviteteve formuese dhe përcaktimin e përqindjes së krediteve për lëndët plotësuese të këtij programi studimi, për të garantuar një organizim më të balancuar dhe të qartë të programit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 42, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI E PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 144, datë 04.08.1998
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit, në funksion të realizimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e një studimi tregu të mirëfilltë, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa në këtë program studimi e koordinatorit të programit të studimit.
- Mbështetje e ulët financiare e personelit akademik të këtij programi studimi, në funksion të aktivitete kërkimore shkencore, si edhe numër i ulët i projekteve kërkimore shkencore, të aplikuara/zbatuara nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi në funksion të këtij programi studimi, me Shërbimin Shëndetësor Parësor dhe të bëhet e mundur zhvillimi i një pjesë të orëve të praktikave profesionale në këtë sistem.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e një studimi tregu të mirëfilltë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për caktimin e koordinatorit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare për personelin akademik të këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore, me qëllim avancimin e tyre në karrierë, si edhe për rritjen e numrit të projekteve kërkimore shkencore, të aplikuara/zbatuara nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që vlerësimi i mësimdhënies të kryhet rregullisht nga studentët e këtij programi studimi, në funksion të sigurimit të cilësisë së programit të studimit, duke evidentuar pikat e dobta dhe të forta të programit të studimit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 43, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji Informacioni”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji Informacioni”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 516 Prot., datë 30.06.2010
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Matematikë, Informatikë dhe Fizikë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve dhe anëtarëve të personelit akadmik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Mungesa në kurrikulën e këtij programi studimi e praktikës profesionale.
- Plani mësimor dhe syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, nuk kanë të ndara në kredite dhe orë në auditor aktivitetet formuese si: leksione, seminare/ushtrime, laboratorë, detyra/projekte kursi etj.
- Institucioni, nuk përdor në këtë program studimi, si njësi matëse të nevojës së orëve në auditor dhe të përçimit të njohurive kreditin ECTS, duke patur lëndë të të njëjtës kategori, me numër të ndryshëm kreditesh që kanë të njëjtat orë në auditor.
- Mungesa e instrumentave të vlerësimit të përgjithshëm, të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve dhe anëtarëve të personelit akadmik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi, si edhe hartimin e syllabusit përkatës.
- Institucioni, të marrë masa që plani mësimor dhe syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, të ndajnë në mënyrë të qartë kreditet e lëndës për aktivitetet didaktike formuese si: leksione, seminare/ushtrime, laboratorë dhe projekte/detyra kursi. Gjithashtu, për të njëjtën tipologji aktiviteti formues, të përcaktohet një normë e konvertimit midis krediteve dhe orëve në auditor.
- Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 44, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BIOLOGJI-KIMI”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Biologji-Kimi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Biologji-Kimi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 414, datë 12.11.1991
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Biologjike, Mjedisore dhe të Ushqimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e përfshirjes së praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Struktura e veprimtarive formuese dhe përqindjes së krediteve për lëndët plotësuese, të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht e qartë dhe e përshtatshme për këtë program studimi.
- Mungesa e një sistemi të mirëorganizuar për gjurmimin e të diplomuarve në këtë program studimi, pengon mbledhjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara mbi punësimin e tyre.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e instrumentave të vlerësimit të përgjithshëm, të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Biologji-Kimi”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 44, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Biologji-Kimi”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë strukturën e veprimtarive formuese dhe përqindjen e krediteve për lëndët plotësuese të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim sigurimin e një organizimi të qartë dhe të balancuar të programit të studimit, duke garantuar që studentët të marrin njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në mënyrë të përshtatshme.
- Institucioni, të marrë masa për zhvillimin dhe implementimin e një sistemi të mirëorganizuar për gjurmimin e studentëve të diplomuarve në këtë program studimi, me qëllim mbledhjen e të dhënave të sakta dhe të përditësuara mbi punësimin e të diplomuarve, duke siguruar informacione të rëndësishme për suksesin e programit dhe përmirësimin e tij të vazhdueshëm.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për të institucionalizuar procesin e matjes, krijimin e indikatorëve dhe më pas monitorimin e vlerësimit të cilësisë të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 45, datë 28.02.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TURIZËM”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 28.02.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Turizëm”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Turizëm”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 795, datë 06.10.2010
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 5348/1 Prot., datë 12.06.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Politikave Ekonomike dhe Turizmit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Programi i studimit nuk ka ngjashmëri me programe të njëjta të cilat ofrohen brenda dhe jashtë vendit duke vështirësuar procesin e shkëmbimit të studentëve dhe njohjen e diplomës jashtë vendit.
- Mbështetje e ulët financiare e personelit akademik të këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore.
- Mungesa në këtë program studimi e koordinatorit të programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Turizëm”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 27.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 45, datë 28.02.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Turizëm”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë peshën në kreditë të kategorive të veprimtarive formuese, të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e tyre në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rishikimin e përmbajtjes së programit të studimit me qëllim që programi të jetë i ngjashëm me programe të tjera të cilat ofrohen brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që të lehtësohet shkëmbimi i studentëve dhe njohja e diplomës jashtë vendit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare për personelin akademik të këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore, me qëllim avancimin e tyre në karrierë.
- Institucioni, të marrë masa për caktimin e koordinatorit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë kontrollet periodike të punës së sekretarisë mësimore gjatë procesit të matrikullimit të studentëve të këtij programi studimi, me qëllim që të mos lejojë frekuentimin e programit nga studentët pa numër matrikullimi, për një kohë të gjatë, për arsye të ndryshme.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike lidhur me aktivitetet që zhvillohen në kuadër të zhvillimit të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 46, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “LIDERSHIP DHE VLERËSIM ARSIMOR”, TË AKADEMISË “NEHEMIAH GATEWAY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 830, datë 04.06.2008
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 98, datë 20.10.2017
- Institucioni që e ofron: Akademia “Nehemiah Gateway”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Etikës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia “Nehemiah Gateway”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2020-2021;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungon kërkimi i organizuar, me instrumente të përshtatshme për mbledhjen e të dhënave për tregun e punës, veçanërisht tregun e ofruar nga sistemi shkollor jopublik, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Lidership dhe Vlerësim Arsimor”, të Akademisë “Nehemiah Gateway”.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2020-2021 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 47, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM”, ME PROFIL NË “BIZNES”, TË AKADEMISË “NEHEMIAH GATEWAY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në Menaxhim”, me profil në “Biznes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në Menaxhim”, me profil në “Biznes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 573, datë 03.10.2022
- Institucioni që e ofron: Akademia “Nehemiah Gateway”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia “Nehemiah Gateway”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Numri i personelit akademik me kohë të plotë, me tituj e grada, i angazhuar në këtë program studimi, është i ulët.
- Promovimi i pamjaftueshëm i këtij programi studimi, i cili ka rezultuar në një numër shumë të ulët të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
- Mungesa e publikimit në faqen zyrtare të internetit të institucionit, i raporteve të haruara nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në Menaxhim”, me profil në “Biznes”, të Akademisë “Nehemiah Gateway”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 28.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 47, datë 01.03.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në Menaxhim”, me profil në “Biznes”, të Akademisë “Nehemiah Gateway”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me kohë të plotë, me tituj e grada, të angazhuar në këtë program studimi.
- Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për publikimin në faqen e tij zyrtare të internetit, të raporteve të haruara nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të ndërmarrë më shumë iniciativa dhe të zgjerojë gamën e aktiviteteve ku të mund të përfshihen studentët e këtij programi studimi në studime, projekte apo aktivitete kërkimore shkencore, si edhe të rrisë përpjekjet për aplikimin në projekte/grante kombëtare/ndërkombëtare dhe programe mobiliteti.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia “Nehemiah Gateway”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 48, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË BANKË”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë Bankë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë Bankë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 483, datë 12.10.2012
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr 433, datë 25.08.2016
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Financë-Bankë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e një studimi të plotë të tregut të punës, me fokus në mundësitë e punësimit në sektorët e financës, bankës, sistemit tatimor dhe doganor, si dhe kontabilitetit, për studentët e këtij programi.
- Mungesa e të dhënave në lidhje me nivelin e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si edhe parregullsi në mbajtjen e procesverbaleve për disa korrigjime në regjistrin themeltar, të këtij programi studimi.
- Raportet e vlerësimit nga studentët për personelin akademik të këtij programi studimi, që përgatiten nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, si dhe vlerësimi i performancës së personelit akademik, nuk janë të detajuara dhe nuk përfshijnë analiza të plota të tabelave statistikore, me qëllim evidentimin e mangësive të mundshme që mund të dalin nga ky proces.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë Bankë”, të Universitetit “Luarasi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 28.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 48, datë 01.03.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë Bankë”, të Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për realizimin e një studimi të plotë të tregut të punës, me fokus në mundësitë e punësimit në sektorët e financës, bankës, sistemit tatimor dhe doganor, si dhe kontabilitetit, për studentët e këtij programi.
- Institucioni, të marrë masa për mbajtjen e të dhënave në lidhje me nivelin e punësimit të studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si edhe të shmangë parregullsitë në regjistrin themeltar, të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që raportet e vlerësimit nga studentët për personelin akademik të këtij programi studimi, që përgatiten nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, si dhe vlerësimi i performancës së personelit akademik, të jenë të detajuara dhe të përfshijnë analiza të plota të tabelave statistikore, me qëllim evidentimin e mangësive të mundshme që mund të dalin nga ky proces.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi të paktën brenda kufirit 20 %, me qëllim reflektimin e ndryshimeve në tregun e punës dhe zhvillimeve ekonomiko-financiare.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë fondin fizik të bibliotekës, me literaturë bashkëkohore, si dhe të përfshijë leksione shtesë me literaturë të përgatitur nga personeli akademik i këtij programi studimi, për të plotësuar boshllëqet e literaturës së papërditësuar me botime të viteve të fundit.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 49, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 507, datë 06.09.2022
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mbështetje e ulët financiare e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore, si edhe numër i ulët i projekteve kërkimore shkencore, në funksion të këtij programi studimi.
- Kushtet jo favorizuese të punësimit të personelit akademik të këtij programi studimi, të cilat cënojnë qëndrueshmërinë e personelit akademik.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”, të Universitetit “Barleti”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 28.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 49, datë 01.03.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, në funksion të aktiviteteve kërkimore shkencore, me qëllim avancimin e tyre në karrierë, si edhe për rritjen e numrit të projekteve kërkimore shkencore, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për ofrimin e kushteve të favorshme të punësimit, për personelin akademik të këtij programi studimi, me qëllim sigurimin e qëndrushemërisë së tij.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 50, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIKË LABORATORI MJEKËSOR”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknikë Laboratori Mjekësor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknikë Laboratori Mjekësor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 187, datë 22.04.2016
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 04.10.2019
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Laborant Mjekësor dhe Imazheri
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Mungesa e evidencave të detajuara dhe statistikave të mirëdokumentuara për studentët e diplomuar në këtë program studimi, në lidhje me punësimin e tyre.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknikë Laboratori Mjekësor”, të Universitetit “Aldent”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 28.02.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 01.03.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Teknikë Laboratori Mjekësor”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të ruaj dhe të hartojë dokumenta të specifikuara për studentët e diplomuar në këtë program studimi, në lidhje me punësimin e tyre, si edhe të rrisë bashkëpunimin me urdhrat profesionale për të vlerësuar më saktë shkallën dhe cilësinë e punësimit të studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 51, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË SPECIALIZUES AFATGJATË NË “ANESTEZIOLOGJI, REANIMACION DHE TERAPI INTENSIVE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë specializues afatgjatë në “Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive”
- Cikli i studimit: Cikli i tretë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 664, datë 28.12.2017
- Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
- Kredite (ECTS): 300 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Specializime Afatgjata”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Raporti midis orëve teorike dhe veprimtarive klinike/diagnostikuese, nuk është në përputhje me rregulloren e këtij programi studimi.
- Mungesa e evidencave që tregojnë të ardhura e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, nga projekte të ndryshme, si dhe mungesa e raportit financiar në funksion edhe të këtij programi studimi.
- Përfshirje e ulët e studentëve të këtij programi studimi në aktivitete kërkimore shkencore.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit specializues afatgjatë në “Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 28.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 01.03.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit specializues afatgjatë në “Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë raportin midis orëve teorike dhe veprimtarive klinike/diagnostikuese, në përputhje me rregulloren e këtij programi studimi.
- Institucioni, të përgatisë raporte që tregojnë të ardhurat e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, nga projekte të ndryshme si dhe raportimet financiare të kryera, në funksion edhe të këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë më tej përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi në aktivitete kërkimore shkencore.
- Institucioni, të marrë masa për ofrimin e mundësive të studentëve të këtij programi studimi, për pryerjen e praktikave klinike në institucione shëndetësore, të cilat ofrojnë specialitetet që kanë lidhje me këtë program studimi.
- Institucioni, të ofrojë mbështetje financiare përmes granteve dhe bursave, për të inkurajuar studentët e këtij programi studimi, që të kryejnë një pjesë të specializimit të tyre në Itali.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 52, datë 01.03.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 01.03.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 346, datë 17.09.2015
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 05.07.2019
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Moszbatimi efektiv i marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e kurrikulës së programit të studimit.
- Mospërditësim i elementëve të syllabuseve të këtij programi studimi si: emërtimi, përmbajtja e lëndëve etj., në përputhje me kërkesat e tregut të punës, lidhur me evoluimin e së drejtës, të cilat nuk mundësojnë thellim të njohurive në këtë fushë.
- Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar, e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 28.02.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 52, datë 01.03.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Publike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për zbatimin efektiv të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi, si edhe për rritjen e bashkëpunimit me organet e reja të drejtësisë që lindën si pasojë e reformës në drejtësi dhe me institucione të tjera të rëndësishme që operojnë në fushën e së drejtës, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm në zhvillimin e praktikave mësimore për studentët e këtij programi studimi, por edhe për evidentimin e nevojave konkrete të këtyre institucione që mund të përkthehen në përmirësim të kurrikulës së këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë elementët e syllabuseve të këtij programi me qëllim përmirësimin e emërtimeve dhe të përmbajtjes së lëndëve, me qëllim dallimin në mënyrë të përshtatshme të lëndëve që zhvillohen në ciklin e mëparshëm të studimit dhe thellimit të tyre në këtë cikël studimi.
- Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit, literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përdorur në syllabuset e këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë që njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të rrisë ndërveprimin me njësitë e tjera kryesore e bazë të tij, me qëllim përgatitjen ndërdisiplinore të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e përkthimit në gjuhën angleze të syllabuseve të këtij programi studimi, në funksion të ndërkombëtarizimit si edhe të përthithjes së studentëve të huaj në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.