REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 01, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM MARKETING”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Marketing”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Marketing”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7243/1, datë 22.08.2018.
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marketingut
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Lëndët që përbëjnë kurrikulën e programit të studimit nuk janë të kalsifikuara sipas kategorive të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
- Mungesa në planin mësimor e disa lëndëve në përputhje me nevojat e tregut të punës.
- Mungesa e një plani kalendarik për aktivitetet e NJSBC-së, dhe e një plani për përmirësim të mëtejshëm të rekomandimeve të lëna nga kjo njësi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Marketing”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 01, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Marketing””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të riklasifikojë lëndët e programit aktual në kategoritë përkatëse, sipas VKM-së nr. 41 datë 24.01.2018, ku lëndë bazë të programit të studimit, janë ato lëndë që përcaktojnë formimin e përgjithshëm, përgatitjen metodologjike dhe kulturën e përgjithshme.
- Institucioni, të marrë masa që, objektivat formuese dhe struktura e programit të studimit të orientohen më mirë drejt nevojave të tregut të punës.
- Institucioni, të hartojë një plan kalendarik për aktivitetet e NJSBC, si dhe një plan pune për përmirësim të vazhdueshëm të rekomandimeve të dala nga kjo njësi.
- Institucioni, të rrisë numrin e projekteve dhe programeve të shkëmbimit për shtimin e numrit të studentëve që vijnë në UAMD dhe atyre që ndjekin një semester jashtë në universitetet partnere.
- Institucioni, të hartojë indikatorë të matshëm për secilin objektiv të vendosur në marrëveshjen e bashkëpunimit dhe kohëzgjatjen e realizimit, të cilët do ti shërbejnë departamentit për të evidentuar cilësinë e një marrëveshje të caktuar të nënshkruar.
- Institucioni, të integrojë në programin e studimit module që lidhen me marketingun e shërbimeve si dhe module që integrojnë teknologjinë në praktikat e marketingut si një nevojë e kërkesave të tregut të punës.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 02, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BIZNES”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Biznes”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Biznes”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009, miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7243/1, datë 22.08.2018.
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore nuk mbulohet në masën të paktën 70 % nga stafi akademik efektiv me tituj dhe grada, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
- Syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
- Mungon një plan-buxhet i detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe fond i veçante për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të stafit akademik, shpenzimet për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës/aksesin në bibliotekat on-line.
- Mungon përfshirja e stafit të pavarur dhe përfaqësuesit të studentëve për të kryer funksionet e sigurimit të brendshëm të cilësisë.
- Nuk ka një analizë të të dhënave të punësimit të studentëve pas diplomimit, në këtë program studimi.
- Mungesa e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit për këtë program studimi.
- Mungon Komisioni i Përhershëm për Garantimin e Standardeve dhe Cilësisë së institucionit sikurse parashikohet në Statutin e UAMD-së në Kreun VII të tij.
- Detyrat dhe përgjegjësitë për çdo strukturë apo person përgjegjës nuk janë të përcaktuara dhe në përputhje me kriteret dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi.
- Logjistika IT dhe programet kompjuterike, e varfër dhe me mungesa.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznes”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.02, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznes””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
- Institucioni, të rishikojë dhë përditësojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
- Institucioni, të hartojë një plan-buxhet të detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe fond të veçante për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të stafit akademik, shpenzimet për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës/aksesin në bibliotekat on-line.
- Institucioni, të përfshijë staf të pavarur ose ekspertë të jashtëm dhe përfaqësues të studentëve në kryerjen e funksioneve të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
- Institucioni, të realizojë një analizë të të dhënave të punësimit të studentëve të këtij programi studimi pas diplomimit të tyre.
- Institucioni, të implementojë sistemin e menaxhimit të brendshëm të informacionit edhe për stafin dhe studentët e këtij programi studimi duke siguruar akses në informacione dhe dokumenta, si për stafin e UAMD-së edhe për studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të zbatojë parashikimet që i ngarkon statuti i UAMD-së në Kreun VII të tij si edhe kuadri rregullator në fuqi për ngritjen e Komisionit të Përhershëm për Garantimin e Standardeve dhe Cilësisë së Institucionit.
- Institucioni, të përcaktojë qartë detyrat dhe përgjegjësitë për çdo strukturë apo person përgjegjës, në përputhje me kriteret, kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe plotësimin e logjistikës IT dhe programeve kompjuterike.
- Institucioni, të kryejë vlerësimin e njohurive dhe dijeve me shkrim, në mënyrë anonime.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 03, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DREJTIM I SME-VE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009 , miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7243/1, datë 22.08.2018.
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore nuk mbulohet në masën të paktën 70 % nga stafi akademik efektiv me tituj dhe grada, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
- Mungesa e lëndëve karakterizuese në këtë program studimi.
- Syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
- Mungon një plan-buxhet i detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe fond i veçante për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të stafit akademik, shpenzimet për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës/aksesin në bibliotekat on-line.
- Mungon përfshirja e stafit të pavarur dhe përfaqësuesit të studentëve për të kryer funksionet e sigurimit të brendshëm të cilësisë.
- Nuk ka një analizë të të dhënave të punësimit të studentëve pas diplomimit, në këtë program studimi.
- Mungesa e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit për këtë program studimi.
- Mungon Komisioni i Përhershëm për Garantimin e Standardeve dhe Cilësisë së institucionit sikurse parashikohet në Statutin e UAMD-së në Kreun VII të tij.
- Detyrat dhe përgjegjësitë për çdo strukturë apo person përgjegjës nuk janë të përcaktuara dhe në përputhje me kriteret dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi.
- Logjistika IT dhe programet kompjuterike, e varfër dhe me mungesa.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim i SME-ve”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.03, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Drejtim i SME-ve””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
- Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e programit të studimit lëndë karakterizuese për ti mundësuar studentëve të thellohen, specifikisht në problemet e menaxhmit të SME-ve si dhe për ti ofruar atyre shprehi të veçanta në fushën e drejtimit të SME-ve në përputhje edhe me nevojat e tregut të punës.
- Institucioni, të rishikojë dhë përditësojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
- Institucioni, të hartojë një plan-buxhet të detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe fond të veçante për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të stafit akademik, shpenzimet për bibliotekën dhe pasurimin e literaturës/aksesin në bibliotekat on-line.
- Institucioni, të përfshijë staf të pavarur ose ekspertë të jashtëm dhe përfaqësues të studentëve në kryerjen e funksioneve të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
- Institucioni, të realizojë një analizë të të dhënave të punësimit të studentëve të këtij programi studimi pas diplomimit të tyre.
- Institucioni, të implementojë sistemin e menaxhimit të brendshëm të informacionit edhe për stafin dhe studentët e këtij programi studimi duke siguruar akses në informacione dhe dokumenta, si për stafin e UAMD-së edhe për studentët e këtij programi studimi.
- Institucioni, të zbatojë parashikimet që i ngarkon Statuti i UAMD-së në Kreun VII të tij si edhe kuadri rregullator në fuqi për ngritjen e Komisionit të Përhershëm për Garantimin e Standardeve dhe Cilësisë së institucionit.
- Institucioni, të përcaktojë qartë detyrat dhe përgjegjësitë për çdo strukturë apo person përgjegjës, në përputhje me kriteret, kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe plotësimin e logjistikës IT dhe programeve kompjuterike.
- Institucioni, të kryejë vlerësimin e njohurive dhe dijeve me shkrim, në mënyrë anonime.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 04, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DREJTIM I NDËRMARRJEVE TURISTIKE”, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.655, datë 11.10.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Turizmit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Në këtë program studimi janë angazhuar si lektorë staf akademik pa gradë shkencore në mospërmbushje të akteve ligjore dhe nënligjore.
- Jo të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve mbajnë titullin përkatës akademik sipas përcaktimeve në aktet ligjore përkatëse.
- Në disa raste fusha e ekspertizës e stafi akademik të angazhuar në këtë program studimi nuk përputhet me lëndët që ata mbulojnë në këtë program.
- Programi i studimit ka probleme strukturore dhe përbajtësore të cilat nuk kontribuojnë në formimin me njohuri dhe aftësim të studentëve.
- Literatura e përdorur për këtë program studimi jo në të gjitha rastet, përfshin tituj të 5 viteve të fundit.
- Emërtimi i programit të studimit në gjuhën angleze në suplementin e diplomës, “Tourist Entreprises Direction”, nuk është korrekt dhe i përafruar me atë çka ofrojnë diplomat e fushës në botë, duke vështirësuar kështu edhe njohjen në nivele ndërkombëtare.
- Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
- Mungesa e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit për këtë program studimi.
- Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit apo qoftë edhe komunikim zyrtar me punëdhënësit e fushës, kërkesat dhe nevojat e tyre, mundësitë e punësimit të studentëve etj.
- Mungesa e trajnimeve, praktikave apo eksperiencave në njësi hoteliere apo operator turistik.
- Studentët nuk janë të orientuar për të kryer diplomat e tyre drejt nevojave reale të tregut të punës me të cilat përballen ndërmarrjet turistike.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2020 – 2021 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij në masën mbi 20 %, në përmbushje të mangësive të pikës “e” të këtij vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Drejtim i Ndërmarrjeve Turistike””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë mbështetjen e tij për zhvillimin e kualifikimin akademik të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi dhe rritjen e numrit të tij me specialistë të kësaj fushe specifike.
- Institucioni, të angazhojë si titullarë të lëndëve/moduleve të programit të studimit, pedagogë që mbajnë titullin përkatës, sipas përcaktimeve në aktet ligjore përkatëse.
- Institucioni të realizojë:
- përmirësime cilësore të strukturës së programit;
- të përmbajtjes së çdo syllabusi;
- verfikime dhe të sigurohet që të mos ketë mbivendosje konceptesh;
- konsultime me ekspertë të fushës, akademikë, drejtues të ndërmarrjeve turistike të zonës, me të gjithë aktorët dhe faktorët që ndikojnë në zinxhirin e vlerës;
- pyetësorë për të marrë dhe reflektuar feedback-un e studentëve dhe stafit mësimdhënës;
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur për këtë program studimi duke përfshirë tituj të paktën të 5 viteve të fundit.
- Institucioni, të korrigjojë emërtimi e programi të studimit dhe suplementin e diplomës në gjuhen angleze, për ta përafruar atë më atë që ofrojnë diplomat e kësaj fushe në botë.
- Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përdorimit e sistemeve të brendshme të menaxhimit të informacionit, për komunikim, shpërndarje informacioni etj.
- Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me strukturat drejtuese në njësitë vendore dhe/ose qendrore si edhe rajonal e më gjerë, për studime, internshipe, trajnime të vazhduara, në mënyrë që të përafrohet më mirë kërkesa me ofertën për administratorët publikë të turizmit.
- Institucioni, të realizojë trajnime, praktika apo eksperienca me njësi hotelerie apo operatorë turistik për të aplikuar njohuritë teorike të fituara, në praktikë.
- Institucioni, të hartojë mekanizma me qëllim orientimin e studentëve drejt kryerjes së temave të diplomave që lidhen me nevojat reale të tregut të punës dhe problematikave që përballen ndërmarrjet turistike.
Rekomandimet si më lart duhe të mbahen parasysh nga institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 05, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “POLITIKA DHE ADMINISTRIM”, ME PROFIL: “DREJTIM TURIZMI” TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Drejtim Turizmi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Drejtim Turizmi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.1161, datë 25.11.2009 , miratuar riorganizimi me shkresë të MASR Nr. 7241/1, datë 31.08.2018.
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrimit Publik
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Jo të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve mbajnë titullin përkatës akademik sipas përcaktimeve në aktet ligjore përkatëse.
- Lëndët që përbëjnë kurrikulën e programit të studimit nuk janë të klasifikuara sipas kategorive të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
- Mungesa e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione publike për realizimin e praktikave të studentëve dhe për studime e kërkime shkencore të stafit akademik.
- Mungesa e sistemit të brendshëm të menaxhimit të informacionit për këtë program studimi.
- Literatura e përdorur për këtë program studimi jo në të gjitha rastet, përfshin tituj të 5 viteve të fundit.
- Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil “Drejtim Turizmi”, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 05, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Politika dhe Administrim”, me profil: “Drejtim Turizmi””, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, janë si vijon:
- Institucioni, të angazhojë si titullarë të lëndëve/moduleve të programit të studimit, pedagogë që mbajnë titullin përkatës, sipas përcaktimeve në aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të ndërmarrë ndryshimet e duhura për të përmbushur kriteret për gruplëndët sipas kategorive, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu të përmbushë kriterin ligjor 1 kredit = 25 orë dhe të shtojë orët e punës jashtë auditorit të studentit, për të mos prishur ekuilibrat dhe organizimin e programit të studimit.
- Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me strukturat drejtuese në njësitë vendore dhe/ose qendrore si edhe rajonal e më gjerë, për studime, internshipe, trajnime të vazhduara, në mënyrë që të përafrohet më mirë kërkesa me ofertën për administratorët publikë të turizmit.
- Institucioni, të marrë masa për implementimin e sistemit të brendshme të menaxhimit të informacionit, për komunikim, shpërndarje informacioni etj, për studentët dhe stafin akademik.
- Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur për këtë program studimi duke përfshirë tituj të paktën të 5 viteve të fundit.
- Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut për këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 06, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI FINANCIARE DHE MENAXHIM RISKU”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 709, datë 19.10.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë-Bankë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Disa prej pedagogëve të angazhuar në këtë program studimi kanë një ngarkesë mësimore relativisht të lartë lidhur me numrin e lëndëve që mbulojnë.
- Numër i kufizuar i teksteve fizike dhe literaturës së huaj në bibliotekën e universitetit për disa lëndë të këtij programi studimi. Gjithashtu, hapësira në bibliotekën e institucionit është jo optimale në funksion të qëllimit të saj.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 06, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku””, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:
- Institucioni, në interes të rritjes së nivelit të cilësisë së mësimdhënies, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë nëpërmjet rekrutimeve të reja, me qëllim uljen e ngarkesës në numër lëndësh të personelit akademik aktual.
- Institucioni:
- të shtojë fondin e librave me tekste në shqip por edhe në anglisht për lëndët karakterizuese të programit, me qëllim që leksionet e parashkruara që janë përgatitur nga stafi të plotësohen me këto tekste;
- të shtojë literaturën e huaj në lëndë të caktuara të programit, kryesisht ato të karakterit aplikativ, sidomos ajo në formën e manualeve dhe rasteve të studimit që i jep një karakter më praktik trajtimit të problematikës;
- të rrisë hapësirën fizike në dispozicion të Bibliotekës, për një funksionim sa më optimal të saj.
- Institucioni, të angazhojë në mësimdhënie në këtë program studimi personel akademik me të paktën gradë shkencore “Doktor” dhe të përcaktojë si titullarë lëndësh personel akademik të kategorisë “Profesor”, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare për botime të stafit akademik, duke e specifikuar edhe si nënzë të zërit të buxhetit “Shpenzime kërkim zhvillimi” që evidentohet në buxhet, si dhe të nxisë më tepër angazhimin dhe pjesëmarrjen e studentëve të këtij programi në botime të stafit, konferenca shkencore, projekte apo programe mobiliteti.
- Institucioni, të hartojë politika më të plota e të detajuara lidhur me rritjen e mëtejshme të cilësisë, monitorimin më të thelluar dhe vlerësimin më të saktë për këtë program studimi, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të tij, si dhe së bashku me strukturat e tjera, të adresojë më drejtpërdrejt dhe më hollësisht problematikën e dalë.
- Institucioni, të mundësojë realizimin e trajnimeve specifike të stafit akademik të programit të studimit, veçanërisht në fushën e aftësimit pedagogjik dhe metodikave inovative të mësimdhënies.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 07, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TOPOGRAFI DHE GIS”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Topografi dhe Gis”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Topografi dhe Gis”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 461, datë 27.07.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën të paktën 70 % ngarkesën mësimore të programit të studimit.
- Literatura mësimore e paplotë, për nivelin e edukimit profesional që ky program studimi ofron.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Topografi dhe Gis”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 07, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Topografi dhe Gis””, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:
- Institucioni, të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
- Institucioni, të vijojë me hartimin dhe zhvillimin e literaturës mësimore nga profesionistë të fushës, të përshtatshme për nivelin e edukimit profesional që ofron ky program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 08, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “E DREJTË BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TIRANA BUSINESS UNIVERSITY COLLEGE”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “E drejtë biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “E drejtë biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 794 datë 06.10.2010
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Lëndëve Profesionale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Jo të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve mbajnë titullin përkatës akademik sipas përcaktimeve në aktet ligjore në fuqi.
- Mbështetja e institucionit për kërkim shkencor të stafit akademik është e kufizuar dhe jo e strukturuar mbi bazë kriteresh të mirëpërcaktuara.
- Mungojnë disa prej teksteve të nevojshme për programin e studimi, gjithashtu në bibliotekë numri i kopjeve fizike të teksteve të disponueshme është i kufizuar.
- Nuk ka një plan të detajuar për shtimin e zërave apo përditësimin e fondit ekzistues të bibliotekës së institucionit.
- Mungesa e rregulloreve specifike për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Cilësisë dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Studentët.
- Mungesa e hartimit nga NJSBC e një plani pune, analizave semestrale mbi rezultatet e pyetësorve, raporteve vlerësuese për përmirësime të problematikave të mëparshme të programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “E drejtë biznesi”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.08 datë 22.01.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “E drejtë biznesi””, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, janë si vijon:
- Institucioni, të angazhojë si titullarë të lëndëve/moduleve të programit të studimit, pedagogë që mbajnë titullin përkatës, sipas përcaktimeve në aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të përcaktojë kritere specifike dhe mekanizma të strukturuar për të rritur mbështetjen e stafit akadademik në kërkimin shkencor.
- Institucioni, të përfshijë në bibliotekë të gjitha tekstet e parashikuara në syllabuset e programit të studimit, të shtojë numrin e kopjeve fizike, si dhe të hartojë një plan të detajuar për shtimin e zërave në bibliotekë dhe përditësimin e fondit ekzistues.
- Institucioni, të hartojë rregullore specifike për Komisionin e Cilësisë dhe Komisionin e Marrëdhënieve me Studentët, ku të përcaktohet në mënyrë të qartë e të detajuar roli i këtyre komisioneve, funksionet e tyre dhe veprimtaria që realizojnë, sikurse parashikuar në Statutin e IAL-së.
- Institucioni, të marrë masa për të siguruar efektivitetin e veprimtarive në kuadër të monitorimit e vlerësimit të cilësisë dhe impaktin e tyre në përmirësimin në vijim të cilësisë së programit të studimit, përmes sa më poshtë:
- të hartohet një plan pune nga ana e NJSBC;
- të hartohen analiza/relacione semestrale nga NJSBC mbi rezultatet e pyetësorit të studentëve;
- në raportin vjetor të hartuar nga NJSBC të përfshihet edhe një analizë mbi rezultatet e pyetësorit të studentëve dhe rezultatet e pritshme e masat që duhet të ndërmerren për adresimin e mangësive dhe përmirësimin në vijim të cilësisë nga ana e strukturave përgjegjëse;
- të hartohen raporte në bazë programi të cilat të bëhen publike, ku të përfshihen mangësitë dhe dobësitë e evidentuara, plan programi i cili adreson përmirësimin e tyre, si dhe gjithashtu të raportojë vlerësimet e përmirësimit të këtyre mangësive dhe dobësive të evidentuara në periudhat e ardhshme;
- Institucioni, të evidentojë në raportin vjetor të departamentit përgjegjës për këtë program studimi, rezultatet dhe përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet apo partnerët e biznesit.
- Institucioni, të mundësojë realizimin e trajnimeve të stafit akademik mbi metodat inovative dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie.
- Institucioni, të aplikojë një vlerësim elektronik për të rritur shkallën e transparencës dhe dhënien e informacionit në kohë reale për studentët.
- Institucioni, të publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit syllabuset e këtij programi studimi, si dhe të plotësojë e përditësojë informacionin e paraqitur për këtë program në faqen e tij zyrtare, në mënyrë që informacioni të jetë i plotë dhe i aksesueshëm nga kushdo.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Tirana Business University College”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 09, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “E DREJTË BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TIRANA BUSINESS UNIVERSITY COLLEGE”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “E drejtë biznesi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “E drejtë biznesi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.386, datë 05.08.2011
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Lëndëve Profesionale
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Jo të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve mbajnë titullin përkatës akademik sipas përcaktimeve në aktet ligjore në fuqi.
- Mbështetja e institucionit për kërkim shkencor të stafit akademik është e kufizuar dhe jo e strukturuar mbi bazë kriteresh të mirëpërcaktuara.
- Mungojnë disa prej teksteve të nevojshme për programin e studimi, gjithashtu në bibliotekë numri i kopjeve fizike të teksteve të disponueshme është i kufizuar.
- Nuk ka një plan të detajuar për shtimin e zërave apo përditësimin e fondit ekzistues të bibliotekës së institucionit.
- Mungesa e rregulloreve specifike për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Cilësisë dhe Komisionit të Marrëdhënieve me Studentët.
- Mungesa e hartimit nga NJSBC e një plani pune, analizave semestrale mbi rezultatet e pyetësorve, raporteve vlerësuese për përmirësime të problematikave të mëparshme të programit të studimit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “E drejtë biznesi”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 09, datë 2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “E drejtë biznesi””, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, janë si vijon:
- Institucioni, të angazhojë si titullarë të lëndëve/moduleve të programit të studimit, pedagogë që mbajnë titullin përkatës, sipas përcaktimeve në aktet ligjore në fuqi.
- Institucioni, të përcaktojë kritere specifike dhe mekanizma të strukturuar për të rritur mbështetjen e stafit akadademik në kërkimin shkencor.
- Institucioni, të përfshijë në bibliotekë të gjitha tekstet e parashikuara në syllabuset e programit të studimit, të shtojë numrin e kopjeve fizike, si dhe të hartojë një plan të detajuar për shtimin e zërave në bibliotekë dhe përditësimin e fondit ekzistues.
- Institucioni, të hartojë rregullore specifike për Komisionin e Cilësisë dhe Komisionin e Marrëdhënieve me Studentët, ku të përcaktohet në mënyrë të qartë e të detajuar roli i këtyre komisioneve, funksionet e tyre dhe veprimtaria që realizojnë, sikurse parashikuar në Statutin e IAL-së.
- Institucioni, të marrë masa për të siguruar efektivitetin e veprimtarive në kuadër të monitorimit e vlerësimit të cilësisë dhe impaktin e tyre në përmirësimin në vijim të cilësisë së programit të studimit, përmes sa më poshtë:
- të hartohet një plan pune nga ana e NJSBC;
- të hartohen analiza/relacione semestrale nga NJSBC mbi rezultatet e pyetësorit të studentëve;
- në raportin vjetor të hartuar nga NJSBC të përfshihet edhe një analizë mbi rezultatet e pyetësorit të studentëve dhe rezultatet e pritshme e masat që duhet të ndërmerren për adresimin e mangësive dhe përmirësimin në vijim të cilësisë nga ana e strukturave përgjegjëse;
- të hartohen raporte në bazë programi të cilat të bëhen publike, ku të përfshihen mangësitë dhe dobësitë e evidentuara, plan programi i cili adreson përmirësimin e tyre, si dhe gjithashtu të raportojë vlerësimet e përmirësimit të këtyre mangësive dhe dobësive të evidentuara në periudhat e ardhshme;
- Institucioni, të evidentojë në raportin vjetor të departamentit përgjegjës për këtë program studimi, rezultatet dhe përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet apo partnerët e biznesit.
- Institucioni, të mundësojë realizimin e trajnimeve të stafit akademik mbi metodat inovative dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie.
- Institucioni, të aplikojë një vlerësim elektronik për të rritur shkallën e transparencës dhe dhënien e informacionit në kohë reale për studentët.
- Institucioni, të publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit syllabuset e këtij programi studimi, si dhe të plotësojë e përditësojë informacionin e paraqitur për këtë program në faqen e tij zyrtare, në mënyrë që informacioni të jetë i plotë dhe i aksesueshëm nga kushdo.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Tirana Business University College”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 10, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT ADMINISTRATIV”, ME PROFILE: “ASISTENT I LARTË ADMINISTRATIV”, “ASISTENT I LARTË KONTABËL”, “ASISTENT I LARTË LIGJOR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me profile: “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Kontabël”, “Asistent i Lartë Ligjor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me profile: “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Kontabël”, “Asistent i Lartë Ligjor”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 354, datë 28.06.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Larta Administrative
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Drejtori i Kolegjit të Studimeve të Larta Profesionale mban titullin Doktor i Shkencave, në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi.
- Lëndët që përbëjnë këtë program studimi nuk janë në përputhje me nivelin e programeve të studimit me karakter profesional.
- Numri i krediteve (ECTS) të parashikuara për profilin “Asistent i Lartë Administrativ” është 125, në mospërputhje me parashikimet ligjore në fuqi për programet e studimit me karakter profesional.
- Programi i studimit nuk reflekton në strukturën e lëndëve dhe në syllabuset e tyre, raportin e barabartë midis teorisë dhe praktikës, siç përcaktohet në standardet e vlerësimit të cilësisë.
- Programi i studimit nuk ka të përfshira lëndë nga shkencat e komunikimit.
- Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen dhe reflektohen nevojat reale të këtij programi studimi, në tregun e punës.
- Mungesa e dokumentimit të rekrutimit të stafit akademik, në çdo hap të këtij procesi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me profile: “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Kontabël”, “Asistent i Lartë Ligjor”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2020 – 2021 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij në masën mbi 20%, në përmbushje të mangësive të pikës “e” të këtij vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 10, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me profile: “Asistent i Lartë Administrativ”, “Asistent i Lartë Kontabël”, “Asistent i Lartë Ligjor””, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që titullarët e njësive kryesore të jenë në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
- Institucioni, të përshtasë lëndët e këtij programi studimi me nivelin e programeve të studimit me karakter profesional.
- Institucioni, të përcaktojë kreditet për profilin “Asistent i Lartë Administrativ” sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
- Institucioni, të reflektojë në strukturën e lëndëve të programit të studimit dhe në syllabuset e tyre, raportin e barabartë 50% me 50% midis teorisë dhe praktikës, siç përcaktohet në standardet e vlerësimit të cilësisë.
- Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi lëndë nga shkencat e komunikimit, si: “Hartim dhe shkrim dokumentash zyrtare” dhe lënda “Menaxhim Zyre”, të jetë e përfshirë në të gjitha profilet.
- Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të tregut të punës për këtë program studimi.
- Institucioni, të dokumentojë në mënyrë të plotë dhe korrekte të gjithë procesin e rekrutimit të stafit akademik.
Rekomandimet si më lart duhe të mbahen parasysh nga institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 11, datë 22.01.2021
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT ADMINISTRATIV”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 421, datë 16.07.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “REALD”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “REALD”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Mungesa e literaturës së detyrueshme për çdo temë në syllabusin e lëndëve, si dhe e përmbledhjes dhe qëllimit të lëndës.
- Mungesa e një stafi të dedikuar për burimet njerëzore.
- Mungesa e aksesit në biblioteka on-line.
- Mospërfshirja në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare e institucionit.
- Mungon një sistem i brendshëm i menaxhimit të të dhënave dhe informacionit për mundësimin e një sërë shërbimesh dhe funksionesh për administrimin dhe menaxhimin e proceseve dhe aktiviteteve të ndryshme.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, të Kolegjit Universitar “REALD”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 22.01.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ””, të Kolegjit Universitar “REALD”, janë si vijon:
- Institucioni, të zgjerojë përmbledhjen dhe qëllimin e lëndës në çdo syllabus. Gjithashtu, të shtohet literatura e detyrueshme dhe ndihmëse për ҫdo temë.
- Institucioni, të punësojë staf efektiv në zyrën e Burimeve Njerëzore, ose stafit akademik që kryen këtë funksion ti ulet ngarkesa e mësimdhënies në auditor.
- Institucioni, të mundësojë akses në biblioteka on-line për këtë program studimi.
- Institucioni, të bëhet pjesë e projekteve kombëtare dhe veçanërisht ndërkombëtare (si psh Erasmus +) për të rritur cilësinë e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies.
- Institucioni, të ngrejë e vërë në zbatim një sistem të brendshëm të menaxhimit të të dhënave dhe informacionit për të mundësuar ofrimin e një sërë shërbimesh dhe funksionesh për administrimin dhe menaxhimin e proceseve e aktiviteteve të ndryshme.
- Institucioni, të njësojë rregulloren e Fakultetit të Ekonomisë me rregulloren e institucionit në lidhje me frekuentimin e lëndës nga studentët.
- Institucioni, të fuqizojë zyrën e Këshillimit të Karrierës.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “REALD”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 12, datë 22.01.2021
PËR
MIRATIMIN E “LISTËS VJETORE TË EKSPERTËVE VENDAS DHE TË HUAJ TË VLERËSIMIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për Miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të listës paraprake vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, në mbledhjen e tij të datës 22.01.2021,
VENDOSI:
- Të miratojë “Listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për përdorimin e saj si bazë në përzgjedhjen e ekspertëve në kuadër të proceseve të vlerësimit institucional dhe/ose të programeve të studimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.