Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 20-21 Qershor 2025

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 85, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË KOLEGJI PROFESIONAL I LARTË “TIRANA ESTHETICS & STYLE SCHOOL”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”
  2. Organizimi i institucionit: Jopublik
  3. Lloji i institucionit: Kolegji Profesional i Lartë
  4. Njësitë bazë të institucionit:
    1. Departamenti i Estetikë-Nutricionit
    2. Departamenti i Kozmetologjisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 31.07.2018
  6. Vendimi i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 24.01.2020

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm të këtij institucioni të arsimit të lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIVpër institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucionaltë institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 85, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve, duke ofruar mundësi për shkëmbime akademike dhe aktivitete ndërkombëtare.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e mundësive për shërbime ndaj të tretëve, me qëllim shtimin e burimeve të të ardhurave, përtej atyre të siguruara nga tarifat e studentëve.
  3. Institucioni, të zhvillojë një strategji proaktive rekrutimi, për të tërhequr personel akademik të kualifikuar.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e zgjerimit të ofertës akademike përtej nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
  5. Institucioni, të zhvillojë dhe zbatojë programe të të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 86, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”
  2. Organizimi i institucionit: Jopublik
  3. Lloji i institucionit: Akademi
  4. Njësia kryesore e institucionit: Fakulteti i Film dhe Media
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 652, datë 30.09.2004
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 229, datë 26.04.2018
  7. Vendimi i akreditimit të mëparshëm: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 02, datë 24.01.2020

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm të këtij institucioni të arsimit të lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka marrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësi si më poshtë:
    1. Njënga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik (për të ndërtuar një qasje më kritike ndaj identifikimit të dobësive dhe planeve përkatëse të përmirësimit), nuk është adresuar. Institucioni ende po përballet me një numër shumë të ulët të studentëve të regjistruar dhe mos analizën e tendencave të ndryshimit të tregut të punës.
    2. Mungesa e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve.
    3. Mungesa e një programi të ciklit të dytë, si një perspektivë stabiliteti e institucionit në tregun profesional në Shqipëri.
    4. Mungesa e kërkimit shkencor mbi temat e kurrikulave profesionale dhe sigurimi i përditësimit të saj në literaturën për studentët.
    5. Mungesa e planeve konkrete për tërheqjen e studentëve.
    6. Mungesa e një analize të thelluar në raportin e vlerësimit të brendshëm, të mangësive organizative duke mos konsideruar mjaftueshëm faktorët e brendshëm të institucionit,  në adresimin e tyre.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIVpër institucionin e arsimit të lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucionaltë institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 86, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë përpjekjet për adresimin e sfidave aktuale në lidhje me numrin shumë të ulët të studentëve të regjistruar, si edhe të kryejë një analizë të thelluar të tendencave në evolimin e tregut të punës .
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve, duke ofruar mundësi për shkëmbime akademike dhe aktivitete ndërkombëtare.
  3. Institucioni, të analizojë thellësisht nevojën për punësim me kohë të plotë të personelit akademik, në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri në ofertën akademike të institucionit dhe të përmirësojë mundësinë për hapjen e programeve të reja të studimit në ciklin e dytë.
  4. Institucioni, të marrë masa për krijimin e mundësive për aktivitete kërkimore shkencore, mbi temat e kurrikulave profesionale.
  5. Institucioni, të realizojë studime të tregut të punes për të vlerësuar tendencat aktuale për kualifikime më profesionale pasuniversitare.
  6. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e materialeve të përditësuara profesionale për pasurimin e literaturës në funskion të studentëve.
  7. Institucioni, të përfshijë në mënyrë aktive personelin akademik në realizimin e vendimeve të Këshillit Akademik.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 87, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI E PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 494, datë 05.08.1996
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë.
    2. Disa nga kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
    3. Syllabuset e këtij programi studimi, nuk përmbajnë të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
    4. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 87, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi, si edhe të shtojë orët e praktikës profesionale.
  3. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, me të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  5. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në plotësimin e pyetësorëve në kuadër të vlerësimit të brendshëm të cilësisë së programit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 88, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MAMI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mami”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Mami”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1037, date 02.07.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Aktiviteti kërkimor shkencor i ulët i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
    2. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mami”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 88, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Mami”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij pogrami studimi, në funksion të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete kërkimore shkencore.
  2. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në plotësimin e pyetësorëve në kuadër të vlerësimit të brendshëm të cilësisë së programit.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së një eksperti të jashtëm në procesin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 89, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MAMI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Mami”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mami”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 23, datë 14.01.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Aktiviteti kërkimor shkencor i ulët i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
    2. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Mami”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.89, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Mami”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij pogrami studimi, në funksion të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete kërkimore shkencore.
  2. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së një eksperti të jashtëm në procesin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit.
  4. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 90, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Infermieri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Infermieri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1184, datë 03.12.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
    2. Disa nga kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
    3. Syllabuset e këtij programi studimi, nuk përmbajnë të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
    4. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Infermieri”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 90, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Infermieri”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi, si edhe të shtojë orët e praktikës profesionale.
  3. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, me të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  5. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në plotësimin e pyetësorëve në kuadër të vlerësimit të brendshëm të cilësisë së programit.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së një eksperti të jashtëm në procesin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 91, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INFERMIERI FAMILJE”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Infermieri Familje”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Infermieri Familje”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 350, datë 17.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    3. Disa nga kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
    4. Syllabuset e këtij programi studimi, nuk përmbajnë të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
    5. Literatura në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Infermieri Familje”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 91, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Infermieri Familje”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, me të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të marrë masa për përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  6. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në projekte kërkimore shkencore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 92, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM INFERMIEROR”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 23, datë 14.01.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personel akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    3. Disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk përmbajnë të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi, si edhe literatura e përdorur në to, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 92, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personel akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që syllabuset e këtij programi studimi, të përmbajnë të gjithë elementët e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi, si edhe literatura e përdorur në to, të jetë e përditësuar me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes në kurrikulën e këtij programi studimi, të një lënde të teknologjisë së informacionit, e nevojshme për nivelin aktual të shërbimit shëndetësor.
  5. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e mëtejshëm të fondit fizik dhe atij online, të bibliotekës së njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 93, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MAMI”, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Mami”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mami”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1184, datë 03.12.2009
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji dhe në Obstetrikë Gjinekologji; Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundje të Brendshme dhe në Pediatri; Departamenti i Lëndëve Paraklinike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë.
    2. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    3. Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e pjesëmarrjes në programet e mobilitetit, e studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Mami”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 93, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Mami”, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përfshirë në syllabuset të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi për të marrë pjesë në programet e mobilitetit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 94, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM AGROBIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.261, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agrobiznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Ngarkesa mësimore në numër orësh dhe lëndësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    3. Literatura e përfshirë në shumicën e syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, e personelit akademik të kategorisë “Profesor”, gjë që reflektohet edhe në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, ku një pjesë e madhe e tyre janë firmosur e konceptuar nga Profesorë të cilët nuk janë as personel akademik me kohë të plotë e as me kohë të pjesshme, e njësisë bazë apo institucionit.
    5. Faqja zyrtare e internetit e institucioni, nuk është e përditësuar me informacione në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 94, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Agrobiznesi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore në numër orësh dhe lëndësh e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa që titullarët e lëndëve të këtij progami studimi të jenë pjesë e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi ose e njësive të tjera të institucionit.
  5. Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit me informacione në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 95, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM I QËNDRUESHËM NË AGROTURIZËM”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të përbashkët të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 453, datë 14.08.2023
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agrobiznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip, Anglisht dhe Bullgarisht
  10. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët midis Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë dhe Universitetit Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari.
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mbivendosje e disa koncepteve të destinacionit në lëndët përkatëse dhe një shpërndarje jo e ekuilibruar mirë e lëndëve të këtij programi studimi, e cila çon në mungesë të disa njohurive dhe aftësive të kërkuara në tregun e punës.
    2. Mungesa e aftësive specifike që lidhen me digjitalizimin dhe TIK në programin e studimit, në formën e ndonjë lënde, apo temave brenda lëndëve të cilat i kanë të nevojshme këto njohuri dhe aftësi.
    3. Mungesa e infrastrukturës specifike për realizimin e praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, më konkretisht mungesa e maketeve për njësi shërbimi si akomodimi apo restorante, të cilat janë të rëndësishme për programet praktike në agroturizëm.
    4. Numër shumë i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e përbashkët të studimit Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 95, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të përbashkët të studimit Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi në përputhje me analizën e tregut të punës, në mënyrë që të shtohen aftësi të nevojshme për tregun, si aftësitë e TIK, si edhe njohuri më të fokusuara drejt mjedisit dhe proceseve inovative në agroturizëm.
  2. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës në kuadër të realizimit të praktikave profesionale të studentëve, duke krijuar makete për njësi shërbimi si ferma didaktike apo restorante, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e përvojës praktike të studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, të përmirësojë procesin e sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi, veçanërisht në drejtim të implementimit dhe monitorimit të tij.
  5. Institucioni, të marrë masa për trajnimin e personelit përgjegjës për këshillimin e karrierës së studentëve të këtij programi studimi, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë këshillim karriere ndaj studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 96, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 1287/1 Prot., datë 15.03.2019
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e praktikës profesionale në kurrikulën e këtij programi studimi.
    3. Mungesa e reflektimit të zhvillimeve lokale dhe globale në përmbajtjen e programit të studimit.
    4. Literatura e përfshirë në shumicën e syllabuseve të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    5. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik i angazhuar në këtë program studimi, është i limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 96, datë _20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Administrim Biznesi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e praktikës profesionale si edhe marrjen në konsideratë të kërkesave të tregun lokal duke bërë pjesë të saj lëndë të cilat lidhen me: Sipërmarrjen dhe Inovacionin; Marketingun Dixhital, si edhe Burimet Njerëzore.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të rrisë mbështetjen e të nxisë më tej personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, për të rritur aktivitetin e tyre kërkimor shkencor.
  5. Institucioni, të përmirësojë procesin e sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi, veçanërisht në drejtim të implementimit dhe monitorimit të tij.
  6. Institucioni, të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me aktorë të tregut të punës, në funksion të realizimit të orëve praktike të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 97, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM I TURIZMIT, ATRAKSIONEVE DHE EVENTEVE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 372, datë 23.09.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marketing-Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore në numër orësh dhe lëndësh e personelit akademik me kohë të plotë, i angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    2. Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    3. Numri i ulët dhe trendi në rënie, i studentëve të regjistruar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 97, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në numër orësh dhe lëndësh, të personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, të marrë masa për shtimin e infrastrukturës kompjuterike në ambientet e bibliotekës, në dispozicion të studentëve të këtij programi studimi, me qëllim që biblioteka online të mund të aksesohet nga sa më shumë studentë njëkohësisht në funksion të përgatitjes së tyre për detyrimet e lëndeve, por edhe për punët kërkimore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 98, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “DREJTIM AGROBIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Drejtim Agrobiznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Drejtim Agrobiznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 447, datë 14.08.2023
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agrobiznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Formati i syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me aktet nënligjore në fuqi, si edhe literatura e përdorur në to, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.
    2. Njohje jo e plotë nga ana e studentëve të këtij programi studimi, e përfshirjes së përfaqësuesve të tyre, në strukturat vendimmarrëse të institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim Agrobiznesi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 98, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Drejtim Agrobiznesi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që formati i syllabuseve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me aktet nënligjore në fuqi, si edhe literatura e përdorur në to, të jetë e përditësuar me botime të viteve të fundit.
  2. Institucioni, të marrë masa për informimin e studentëve të këtij programi studimi, mbi rolin dhe përfshirjen e përfaqësuesve të tyre, në strukturat vendimmarrëse të tij si edhe t’i nxisë ata për të qenë më aktiv në këto struktura.
  3. Institucioni, të hartojë një manual që përcakton kriteret dhe standardet për përgatitjen dhe mbrojtjen e temës së diplomës, së studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e përfshirjes së një eksperti të jashtëm, në procesin e vlerësimit të brëndshëm të programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 99, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM NË TURIZËM DHE MIKPRITJE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 260, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Marketing-Turizmit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, si edhe formati i syllabuseve nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Publikimi jo i rregullt i raportimeve financiare, planeve afatgjatë ose afatmesëm financiar, në funksion edhe të këtij programi studimi, në faqen zyrtare të internetit të institucionit.
    3. Infrastruktura fizike e bibliotekës, në funksion të studentëve të këtij programi studimi, është e limituar. Gjithashtu financimi në drejtim të pasurimit të mëtejshëm të bibliotekës si asaj online dhe fizike, është i limituar.
    4. Raportet mbi përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit në funksion të këtij programi studimi nuk përmbajnë shembuj konkretë të bashkëpunimeve dhe nuk specifikojnë përfitimet konkrete që kanë rezultuar nga bashkëpunimet.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 99, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, si edhe të përditësojë formatin e syllabuseve, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për publikimin e rregullt të raportimeve financiare, planeve afatgjatë ose afatmesëm financiar, në funksion edhe të këtij programi studimi, në faqen e tij zyrtare të internetit.
  3. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën fizike të bibliotekës, në funksion të studentëve të këtij programi studimi, si edhe të rrisë financimin në drejtim të pasurimit të mëtejshëm të bibliotekës, si asaj online dhe fizike.
  4. Institucioni, të përmirësojë raportet mbi marrëveshjet e bashkëpunimit duke përfshirë shembuj konkretë të bashkëpunimeve dhe duke specifikuar qartë përfitimet konkrete të përfituara nga secili lloj bashkëpunimi, në mënyrë që të dëshmohet më mirë ndikimi i tyre në zbatimin e programit të studimit.
  5. Institucioni, të realizojë pyetësorë më të strukturuar në nivel programi dhe të rrisë përpjekjet për përfshirjen aktive të studentëve, të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të zhvillojë një plan afatgjatë për përmirësimin e programit të studimit, për ta përshtatur sa më shumë me kërkesat e tregut të punës.
  7. Institucioni, të lidhë marrëveshje me kompani dhe institucione për mundësi praktike dhe punësimi, në funksion të rritjes së vlerës së diplomës së këtij programi studimi, në tregun e punës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 100, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “KULTURË, MEDIA DHE EDITIM”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 387, datë 10.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Angazhim i kufizuar i studentëve, alumni dhe aktorëve të jashtëm në përmirësimin e cilësisë së programit të studimit.
    2. Zbatimi i pabarabartë në disa raste i praktikave të reja pedagogjike, në funksion të këtij programi studimi.
    3. Formati i syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim”,Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 100, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Kulturë, Media dhe Editim”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për një angazhim më domethënës dhe të shtuar të studentëve, alumnit dhe aktorëve të jashtëm, në përmirësimin e cilësisë së programit të studimit.
  2. Institucioni, të marrë masa për trajnimin e personelit akademik të këtij programi studimi, në metodologji bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit, duke nxitur një zbatim të gjerë dhe koherent të praktikave që lidhin teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor.
  3. Institucioni, të përditësojë formatin e syllabuseve të këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të zgjerojë analizën e tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi, përtej kontekstit rajonal, duke përfshirë të dhëna dhe tendenca në nivel kombëtar, me qëllim përafrimin më të plotë të objektivave të programit të studimit me kërkesat reale të tregut të punës në shkallë vendi.
  5. Institucioni, të përdorë një sistem të përqendruar elektronik për arkivimin dhe shpërndarjen e dokumenteve që lidhen me proceset e sigurimit të cilësisë edhe të këtij programi studimi, në mënyrë që aksesueshmëria dhe transparenca e informacionit të përmirësohet për të gjithë aktorët përkatës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 101, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MBËSHTETËS ZYRE PËR KOMUNIKIMIN, BIBLIOTEKË DHE ARKIVË”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Mbështetës Zyre për Komunikimin, Bibliotekë dhe Arkivë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Mbështetës Zyre për Komunikimin, Bibliotekë dhe Arkivë”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 372, datë 05.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e rregullores së njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi dhe e rregullores së programit.
    2. Literatura bazë dhe ajo e rekomanduar e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, si edhe formati i syllabuseve nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    3. Publikimi jo i rregullt i raportimeve financiare, planeve afatgjatë ose afatmesëm financiar, në funksion edhe të këtij programi studimi, në faqen zyrtare të internetit të institucionit.
    4. Aktivitetet në kuadër të këshillimit të karrierës dhe orientimit drejt tregut të punës së studentëve të këtij programi studimi, janë të limituara.
    5. Infrastruktura fizike e bibliotekës, në funksion të studentëve të këtij programi studimi, është e limituar. Gjithashtu financimi në drejtim të pasurimit të mëtejshëm të bibliotekës si asaj online dhe fizike, është i limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Mbështetës Zyre për Komunikimin, Bibliotekë dhe Arkivë”Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 101, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Mbështetës Zyre për Komunikimin, Bibliotekë dhe Arkivë”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë rregullore të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi dhe rregullore të programit.
  2. Institucioni, të përditësojë literaturën bazë dhe atë të rekomanduar, të përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, si edhe të përditësojë formatin e syllabuseve, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa për publikimin e rregullt të raportimeve financiare, planeve afatgjatë ose afatmesëm financiar, në funksion edhe të këtij programi studimi, në faqen e tij zyrtare të internetit.
  4. Institucioni, të rrisë aktivitetet në kuadër të këshillimit të karrierës dhe orientimit drejt tregut të punës së studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të përmirësojë infrastrukturën fizike të bibliotekës, në funksion të studentëve të këtij programi studimi, si edhe të rrisë financimin në drejtim të pasurimit të mëtejshëm të bibliotekës, si asaj online dhe fizike.
  6. Institucioni, të realizojë pyetësorë më të strukturuar në nivel programi dhe të rrisë përpjekjet për përfshirjen aktive të studentëve, të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 102, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIKA TË PRODHIMIT TË FARAVE DHE FIDANËVE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidaneve”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidaneve
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 373, datë 05.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agronomisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2 vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura e cila i referohet studentëve të këtij programi studimi, nuk është e plotë, specifike dhe e aksesueshme në gjuhën shqipe.
    2. Mungesa e gjurmimit sistematik të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidaneve”Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 102, datë _20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidaneve”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që, literatura e cila i referohet studentëve të këtij programi studimi të përmirësohet duke e bërë më të plotë, specifike dhe të aksesueshme në gjuhën shqipe, për t’iu përshtatur më mirë nivelit të tyre.
  2. Institucioni, të gjurmojë në mënyrë sistematike studentët e diplomuar në këtë program studimi, për të patur një qasje më të mirë për orientimin dhe këshillimin e studentëve.
  3. Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e sistemit aktual të menaxhimit të informacionit, në funksion të këtij programi studimi, veçanërisht në garantimin e monitorimit në kohë reale të aktivitetit akademik dhe administrativ, si dhe në raportimet individuale.
  4. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e materialeve didaktike bazë dhe shtesë për t’u përdorur nga personeli akademik dhe studentët e këtij programi studimi, duke përfshirë libra, artikuj shkencorë dhe burime të tjera online.
  5. Institucioni, të nxisë pjesëmarrjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në seminare dhe konferenca të fushës, për zgjerimin e njohurive dhe përmirësimin e aftësive praktike bujqësore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 103, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI LIGJORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Psikologji Ligjore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Psikologji Ligjore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 660, datë 11.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Pedagogji Psikologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Psikologji Ligjore”Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 103, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Psikologji Ligjore”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve në këtë program studimi, nëpërmjet mundësisë për të ndjekur këtë program studimi edhe studentë që kanë përfunduar studimet “Bachelor” në fusha të tjera të shkencave shoqërore.
  2. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në programet e mobilitetit.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e ristrukturimit të këtij programi studimi nga Master Profesional në Master i Shkencave, në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 104, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FILOZOFI SOCIALE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Filozofi Sociale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Filozofi Sociale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1272, datë 17.09.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Filozofisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Promovimi i pamjaftueshëm i këtij programi studimi për publikun e interesuar, në kontekstin e dinamikave të zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare e të problematikave sociale, që lindin e që lidhen me mjedise të ndryshme të shoqërisë, ku lind nevoja e ekspertizës edhe e të diplomuarve në këtë program studimi.
    2. Mobiliteti dhe pjesëmarrja e studentëve të këtij programi studimi, në projekte ndërkombëtare, është e limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Filozofi Sociale”Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 104, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Filozofi Sociale”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi për publikun e interesuar, me qëllim rritjen e studentëve të regjistruar e diplomuar në këtë program studimi, për të adresuar problematikat sociale që lindin e që lidhen me mjedise të ndryshme të shoqërisë, ku lind nevoja e ekspertizës edhe e të diplomuarve në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në programet e mobilitetit dhe në projekte ndërkombëtare.
  3. Institucioni, përmes mekanizmave të vlerësimit dhe analizimit të rezultateve, të inkurajojë përhapjen e praktikave më të mira dhe të mbështesë personelin akademik të këtij programi studimi, në përpjekjet e tij për përmirësimin e vazhdueshëm të procesit mësimor.
  4. Institucioni, të rrisë më tej mundësitë e zgjerimit të hapësirave për praktikën mësimore e aksesin në tregun e punës, të studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të përditësojë e pasurojë fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime në gjuhën shqipe, veçanërisht në fusha të reja, si ato të Bioetikës.
  6. Institucioni, të realizojë studime periodike dhe takime me studentët dhe palët e interesuara, në funksion të këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin e kurrikulës dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet partnere.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 105, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PËRKTHIM TEKNIK LETRAR DHE INTERPRETIM”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1225, datë 03.09.2008
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës Angleze; Departamenti i Gjuhës Frënge; Departamenti i Gjuhës Gjermane; Departamenti i Gjuhës Italiane; Departamenti i Gjuhës Sllave e Ballkanike; Departamenti i Gjuhës Spanjolle; Departamenti i Gjuhës Greke
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Në kurrikulën dhe syllabuset e këtij programi studimi nuk janë përfshirë lëndë apo tematika specifike që reflektojnë drejtimet dhe trendin e ri në fushën e përkthimit, kryesisht me karakter teknik dhe letrar si dhe tematika në fushën e teknologjisë dhe informacionit apo përdorimin e CAT.
    2. Ndryshimet e miratuara nga organet përgjegjëse të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, për ndarjen e ngarkesës së krediteve sipas veprimtarive formuese, nuk janë të reflektuara në të gjithë dokumentacionin përkatës, e më konkretisht në tabelën e veprimtarive formuese, planin mësimor dhe suplementin e diplomës, të këtij programi studimi.
    3. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditesuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e një platforme për identifikimin e plagjiaturës dhe inteligjencës artificiale, në funksion të punimeve shkencore të studentëve të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e përfshirjes së studentëve të këtij programi studimi në aktivitete shkencore si, projekte dhe punime shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim”Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 105, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Përkthim Teknik Letrar dhe Interpretim”, të Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën dhe syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e lëndëve apo tematika specifike që reflektojnë drejtimet dhe trendin e ri në fushën e përkthimit, kryesisht me karakter teknik dhe letrar si dhe tematika në fushën e teknologjisë së informacionit apo përdorimin e CAT.
  2. Institucioni, të marrë masa për reflektimin e ndryshimeve të miratuara nga organet përgjegjëse të njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, për ndarjen e ngarkesës së krediteve sipas veprimtarive formuese, në të gjithë dokumentacionin përkatës, e më konkretisht në tabelën e veprimtarive formuese, planin mësimor dhe suplementin e diplomës, të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa për vënien në funksion të një platforme për identifikimin e plagjiaturës dhe inteligjencës artificiale, në dobi të punimeve shkencore të studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në aktivitete shkencore, duke ofruar stimuj dhe mundësi për të marrë pjesë në projekte shkencore.
  6. Institucioni, të marrë masa që numri i personelit akademik me kohë të plotë, i të gjitha njësive bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 106, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ARKEOLOGJI DHE TRASHËGIMI KULTURORE”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 214, datë 08.05.2023
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore”Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2031.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 106, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore”,Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e ngarkesës përkatëse në kredite, të kategorive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 107, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 488, datë 04.10.2011
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 12.03.2021
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mospërmbushja plotësisht e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin periodik.
    2. Nga raportet analitike të zhvillimit të praktikave profesionale rezulton se disa prej marrëveshjeve të bashkëpunimit, nuk kanë të përcaktuara afatet e vlefshmërisë së tyre.
    3. Angazhimi në mësimdhënie në këtë program studimi i personelit ndihmës akademik.
    4. Detyra e Koordinatorit të programit të studimit nuk është e përcaktuar në asnjë akt rregullator të institucionit.
    5. Kurrikula e këtij programi studimi është e mbingarkuar me lëndë të shkencave bazë si: Matematika, Fizika dhe Kimia.
    6. Në disa prej lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi, janë shtuar njohuritë për softet inxhinierike të fushës së programit të studimit, për të rritur aftësitë e studentëve në drejtim të dixhitalizimit të njohurive, por nuk janë reflektuar në syllabuset përkatëse.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 107, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për plotësimin e rekomandimve të lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e mëparshëm periodik.
  2. Institucioni, të rishikojë afatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të shmangë angazhimin në mësimdhënie në këtë program studimi, të personelit ndihmës akademik.
  4. Institucioni, të përcaktojë në aktet e tij rregullatore, rolin dhe detyrën e Koordinatorit të programit të studimit, si dhe kualifikimi minimal që duhet të ketë kjo detyrë.
  5. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke reduktuar kreditet e tepërta të shkencave bazë dhe duke integruar më shumë lëndë të fushës si, Robotika ose Automatizimi.
  6. Institucioni, të marrë masa që njohuritë për softet inxhinierike të fushës së programit të studimit, për të rritur aftësitë e studentëve në drejtim të dixhitalizimit të njohurive, të reflektohen në syllabuset përkatëse.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 108, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “QEVERISJE DHE ADMINISTRIM PUBLIK”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 597, datë 28.05.2009
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 22, datë 12.04.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    2. Mungesa e një plani financiar të kostove të njësive bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
    3. Mungesa e një Koordinatori, në funksion të këtij programi studimi, në nivel të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e programit të studimi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 108, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Qeverisje dhe Administrim Publik”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë literaturën në gjuhën shqipe dhe syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  2. Institucioni, të hartojë një plan financiar të kostove të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi dhe një plan për mbështetje financiare të nevojshme për mbarëvajtjen e programit.
  3. Institucioni, të përcaktojë një Koordinator, në funksion të këtij programi studimi, në nivel të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e programit të studimi.
  4. Institucioni, të përditësojë kurrikulën e këtij programi studimi deri në masën 20 %, me qëllim përshtatjen e programit me nevojat e tregut të punës.
  5. Institucioni, të shtojë praktikat profesionale të këtij programi studimi edhe në administratën e kompanive e bizneseve private, jo vetëm të atyre publike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 109, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM PUBLIK”, ME PROFILE “POLITIKA PUBLIKE DHE BE”, “POLITIKA PUBLIKE DHE QEVERISJE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Publik”, me profile “Politika Publike dhe BE”, “Politika Publike dhe Qeverisje” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Publik”, me profile “Politika Publike dhe BE”, “Politika Publike dhe Qeverisje”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 56, datë 21.01.2009
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 23, datë 12.04.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit si dhe nuk reflekton kërkesat e tregut dhe të transformimeve të shoqërisë prej teknologjisë.
    2. Numri i ulët i studentëve të regjistruar në programin e studimit, veçanërisht për profilin “Politika Publike dhe BE”.
    3. Angazhim i ulët i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në projektet kërkimore ose mobilitete.
    4. Mungesa e një sistemi elektronik të menaxhimit të brendshëm të informacionit që ka të bëjë me informacionin, dokumentacionin dhe aktivitetin e personelit akademik dhe administrativ, në funksion të këtij programi studimi.
    5. Institucioni nuk raporton në nivelin e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, mbi realizimin e buxhetit të miratuar të vitit paraardhës.
    6. Aksesi i bibliotekës online sigurohet vetëm brenda institucionit, dhe jo jashtë ambienteve të tij.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Publik”, me profile “Politika Publike dhe BE”, “Politika Publike dhe Qeverisje”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej  3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 109, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Administrim Publik”, me profile “Politika Publike dhe BE”, “Politika Publike dhe Qeverisje”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë literaturën në gjuhën shqipe dhe syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit dhe që reflektojnë kërkesat e tregut dhe transformimet teknologjike të shoqërisë.
  2. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, veçanërisht për profilin “Politika Publike dhe BE”, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  3. Institucioni, të rrisë mbështetjen për personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, me qëllim shtimin e përfshirjes së tyre në projekte kërkimore shkencore dhe programet e mobilitetit.
  4. Institucioni, të mundësojë një sistem elektronik të menaxhimit të brendshëm të informacionit që ka të bëjë me informacionin, dokumentacionin dhe aktivitetin e personelit akademik dhe administrativ, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të hartojë raporte në nivelin e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, mbi realizimin e buxhetit të miratuar të vitit paraardhës.
  6. Institucioni, të marrë masa që aksesi i bibliotekës online të sigurohet jo vetëm brenda institucionit, por dhe jashtë ambienteve të tij.
  7. Institucioni, të zgjerojë gamën e metodave për vlerësimin e mësimdhënies të këtij programi studimi, me metoda të tjera bashkëkohore siç është vëzhgimi në klasë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 110, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 8981 Prot., datë 27.12.2005
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2600/1 Prot., datë 02.06.2021
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr.79, datë 05.10.2019
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur një rekomandim kryesisht dhe një plotësisht, të lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij prorgami studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë.
    2. Pjesëmarrje e ulët e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në projekte dhe aktivitete kërkimore shkencore.
    3. Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Paqëndrueshmëria e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nga njëri vit akademik në tjetrin.
    5. Mungesa e një analize dhe plani për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së këtij programi studimi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë-Bankë”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 110, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë-Bankë” Universiteti Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij prorgami studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë.
  2. Institucioni, në përmbushje edhe të rekomandimit të lënë në akreditimin e mëparshëm, të nxisë më tej pjesëmarrjen e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, në projekte dhe aktivitete kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të marrë masa që literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, të jetë e përditësuar me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa konkrete për motivimin e personelit akademik të këtij programi studimi, për të siguruar stabilitetin dhe vazhdimësinë në përbërjen e tij, nga një vit akademik në tjetrin.
  5. Institucioni, të përgatisë një analizë të detajuar të pikave të dobëta dhe praktikave të mira, dhe ta përdorë në vazhdimësi për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së brendshme të mësimdhënies së këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 111, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “OPERATOR DHË KËSHILLUES NË PËRKUJDESJE SHËNDETËSORE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2- vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 487, datë 27.07.2018
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2173/1 Prot., datë 28.04.2023
  5. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 09.09.2022
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë, nuk ka përmbushur një rekomandim, ka përmbushur plotësisht pesë dhe kryesisht një;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2- vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Rregullorja e programit të studimit, nuk është përditësuar në përputhje me rekomandimet e lëna në akreditimin e parë.
    3. Mospërputhje e dokumentacionit për mbulimin e lëndëve të këtij programi studimi, me personel akademik me kohë të plotë e me kohë të pjesshme.
    4. Mospërputhje e dokumentacionit, në lidhje me ngarkesën mësimore të studentëve të këtij programi studimi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2- vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 111, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2- vjeçar me karakter profesional në “Operator dhe Këshillues në Përkujdesje Shëndetësore”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, në përmbushje edhe të rekomandimit të lënë në akreditimin e parë, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që rregullorja e programit të studimit, të jetë e përditësuar në përputhje me aktet e reja ligjore e nënligjore si dhe me rekomandimet e lëna në akreditimin e parë.
  3. Institucioni, të marrë masa për mbulimin e programit të studimit me personel akademik me kohë të plotë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, si dhe për dokumentimin e duhur të këtij mbulimi.
  4. Institucioni, të marrë masa që dokumentacioni në lidhje me ngarkesën mësimore të studentëve të këtij programi studimi, të jetë i plotë dhe i saktë.
  5. Institucioni, të rishikojë ngarkesën në kredite të kategorisë formuese D, të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 112, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK NË OPERACIONE BIZNESI, MARKETING DHE SHITJE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2- vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 568, datë 12.09.2018
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2173/1 Prot., datë 28.04.2023
  5. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr.54, datë 09.09.2022
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur pesë rekomandime plotësisht dhe dy kryesisht, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2- vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:

     

    1. Megjithëse ka përmirësime të këtij programi studimi, në bazë të rekomandimeve të lëna në akreditimin e parë, nevojitet të bëhen përmirësime të mëtejshme të kurrikulës dhe përshtatje me nivelin e programit profesional.
    2. Sistemi i brendshëm për menaxhimin e informacionit në funksion të këtij programi studimi, nuk është plotësisht funksional.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2- vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 112, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2- vjeçar me karakter profesional në “Teknik në Operacione Biznesi, Marketing dhe Shitje”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të vijojë përmirësimin e kurrikulës së këtij programi studimi në kuadër të:
    1. rishikimit të syllabuseve në mënyrë që çështjet e përfshira dhe literatura bazë e paraqitur të mos tejkalojnë objektivat e programit profesional dhe nivelin e të nxënit të studentëve të këtij programi;
    2. shpërndarjes së lëndëve/moduleve nëpër semestra dhe vite, duke patur në vëmendje, lidhjen konceptuale mes tyre dhe rritjen graduale të shkallës së vështirësisë së koncepteve dhe aplikimeve që ofrohen gjatë zbatimit të programit.
  2. Institucioni, të marrë masa që sistemi i brendshëm i menaxhimit të informacionit, në funksion të këtij programi studimi, të jetë plotësisht funksional.
  3. Institucioni, të marrë masa për shtimin e përditësimin e fondit të literaturës në funksion të këtij programi studimi, si edhe të infrastrukturës kompjuterike e fizike të bibliotekës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 113, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 490, datë 23.06.2010
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 08, datë 24.01.2020
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Private
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur tre rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    2. Literatura e detyrueshme dhe ajo mbështetëse në funksion të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, si edhe fondi fizik i bibliotekës është i limituar.
    3. Në programin e studimit janë përfshirë thuajse në mënyrë të balancuar lëndë të së drejtës tregtare dhe civile nga njëra anë dhe lëndë të një spektri më të gjerë publik nga ana tjetër, ndërkohë që lëndët e grupit të parë, duhet të jenë pakrahasimisht dominuese në program.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të Universitetit “Luarasi”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 113, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, në përmbushje edhe të rekomandimit të lënë në akreditimin e mëparshëm, të përditësojë literaturën e detyrueshme dhe atë mbështetëse në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, si edhe të pasurojë më tej fondin fizik të bibliotekës.
  3. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke përfshirë më shumë lëndë që lidhen me fushën tregtare si: “Qeverisja e Korporatave” apo “E Drejtë Tregtare Evropiane”.
  4. Institucioni, të përditësojë rregulloren e programit të studimit, duke reflektuar në të gjuhën e huaj si kriter hyrës të studentëve.
  5. Institucioni, të marrë masa për kodifikimin e lëndëvë të programit, të cilat nuk janë të pajisura me kodin përkatës.
  6. Institucioni, të shtojë ambientet e leximit në funksion të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 114, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PENALE”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 490, datë 23.06.2010
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 99, datë 01.11.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Penale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur tre rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimin e lënë në akreditimin e mëparshëm periodik, duke vijuar të angazhojë në këtë program studimi, titullarë të lëndëve, kualifikimi i të cilëve është jo në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, të Universitetit “Luarasi”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 114, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, të Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, në përmbushje edhe të rekomandimit të lënë në akreditimin e mëparshëm periodik, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për vendosjen në funksion të faqes zyrtare të internetit edhe në gjuhën angleze dhe aksesimin edhe në këtë gjuhë të të gjithë informacionit të publikuar në gjuhën shqipe.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 115, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE”, ME PROFILE “POLITIKAT E INTEGRIMIT DHE QEVERISJE” DHE “ ADMINISTRATË PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politikat e Integrimit dhe Qeverisje” dhe “Administratë Publike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politikat e Integrimit dhe Qeverisje” dhe “Administratë Publike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 239, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Një pjesë e personelit akademik të këtij programi studimi nuk është plotësisht i njohur me procedurat rregullatore institucionale, siç janë ato që lidhen me administrimin e programeve lëndore, administrimin e kontrollit te dijeve, ankimimin etj.
    2. Mungesa e përfaqësimit të studentëve në Këshillin e Etikës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politikat e Integrimit dhe Qeverisje” dhe “Administratë Publike”Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 115, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politikat e Integrimit dhe Qeverisje” dhe “Administratë Publike”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për familjarizimin dhe trajnimin e personelit akademik të këtij programi studimi, mbi procedurat e administrimit, përditësimit dhe dokumentimit të programeve të lëndëve.
  2. Institucioni, të marrë masa që studentët të përfaqësohen edhe në Këshillin e Etikës, për të rritur përfshirjen e tyre në vendimmarrje.
  3. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, veçanërisht profilin “Administratë Publike”, në mënyrë që të realizohet përputhja e nevojës për dije, kompetenca dhe aftësi të profilit dhe disiplinave përkatëse.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 116, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI”, ME PROFILE “PSIKOLOGJI ORGANIZATIVE”, “PSIKOLOGJI KOMUNITARE” DHE “KËSHILLIM DHE PSIKOTERAPI ME ORIENTIM NJOHËS SJELLOR”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Organizative”, “Psikologji Komunitare” dhe “Këshillim dhe Psikoterapi me Orientim Njohës Sjellor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Organizative”, “Psikologji Komunitare” dhe “Këshillim dhe Psikoterapi me Orientim Njohës Sjellor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 576, datë 04.10.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e një procesi të vazhdueshëm për përmirësimin dhe përditësimin e përmbajtjes së programit të studimit në përputhje me objektivat strategjikë të zhvillimit të njësisë bazë përgjegjëse dhe të vetë programit.
    3. Numri i personelit akademik me formim bazë dhe të avancuar në fushën e psikologjisë, i angazhuar në këtë program studimi, është i ulët dhe i mungon licencimi i pjesës më të madhe nga Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, gjë që ndikon në profesionalizmin dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe etike të profesionit.
    4. Mungesë e theksuar e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi, drejt institucioneve të huaja të arsimit të lartë dhe anasjelltas.
    5. Praktikat e sigurimit të brendshëm të cilësisë nuk zbatohen në nivel programi dhe nuk adresojnë vlerësimin e aftësive mësimdhënëse dhe formimin profesional të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Organizative”, “Psikologji Komunitare” dhe “Këshillim dhe Psikoterapi me Orientim Njohës Sjellor”, Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 116, datë20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji”, me profile “Psikologji Organizative”, “Psikologji Komunitare” dhe “Këshillim dhe Psikoterapi me Orientim Njohës Sjellor”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të hartojë dhe zbatojë një plan periodik për rishikimin dhe përditësimin e përmbajtjes së programit të studimit, në përputhje me objektivat strategjikë të zhvillimit të njësisë bazë përgjegjëse dhe të programit.
  3. Institucioni, të marrë masa për rekrutimin e personelit akademik me formim bazë dhe të avancuar në psikologji, si dhe të nxisë procesin e licencimit të personelit akademik nga Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, për të garantuar cilësi dhe përputhshmëri me standardet profesionale.
  4. Institucioni, të forcojë bashkëpunimin me universitete të huaja dhe të promovojë mundësitë për mobilitetin e studentëve të këtij programi studimi, nëpërmjet marrëveshjeve të reja ndërinstitucionale dhe programeve ndërkombëtare si Erasmus+.
  5. Institucioni, të zbatojë mekanizma të brendshëm të sigurimit të cilësisë në nivel programi, duke përfshirë vlerësimin periodik të personelit akademik dhe përgatitjen e raporteve të dokumentuara për veprimtarinë e strukturave përgjegjëse, në funksion të përmirësimit të cilësisë së programit të studimit.
  6. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim shtimin e lëndëve të profileve përkatëse të programit.
  7. Institucioni, të mundësojë një laborator me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 117, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIK IMAZHERIE DHE RADIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 441, datë 25.07.2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 41 datë 22.04.2022, i ndryshuar me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 27.01.2023
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Laborant Mjekësor dhe Imazheri
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    2. Kategorizimi i disa lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi, në kategoritë e veprimtarive formuese, nuk i jep rëndësinë e duhur përgatitjes së studentëve.
    3. Mungesa e aktiviteteve kërkimore shkencor e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”, të Universitetit “Aldent”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 117, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Teknik Imazherie dhe Radioterapi”, Universiteti “Aldent”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për pasurimin e përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit në gjuhën shqipe dhe të huaj.
  2. Institucioni, të rishikojë në vijimësi kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim lehtësimin më tej të mobilitetit të studentëve drejt cikleve të studimit master, si dhe të bëhet më praktik e më i dobishëm angazhimi i të diplomuarve të këtij programi në kabinetet shëndetësore. Në këtë kuadër rekomandohet kalimi i lëndës së mamografisë nga lëndë me zgjedhje në lëndë të formimit karakterizues.
  3. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi për të marrë pjesë në aktiviteteve kërkimore shkencore.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të dy specialiteteve të këtij programi studimi, si ai i Imazherisë dhe i Radioterapisë, në dy programe më vete.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 118, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 90, datë 10.02.2010
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 48, datë 13.07.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Inxhinierisë së Ndërtimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e burimeve alternative të të ardhurave të këtij programi studimi, përveç tarifave të studentëve, cënon ecurinë dhe qëndrueshmërinë e programit të studimit.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 118, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi” Universiteti “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e burimeve alternative të të ardhurave të këtij programi studimi, përveç tarifave të studentëve, me qëllim sigurimin e ecurisë dhe qëndrueshmërisë së programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 119, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ART DHE DIZAJN”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Art dhe Dizajn” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Art dhe Dizajn”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 406, datë 26.05.2010
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 01, datë 01.02.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Polis”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Art dhe Dizajn
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Polis”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    2. Kategoria “D” e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Art dhe Dizajn”, Universitetit “Polis”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 119, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Art dhe Dizajn”, Universitetit “Polis”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore nën 360 orë, të anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të rishikojë kategorinë “D” të veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e burimeve alternative të të ardhurave të këtij programi studimi, përveç tarifave të studentëve, me qëllim sigurimin e ecurisë dhe qëndrueshmërisë së programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Polis”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 120, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET”, TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet” , me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 939, datë 03.09.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 6858/2 Prot., datë 06.05.2011
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 12.04.2019
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i New York-ut në Tiranë
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e njësisë së Auditimit të Brendshëm, në përputhje me parshikimet e Statutit të institucionit.
    3. Numri i krediteve i përcaktuar për detyrimet përmbyllëse në kurrikulën e këtij programi studimi, është i lartë.
    4. Mungesa e publikimit në faqen zyrtare të internetit të institucionit, e rezultateve të vlerësimit për monitorimin dhe sigurimin e cilësisë në mësimdhënie, si edhe e përditësimit në gjuhën shqipe të informacioneve të publikuara, në funksion edhe të këtij programi studimi.

 

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet”, të Universitetit të New York-ut Tiranë.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 120, datë 20.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet” Universiteti të New York-ut Tiranë janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për krijimin e njësisë së Auditimit të Brendshëm, në përputhje me parshikimet e Statutit të tij.
  3. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim uljen e numrit të krediteve të përcaktuara për detyrimet përmbyllëse.
  4. Institucioni të marrë masat për publikimin në faqen e tij zyrtare të internetit, të rezultateve të vlerësimit nga strukturat përgjegjëse për monitorimin dhe sigurimin e cilësisë në mësimdhënie duke respektuar lirinë, etikën akademike dhe legjislacionin për të dhënat personale, si edhe për përditësimin në gjuhën shqipe të informacioneve të publikuara, në funksion edhe të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të marrë masa për informimin e studentëve të këtij programi studimi, mbi të drejtat dhe përfaqësuesit e tyre, në strukturat vendimmarrëse të tij.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 121, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 226, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, nuk ka si pjesë përbërëse të saj personel akademik me profil në shkencat kompjuterike, për ofrimin e lëndëve të kësaj fushe, të cilat zenë dhe peshën më të madhe të programit të studimit.
    2. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    3. Faqja zyrtare e internetit të institucionit nuk përmban të gjitha detajet e nevojshme dhe procedurat akademike (pranimi, transferimi, njohja e studimeve, vlerësimi i dijes, etj.), në funksion të këtij programi studimi, duke lënë disa aspekte të paqarta për studentët e interesuar.
    4. Koordinatori i zgjedhur në funksion të këtij programi studimi, nuk është pjesë e personelit akademik i cili angazhohet në mësimdhenie në këtë program studimi.
    5. Mungesa e një dokumenti rregullator për mënyrën e funksionimit të komisionit të posaçëm që administron hartimin e tezës dhe mënyrën e zhvillimit të provimit përfundimtar të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 121, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”,Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të ketë si pjesë përbërëse të saj personel akademik me profil në shkencat kompjuterike, për ofrimin e lëndëve të kësaj fushe, të cilat zenë dhe peshën më të madhe të programit të studimit.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit me të gjitha detajet e nevojshme dhe procedurat akademike (pranimi, transferimi, njohja e studimeve, vlerësimi i dijes, etj.), në funksion të këtij programi studimi, për studentët e interesuar.
  4. Institucioni, të përcaktojë në rolin e koordinatorit të këtij programi studimi, personel akademik i cili angazhohet në mësimdhënie në këtë program studimi.
  5. Institucioni, të hartojë një dokument rregullator për mënyrën e funksionimit të komisionit të posaçëm që administron hartimin e tezës dhe mënyrën e zhvillimit të provimit përfundimtar të studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim që numri i krediteve të jetë në përputhje me numrin e krediteve të përcaktuara në urdhrin e hapjes së programi të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 122, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI BIOMJEKËSORE”, TË UNIVERSITETIT “WESTERN BALKANS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Biomjekësore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Biomjekësore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 422, datë 14.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Western Balkans”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Bioshkencave dhe Inxhinierisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Western Balkans”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Biomjekësore”, të Universitetit “Western Balkans”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 122, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Biomjekësore”, të Universitetit “Western Balkans”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Western Balkans”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 123, datë 20.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “REHABILITIM FIZIOTERAPEUTIK NË SPORT”, TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 20.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Rehabilitim Fizioterapeutik në Sport”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Rehabilitim Fizioterapeutik në Sport”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 446, datë 14.08.2023
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Sporteve të Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kineziologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Sporteve të Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Rregulloret e njësisë kryesore dhe njësisë bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, si edhe ajo e programit të studimit, kanë mangësi në lidhje me elementët që janë specifik për programet e ciklit të dytë të studimeve dhe nuk janë të përditësuara.
    2. Plani mësimor i këtij programi studimi, nuk përfshin module për rritjen e kapaciteteve kërkimore shkencore të studentëve.
    3. Literatura e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, është e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Numër i ulët i personelit ndihmës akademik, në funksion të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e një strategjie të qartë për mundësitë e mobilitetit të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Rehabilitim Fizioterapeutik në Sport”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 19.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 123, datë 20.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Rehabilitim Fizioterapeutik në Sport”, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë rregulloret e njësisë kryesore dhe njësisë bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, si edhe atë të programit të studimit, me elementët që janë specifik për programet e ciklit të dytë të studimeve.
  2. Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e moduleve për rritjen e kapaciteteve kërkimore shkencore të studentëve.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të rrisë numrin e personelit ndihmës akademik, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të hartojë një strategji të qartë për mobilitetin e studentëve të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve dhe plotësimin e kuotave.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Sporteve të Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 124, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 110, datë 02.11.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e rishikimit dhe përditësimit të kurrikulës së këtij programi studimi deri në masën 20 %, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e një analize mbi përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
    3. Pjesëmarrje e ulët e studentëve të këtij programi studimi, në programet ndërkombëtare të mobilitetit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 124, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë e përditësojë në mënyrë periodike kurrikulën e këtij programi studimi deri në masën 20 %, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të realizojë një analizë mbi përfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në programet ndërkombëtare të mobilitetit.
  4. Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e numrit të personelit akademik me tituj e grada shkencore, të angazhuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 125, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “STUDIME NË SHKENCA USHTARAKE”, TË AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Studime në Shkenca Ushtarake”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Studime në Shkenca Ushtarake”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 206, datë 03.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Akademia e Forcave të Armatosura
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ushtarake
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia e Forcave të Armatosura
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi, është e limituar.
    2. Mbështetje e limituar financiare në kuadër të aktiviteteve kërkimore shkencore të personelit akademik të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Studime në Shkenca Ushtarake”, të Akademisë së Forcave të Armatosura.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 125, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Studime në Shkenca Ushtarake”, të Akademisë së Forcave të Armatosura, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për rritjen e fondit të literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj, në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare në kuadër të aktiviteteve kërkimore shkencore, të personelit akademik të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë më tej promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Forcave të Armatosura, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 126, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 387, datë 08.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa e lartë mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe numër i ulët i personelit akademik me tituj e grada shkencore.
    2. Literatura në funksion të këtij programi studimi është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    3. Numër i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
    4. Aktivitete të kufizuara në kuadër të këshillimit të karrierës së studentëve të këtij programi studimi, të cilat nuk janë të përshtatura plotësisht me nevojat e studentëve dhe nuk sigurojnë lidhje të forta me tregun e punës.
    5. Informim dhe sensibilizim i limituar i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, mbi proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 126, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe për rritjen e numrit të personelit akademik me tituj e grada shkencore.
  2. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën fizike e atë online në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  4. Institucioni, të organizojë aktivitete më të strukturuara dhe të formalizuara për këshillimin e karrierës së studentëve të këtij programi studimi, duke u fokusuar në mundësitë e intershipeve dhe orientimin profesional të studentëve, si edhe duke u përshtatur me nevojat specifike të tyre dhe duke siguruar një mekanizëm të gjurmueshëm të ndikimit të tyre.
  5. Institucioni, të marrë masa për informimin dhe sensibilizimin e personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, mbi proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së programit, si edhe të shohë mundësinë e përfshirjes së aktorëve të tregut të punës në këto procese.
  6. Institucioni, të rishikojë rregulloren e këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e formave të kontrollit të dijeve dhe vlerësimin e tyre.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 127, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNIK NË RADIOLOGJI MJEKËSORE, IMAZHERI DHE RADIOTERAPI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknik në Radiologji Mjekësore, Imazheri dhe Radioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknik në Radiologji Mjekësore, Imazheri dhe Radioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 386, datë 08.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e infrastrukturës laboratorike të nevojshme në funksion të këtij programi studimi, e cila pengon shfrytëzimin e praktikave mësimore efikase, duke e vështirësuar aplikimin e njohurive teorike në përputhje me natyrën e programit të studimit.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknik në Radiologji Mjekësore, Imazheri dhe Radioterapi”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 127, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Teknik në Radiologji Mjekësore, Imazheri dhe Radioterapi”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për sigurimin e infrastrukturës laboratorike të nevojshme në funksion të këtij programi studimi, me qëllim shfrytëzimin e praktikave mësimore efikase, dhe aplikimin e njohurive teorike në përputhje me natyrën e programit të studimit.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të specialiteteve të këtij programi studimi, si ato të Radiologjisë, Imazherisë e Radioterapisë, në programe më vete.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 128, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT ADMINISTRATIV”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “REALD”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 421, datë 16.07.2018
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 11 datë 22.01.2021
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Reald”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Reald”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e një sistemi të plotë dhe funksional për administrimin, informimin dhe monitorimin e aktivitetit akademik, financiar dhe administrativ, të këtij programi studimi.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, të Kolegjit Universitar “Reald”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 128, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Asistent Administrativ”, të Kolegjit Universitar “Reald”, janë si vijon:

  1. Instituconi, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të verë në funksion një sistem të plotë dhe funksional për administrimin, informimin dhe monitorimin e aktivitetit akademik, financiar dhe administrativ, të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për pasurimin dhe përditësimin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përmirësimin e saj me lëndë që janë të lidhura ngushtësisht me këtë program studimi.
  5. Institucioni, të shtojë marrëveshjet e bashkëpunimit për zhvillimin e parktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Reald”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 129, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “AGROBIZNES”, ME PROFILE “MARKETING I PRODUKTIT BUJQËSOR” DHE “MENAXHIM I FERMËS BUJQËSORE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes”, me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2-vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes”, me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 405, datë 25.07.2019
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2380/3 Prot., datë 30.05.2022
  5. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 22.04.2022
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Agrobiznesit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur plotësisht vetëm tre rekomandime nga gjashtë, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Përmbajtja e njohurive të lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është plotësisht e përshtatur me kornizën së cilës i përket ky program studimi, sa i përket thellësisë së tyre në aspektin praktik, jo vetëm teorik.
    2. Ngarkesa mësimore vjetore në numër lëndësh e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, në disa lëndë është e papërditësuar dhe jo në përputhje me realitetin bujqësor të vendit, duke përfshirë referenca për kultura që nuk janë më pjesë e sektorit.
    4. Praktikat profesionale në funksion të këtij programi studimi, nuk janë plotësisht të formalizuara, si edhe mungon dokumentimi i bashkëpunimeve të strukturuara me biznese bujqësore për realizimin e tyre.
    5. Procedura e diplomimit dhe mënyrat e përfundimit të studimeve të studentëve të këtij programi studimi, nuk pasqyrohen qartë dhe plotësisht në rregulloren e programit të studimit.
    6. Mungesa e një plani të strukturuar për rekrutimin e studentëve, që do të ndihmonte në rritjen e regjistrimeve dhe në garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes”, me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 129, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Agrobiznes”, me profile “Marketing i Produktit Bujqësor” dhe “Menaxhim i Fermës Bujqësore”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përshtasë përmbajtjen e lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi drejt një orientimi më praktik, në përputhje me kuadrin në të cilin bën pjesë ky program.
  2. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore vjetore në numër lëndësh, të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të rishikojë përmbajtjen e syllabuseve dhe të përditësojë literaturën e përfshirë në to, me qëllim zëvendësimin e literaturës së vjetruar apo të parëndësishme për kontekstin bujqësor shqiptar, dhe integrimin e njohurive të reja që pasqyrojnë zhvillimet bashkëkohore në agrobiznes.
  4. Institucioni, të hartojë një plan të strukturuar për përmirësimin e praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi, përfshirë bashkëpunime të formalizuara me biznese bujqësore dhe agro-përpunuese, si dhe integrimin e praktikës brenda moduleve mësimore dhe jo vetëm si komponent më vete.
  5. Institucioni, të formalizojë procedurën e diplomimit dhe përfundimit të studimeve të studentëve të këtij programi studimi, brenda rregullores së programit të studimit, për të siguruar transparencë dhe udhëzime të qarta për studentët dhe personelin akademik.
  6. Institucioni, të hartojë e zbatojë një plan të posaçëm për rekrutimin e studentëve në këtë program studimi, me qëllim përmirësimin e regjistrimeve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të programit.
  7. Institucioni, të rrisë përpjekjet për shtimin e personelit akademik me ekspertizë të qartë në bujqësi dhe teknologji agro-ushqimore, për të mbuluar me kompetencë temat që lidhen me prodhimin, përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore.
  8. Institucioni, të krijojë mekanizma formalë për mbledhjen e opinionit të studentëve të këtij programi studimi dhe përfshirjen e tyre në përmirësimin e procesit mësimor, sidomos përmes mjeteve alternative kur numri i studentëve është shumë i ulët.
  9. Institucioni, të rrisë bashkëpunimin me sektorin privat dhe përfshirjen e përfaqësuesve të tregut të punës në hartimin dhe rishikimin e këtij programi studimi, për të siguruar përshtatshmërinë e tij me kërkesat aktuale të tregut dhe garantimin e punësimit të lartë të të diplomuarve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 130, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË-KONTABILITET”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kurrikula e këtij programi studimi, ka nevojë për riorganizimin e lëndëve në kategoritë e veprimtarive formuese dhe shtimin e lëndëve me zgjedhje, me qëllim rritjen e mundësive akademike dhe profesionale të studentëve.
    2. Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.
    3. Numri i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program rrezikon vazhdueshmërinë e programit në një të ardhme afatmesme.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 130, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë-Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, me qëllim rritjen e karakterit profesional të këtij progami studimi, të shtojë numrin e lëndëve karakterizuese dhe atyre me zgjedhje, bazuar në gjetjet dhe sugjerimet e grupit të vlerësimit të jashtëm të shprehura në raportin e vlerësimit të jashtëm.
  2. Institucioni, të përditësojë literaturën e përfshirë në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  3. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 131, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “PUNË SOCIALE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Punë Sociale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Punë Sociale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 455, datë 26.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    2. Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje të plotë me lëndët që ata mbulojnë.
    3. Literatura në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Punë Sociale”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 131, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Punë Sociale”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje të plotë me lëndët që ata mbulojnë.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë me botime të viteve të fundit fondin e literaturës në gjuhën shqipe, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të realizojë një analizë të mirëfilltë të tregu të punës, bazuar në interesin për këtë program studimi duke aplikuar dhe analizuar instrumentë të ndryshëm.
  5. Institucioni, të përditësojë rregulloren e njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, duke përcaktuar njohjen e këtij programi studimi nga Urdhri i Punonjësit Social, si një profesion i rregulluar.
  6. Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi, duke rishikuar shpërndarjen e krediteve në raport me format e mësimdhënies si dhe duke rikualifikuar dhe shtuar peshën specifike të disiplinave bazë dhe karakterizuese.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 132, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 18, datë 19.01.2012
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 26, datë 12.04.2019
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur plotësisht një nga dy rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Instrumentet dhe treguesit e përdorur me qëllim monitorimin dhe garantimin e cilësisë së brendshme të programit të studimit, nuk janë përdorur periodikisht si dhe nuk janë shoqëruar me raporte të viteve të fundit të cilat reflektojnë këto rezultate, analizojnë apo hartojnë plane veprimi që bazohen mbi këto rezultate.
    2. Pjesëmarrja në aktivitete kërkimore shkencore dhe mobiliteti i personelit akademik dhe studenteve të këtij programi studimi, është i ulët.
    3. Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi, e aktiviteteve didaktike si: seminare, laboratorë ose detyra/projekte kursi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, të Kolegjit Universitar “Bedër”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 132, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që rezultatet e vlerësimit nëpërmjet instumentëve matës të përdorur në funksion të këtij progami studimi, të shoqërohen me hapa konkrete masash dhe të bëhen publike si detyrim ndaj transparencës me studentët dhe publikun.
  2. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në programet e mobilitetit dhe projekte ndërkombëtare.
  3. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të këtij programi studimi, aktivitete didaktike si: seminare, laboratorë ose detyra/projekte kursi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 133, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 330, datë 07.08.2012
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 31.05.2019
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur plotësisht një nga dy rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e balancimit mes lëndëve gjuhësore dhe letrare të këtij programi studimi, me qëllim përputhjen sa më të mirë mes kompetencave që merren në këtë program dhe kërkesave të tregut të punës.
    2. Praktika profesionale si pjesë përbërëse e planit mësimor të këtij programi studimi, nuk është e qartë në lidhje me orët që studentët kalojnë në institucionin pritës.
    3. Instrumentet dhe treguesit e përdorur me qëllim monitorimin dhe garantimin e cilësisë së brendshme të programit të studimit, nuk janë përdorur periodikisht si dhe nuk janë shoqëruar me raporte të viteve të fundit të cilat reflektojnë këto rezultate, analizojnë apo hartojnë plane veprimi që bazohen mbi këto rezultate.
    4. Pjesëmarrja në aktivitete kërkimore shkencore dhe mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i ulët.
    5. Literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, të Kolegjit Universitar “Bedër”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 133, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e saj plotësisht me emërtimin e programit dhe kërkesat e tregut të punës.
  2. Institucioni, të marrë masa që, praktika profesionale si pjesë përbërëse e planit mësimor të këtij programi studimi, të jetë plotësisht e qartë në lidhje me orët që studentët kalojnë në institucionin pritës.
  3. Institucioni të marrë masa që, rezultatet e vlerësimit nëpërmjet instumentëve matës të përdorur në funksion të këtij progami studimi, të shoqërohen me hapa konkrete masash dhe të bëhen publike si detyrim ndaj transparencës me studentët dhe publikun.
  4. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik dhe studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në programet e mobilitetit dhe projekte ndërkombëtare.
  5. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën e përdorur në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 134, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “FINANCË DHE KONTABILITET”, ME PROFILE “FINANCË DHE BANKË”, “KONTABILITET DHE AUDITIM”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet”, me profile “Financë dhe Bankë”, “Kontabilitet dhe Auditim”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet”, me profile “Financë dhe Bankë”, “Kontabilitet dhe Auditim”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr.567, datë 02.12.2016
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 74 datë 04.10.2019
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesi
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Institucioni nuk përdor sisteme elektronike për vlerësimin dhe korigjimin e testeve dhe provimeve të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Mosplotësimi i numrit të kuotave të parashikuara për regjistrimin e studentëve në profilin “Financë dhe Bankë”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet”, me profile “Financë dhe Bankë”, “Kontabilitet dhe Auditim”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 134, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Financë dhe Kontabilitet”, me profile “Financë dhe Bankë”, “Kontabilitet dhe Auditim”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përdorë sisteme elektronike për vlerësimin dhe korigjimin e testeve dhe provimeve të studentëve të këtij programi studimi, për të siguruar një vlerësim objektiv dhe transparent.
  2. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, veçanërisht për profilin “Financë dhe Bankë”, me qëllim plotësimin e numrit të kuotave të parashikuara për regjistrimin e studentëve në këtë profil.
  3. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së orarit të shërbimit të bibliotekës për studentët e këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 135, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Telekomunikacioni”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 781, datë 10.11.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 8482/1 Prot., datë 31.08.2018 dhe Nr. 1933/1 Prot., datë 21.06.2021
  5. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 38 datë 13.07.2018
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Elektronike dhe Telekomunikacionit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Mungesa e angazhimit të studentëve të këtij programi studimi në mobilitete ndërkombëtare dhe e pjesëmarrjes në projekte në fushën e telekomunikacionit.
    3. Mbulimi i këtij programi studimi, në masën 46 % nga personel akademik pa tituj dhe grada shkencore.
    4. Numri në rënie i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, në tre vitet e fundit.
    5. Institucioni nuk ofron vijim të mëtejshëm në studimet master në të njëjtën fushë për studentët e diplomuar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 135, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Telekomunikacioni”, të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për ofrimin e mundësive për angazhimin e studentëve të këtij programi studimi në mobilitete ndërkombëtare dhe për pjesëmarrje në projekte në fushën e telekomunikacionit.
  3. Institucioni, të marrë masa për uljen e mbulimit të ngarkesës mësimore të këtij programi studimi nga personeli akademik pa tituj dhe grada shkencore.
  4. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.
  5. Institucioni të shohë mundësinë e ofrimit të një programi studimi të ciklit të dytë, në fushën e telekomunikacionit, me qëllim ofrimin e mundësisë së vijimit të studimeve të studentëve të diplomuar në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 136, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 77 datë 27.10.2018
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    2. Mospërputhja e disa lëndëve në kurrikulën e programit të studimit, me profilin civile dhe tregtare të programit të studimit.
    3. Mungesa e angazhimit të personelit ndihmës akademik, në kuadër të realizimit të praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e përdorimit të sistemit elektronik të testimit dhe vlerësimit të provimeve, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 136, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim zëvendësmin e disa lëndëve që nuk përputhen me profilin e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të angazhojë personel ndihmës akademik në kuadër të realizimit të praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të verë sa më shpejt në përdorim një sistem elektronik të testimit dhe vlerësimit të provimeve, si një mjet për shmangien e abuzimeve dhe rritjen e transparencës.
  5. Institucioni, të vazhdojë mbështetjen e personelit akademik për pjesëmarrje në projekte kërkimore kombëtare apo ndërkombëtare, duke shkuar përtej projekteve Erasmus+.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 137, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE “E DREJTË PENALE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 78 datë 27.10.2018
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Pavarësisht rekomandimit të lënë në akreditimin periodik, disa lëndë në kurrikulën e këtij programi studimi, vazhdojnë të mos përputhen me profilin penal të këtij programi, si dhe me objektivat e programit të studimit për formimin e ekspertëve dhe specialistëve në fushën e së drejtës penale.
    2. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    3. Mospërputhje e lehtë por e pranishme e kategorive C dhe D të veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, me aktet nënligjore në fuqi.
    4. Mungesa e përdorimit të sistemit elektronik të testimit dhe vlerësimit të provimeve, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e një sistemi të integruar dhe të dixhitalizuar të informacionit, me qëllim marrjen e shërbimit në kohë reale dhe në distancë për studentët, personelin akademik dhe atë administrativ, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 137, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, me qëllim zëvendësimin e disa lëndëve që nuk përshtaten ngushtësisht me fushën penale dhe përfshirjen në kurrikul të lëndëve me profil të mirëfilltë penal, me qëllim përshtatjen me profilin dhe objektivat e këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të rishikojë kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim që kategoritë C dhe D të jenë plotësisht në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të verë sa më shpejt në përdorim një sistem elektronik të testimit dhe vlerësimit të provimeve, si një mjet për shmangien e abuzimeve dhe rritjen e transparencës.
  5. Institucioni, të verë sa më shpejt në përdorim platformën dixhitale e cila do të mundësojë dixhitalizimin e administrimit të të dhënave dhe një ndërveprim më efikas midis studentëve të këtij programi studimi, strukturave administrative dhe atyre akademike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 138, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI NDËRTIMI”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 02.03.2019
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë i këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
  7. Institucioni nuk ka regjistruar studentë të rinj në këtë program studimi për dy vite të njëpasnjëshme akademike;
  8. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2022-2023;
  9. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mospërmbushja plotësisht e rekomadimit të lënë nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e parë, në lidhje me kufizimin si nga ana funksionale, ashtu edhe nga ana e përmbajtjes së literaturës bazë e ndihmëse për secilën lëndë të këtij programi studimi.
    2. Personeli akademik me kohë të plotë qe mbulon ngarkesën mësimore të lëndëve karakterizuese të këtij programi studimi, është i ulët në numër.
    3. Mungesa e personelit ndihmës akademik në funksion të zhvillimit të orëve praktike dhe laboratorëve, të këtij programi studimi.
    4. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    5. Mungesa e infrastrukturës laboratorike specifike, në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ndërtimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2022-2023 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre .
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 139, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “KOMUNIKIM DHE MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 238, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit, Komunikimit dhe Formimit të Kompetencave
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Rezultatet e vizitës në institucion të realizuar nga grupi ad hoc i përbërë nga anëtarë të Bordit të Akreditimit

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Numri i ulët i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, nga një vit akademik në tjetrin, rrezikon qëndrueshmërinë afatgjatë e afatmesme, të programit.
    2. Mungesa e ofrimit nga institucioni të një programi në ciklin e dytë të studimeve, me fokus në komunikim dhe marrëdhënie publike.
    3. Mungesa e një eksperti të jashtëm në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 139, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë promovimin e këtij programi studimi, me qëllim rritjen e numrit të studentëve të regjistruar, nga një vit akademik në tjetrin, për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë e afatmesme, të programit.
  2. Institucioni, të bëjë përpjekje për ofrimin e mundësisë së vijimit të studimeve për studentët e këtij programi studimi, në ciklin e dytë të studimeve, me fokus në komunikim dhe marrëdhënie publike.
  3. Institucioni, të bëjë pjesë të proceseve të sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi, një ekspert të jashtëm.
  4. Institucioni, të përditësojë udhëzimet për mësimdhënien online, duke përfshirë edhe udhëzime mbi metodat alternative të mësimdhënies, në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 140, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “STUDIME PSIKOSOCIALE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Studime Psikosociale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Studime Psikosociale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 409, datë 27.07.2016
  4. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 61 datë 05.07.2019, ndryshuar me Vendim të Bordit të Akreditimit Nr. 61/1, datë 05.10.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
  8. Rezultatet e vizitës në institucion të realizuar nga grupi ad hoc i përbërë nga anëtarë të Bordit të Akreditimit.

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
    2. Personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi, duke qenë nga profile të ndërmjetme, ka kufizime në ekspertizën e tij në disiplinën psiko-sociale, kufizim i cili mund të ndikojnë në cilësinë e mësimdhënies dhe përmbushjen e objektivave programore.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e papërditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e kritereve të qarta për përcaktimin e Koordinatorit të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Studime Psikosociale”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 140, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Studime Psikosociale”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi, të ketë një profil kualifikimi në psikologji, sociologji si dhe punë sociale në një raport të përafërt dhe kualifikimet e shkencave të tjera të jenë në raporte më të ulta, me qëllim që të jenë në gjendje të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe shprehi pune tek studentët në linjë me profilin për të cilin po studiojnë.
  3. Institucioni, të pasurojë e përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të përcaktojë kritere të qarta për përcaktimin e Koordinatorit të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të përditësojë e përmirësojë përmbajtjen e këtij programi studimi në mënyrë të vazhdueshme si në elementët e planit mësimor të programit të studimit edhe në përmbajtjen e syllabuseve të lëndëve dhe moduleve të ofruara, me fokus drejt balancimit të fushës psikologjike me atë sociale.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 141, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SHKENCA POLITIKE DHE ADMINISTRATIVE”, ME PROFILE “POLITIKA SOCIALE”, “ADMINISTRATË PUBLIKE”, “QEVERISJE VENDORE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politika Sociale”, “Administratë Publike”, “Qeverisje Vendore”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politika Sociale”, “Administratë Publike”, “Qeverisje Vendore”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akreditimi periodik:Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 28.09.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
  8. Rezultatet e vizitës në institucion të realizuar nga grupi ad hoc i përbërë nga anëtarë të Bordit të Akreditimit.

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur një rekomandim plotësisht dhe një pjesërisht, të lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mospërputhje e njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, me fushën e programit të studimit.
    2. Mospërmbushja plotësisht e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e mëparshëm periodik.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Mungesa e raporteve analitike në lidhje me përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politika Sociale”, “Administratë Publike”, “Qeverisje Vendore”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 141, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Shkenca Politike dhe Administrative”, me profile “Politika Sociale”, “Administratë Publike”, “Qeverisje Vendore”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që njësia kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të jetë në përputhje me fushën e programit të studimit.
  2. Institucioni, në përmbushje të rekomandimit të lënë nga Bordi i Akreditimit, në akreditimin e mëparshëm periodik, të përfshijë në planin mësimor të programit të studimi lëndë me zgjedhje, si pjesë e aktiviteteve formuese.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të hartojë raporte analitike në lidhje me përfitimet nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura në funksion të realizimit të programit të studimit.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e përdorimit të një sistemi antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 142, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “STUDIME POLITIKE DHE STRATEGJITË EKONOMIKE TË ZHVILLIMIT”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 482, datë 03.10.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2752/1 Prot., datë 24.04.2018
  5. Akreditimi periodik:Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 63 datë 28.09.2018
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
  8. Rezultatet e vizitës në institucion të realizuar nga grupi ad hoc i përbërë nga anëtarë të Bordit të Akreditimit.

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qenë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mospërputhje e njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, me fushën e programit të studimit.
    2. Mospërmbushja plotësisht e rekomandimeve të lëna nga Bordi i Akreditimit në akreditimin e mëparshëm periodik.
    3. Literatura në funksion të këtij programi studimi nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit.
    4. Faqja zyrtare e internetit e institucionit, nuk është e përditësuar me informacione që lidhen me këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 142, datë 21.06.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Studime Politike dhe Strategjitë Ekonomike të Zhvillimit”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që njësia kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të jetë në përputhje me fushën e programit të studimit.
  2. Institucioni, në përmbushje të rekomandimit të lënë nga Bordi i Akreditimit, në akreditimin e mëparshëm periodik, të përfshijë në planin mësimor të programit të studimit lëndë me zgjedhje, si pjesë e aktiviteteve formuese.
  3. Institucioni, të përditësojë literaturën në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit.
  4. Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit me informacione që lidhen me këtë program studimi.
  5. Institucioni, të nxisë më tej studentët e këtij programi studimi, për të marrë pjesë në aktivitete kërkimore shkencore, në bashkëpunim me personelin akademik.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 143, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË SPECIALIZUES AFATGJATË NË “ORTOPEDI DHE TRAUMATOLOGJI”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë, specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe Traumatologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe Traumatologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 678, datë 29.12.2017
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Specializime Afatgjata”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Spitali i institucionit, nuk është i akredituar si edhe nuk disponon një repart të dedikuar në Ortopedi e Traumatologji, duke ndikuar kështu në mundësitë e zhvillimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
    2. Mungesa e raporteve periodike mbi ecurinë e këtij programi studimi.
    3. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i limituar.
    4. Udhëheqësi klinik i këtij programi studimi, nuk është pjesë e personelit akademik të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe Traumatologji”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 143, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit specializues afatgjatë në “Ortopedi dhe Traumatologji”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përmirësojë procesin e përcaktimit të studentëve në reparte në përputhje me specialitetin e programit të studimit, në mënyrë që t’u mundësojë zhvillimin e duhur profesional dhe përvetësimin e përvojës praktike, veçanërisht në fushat e ortopedisë dhe traumatologjisë.
  2. Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike mbi ecurinë e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rrisë mbështetjen në kuadër të shtimit të aktivitetit kërkimor shkencor, të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të marrë masa që udhëheqësi klinik i këtij programi studimi, të jetë pjesë e personelit akademik të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”,  duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 144, datë 21.06.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË SPECIALIZUES AFATGJATË NË “KIRURGJI E PËRGJITHSHME”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë, specializues afatgjatë në Kirurgji e Përgjithshme, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi specializues afatgjatë në Kirurgji e Përgjithshme”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 664, datë 28.12.2017
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata”, Romë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kirurgjikale
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite akademike
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Specializime Afatgjata”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Studentët e këtij programi studimi, nuk i shtrijnë praktikat e tyre në të gjitha nenspecialitet kirurgjikale në institucionet spitalore ku zhvillojnë praktikat.
    2. Mosrespektimi i moshës në përzgjedhjen e studentëve specializantë, të cilët nuk duhet të kalojë moshën 35 vjeç.
    3. Mungesa e akreditimit të spitalit të institucionit.
    4. Aktiviteti kërkimor shkencor i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i limituar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit specializues afatgjatë në “Kirurgji e Përgjithshme”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 20.06.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 144, datë 21.06.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit specializues afatgjatë në “Kirurgji e Përgjithshme”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që studentët e këtij programi studimi, të zhvillojnë praktikat në të gjitha nënspecialitetet kirugjikale, në institucionet spitalore ku zhvillojnë praktikat me qëllim përmbushjen e kualifikimit si kirurg i përgjithshëm.
  2. Institucioni, të sigurohet që të mos pranojë studentë specializantë në këtë program studimi, mbi moshën 35 vjeç.
  1. Institucioni, të marrë masa për akreditimin e spitalit të tij, me qëllim përmbushjen e kërkesave të kuadrit ligjor në fuqi.
  2. Institucioni, të rrisë mbështetjen në kuadër të shtimit të aktivitetit kërkimor shkencor, të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”,  duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 145, datë 21.06.2025

PËR

PËRJASHTIMIN NGA PAGESA E TARIFËS PËR VLERËSIMIN NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, AKADEMIA E FILMIT DHE MULTIMEDIAS “MARUBI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Shkresën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me Nr. 55 Prot., datë 25.04.2025 me lëndë “Kërkesë për përjashtim nga pagesa e vlerësimit të akreditimit”
  2. Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 229, datë 26.04.2018 “Për riorganizimin e Shkollës së Lartë Jopublike “Marubi” në Akademi të Filmit dhe Multimedia “Marubi” dhe dhënien e statusit të veçantë të këtij institucioni të arsimit të lartë

konstaton se:

  1. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” gëzon statusin e një institucioni të veçantë të arsimit të lartë.
  2. Numri i studentëve në të gjitha ciklet e studimit në këtë institucion, është më pak se 30 studentë.

Mbështetur në gjithë sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI

  1. Përjashtimin nga pagesa e tarifës për vlerësimin në kuadër të akreditimit të programit të studimit të institucionit të arsimit të lartë, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për vijimin e procesit të akreditimit të programit të studimit, pa detyrimin për pagesën e tarifës, sipas pikës 1 si më lart, zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 146, datë 21.06.2025

PËR

MIRATIMIN E “LISTËS VJETORE TË EKSPERTËVE VENDAS DHE TË HUAJ TË VLERËSIMIT”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pas shqyrtimit të listës paraprake vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, si edhe shqyrtimit të aplikimeve të ardhura në kuadër të thirrjes së hapur me vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 165, datë 14.09.2024 “Për miratimin e kritereve specifike së përzgjedhjes së ekspertëve të Diasporës Akademike Shqiptare në kuadër të vlerësimit të jashtëm”, në mbledhjen e tij të datës 21.06.2025,

VENDOSI

  1. Të miratojë “Listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit”, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për përdorimin e saj si bazë në përzgjedhjen e ekspertëve në kuadër të proceseve të vlerësimit institucional dhe/ose të programeve të studimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.