Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 2 Mars 2019

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 16, datë 02.03.2019

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “TEKNOLOGJI NDËRTIMI”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.03.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Raportimin e komisionit të posaçëm të ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  7. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  8. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion dhe raportimit nga komisioni i posaçëm i ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i kopjeve fizike në bibliotekë në funksion të këtij programi studimi është i kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ndërtimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, me rekomandimin sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandim në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 02.03.2019, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji ndërtimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës”:

Institucioni, të shtojë në bibliotekë numrin e kopjeve fizike në funksion të këtij programi studimi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 17, datë 02.03.2019

PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, NË “TEKNOLOGJI E INSTALIMEVE ELEKTRIKE”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.03.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”
  2. Cikli i studimit: me karakter profesional, pas arsimit të mesëm
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 375, datë 25.07.2017
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e komisionit të posaçëm të ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion dhe raportimit nga komisioni i posaçëm i ngritur nga Bordi i Akreditimit;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të kërkesave ligjore dhe kritereve akademike për këtë nivel dhe lloj programi dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht kërkesat ligjore dhe kriteret akademike”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik me kohë të plotë i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon 70 % të ngarkesës mësimore;
    2. Numri i titujve në bibliotekë për realizimin e këtij programi studimi është i kufizuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 02.03.2019, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”, të Kolegjit Profesional të Tiranës”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përpara fillimit të vitit të ri akademik 2019-2020, të rekrutojë staf të ri akademik efektiv dhe me ekspertizë në fushën e teknologjisë së instalimeve elektrike, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf akademik efektiv në masën të paktën 70 %.
  2. Institucioni, të shtojë në bibliotekë numrin e kopjeve fizike në funksion të këtij programi studimi.

Kolegji Profesional i Tiranës, përpara fillimit të vitit të ri akademik 2019-2020, të dorëzojë pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, dokumentacion/evidenca mbi përmbushjen e rekomandimit 1 sa më lart.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së rekomandimit 1 sa më lart dhe raportimin në Bordin e Akreditimit brenda afatit të parashikuar.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 18, datë 02.03.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “FARMACI”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.03.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Farmaci”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Farmaci”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Shkresë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 5663, datë 01.09.2005, riorganizuar me Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 226, datë 21.07.2009
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 124, datë 15.12.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Farmacisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  8. Kredite (ECTS): 300 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm periodik për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të mëparshëm periodik të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i mëparshëm ;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa prej anëtarëve të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi kanë ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh.
    2. Përfshirja e stafit akademik në projekte kërkimore është ende e ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit Master i Shkencave“Farmaci”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 18, datë 02.03.2019, “Për akreditimin periodik të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave“Farmaci”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik efektiv, me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës së lartë mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të shohë mundësinë e rritjes së mbështetjes financiare për pjesëmarrjen e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi në projekte kërkimore.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 19, datë 02.03.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “PSIKOLOGJI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.03.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Psikologji klinike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Psikologji klinike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 89, datë 10.02.2010, riorganizuar me Shkresë të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 6313/2 Prot, datë 18.07.2018
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 327, datë 07.08.2012
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë; 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Prej tre rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë, Institucioni ka përmbushur një rekomandim, ka përmbushur pjesërisht një dhe nuk ka përmbushur një rekomandim;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi mbulon vetëm 20 % të ngarkesës mësimore të programit të studimit;
    2. Marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura nga Institucioni në kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve, për formimin profesional të studentit në këtë program studimi, janë të pamjaftueshme;
    3. Institucioni nuk ka realizuar një studim të mirëfilltë të tregut të punës për nevojat reale të tregut për psikologë klinikë;
    4. Numri i titujve të literaturës së detyruar dhe rekomanduar për lëndët e këtij programi studimi, në bibliotekë, është i kufizuar;
    5. Angazhimi i studentëve të këtij programi studimi në aktivitete ekstrakurrikulare është i ulët.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional“Psikologji klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 1 (një) viti akademik.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2020.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë. 

BORDI I AKREDITIMIT

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 19, datë 02.03.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional“Psikologji klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik efektiv, me grada dhe tituj, të specializuar në fushën e psikologjisë klinike, me qëllim mbulimin e ngarkesës mësimore nga staf akademik efektiv në masën të paktën 70 %.
  2. Institucioni, të lidhë e verë në zbatim marrëveshje të posaçme bashkëpunimi me Institucione të specializuara në fushën e psikologjisë klinike, në kuadër të realizimit të praktikës profesionale të studentëve.
  3. Institucioni, të realizojë një studim tregu me qëllim mundësimin e një vlerësimi objektiv të nevojave të tregut të punës për psikologë klinikë dhe lehtësimin e përpilimit të objektivave për të ardhmen.
  4. Institucioni, të verë në dispozicion të studentëve të këtij programi studimi, në bibliotekë, literaturën e nevojshmë të parashikuar në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi si dhe ta pasurojë atë me tituj mbështetës për avancimin e mëtejshëm profesional të studentëve.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e lidhjes e vënies në zbatim të marrëveshjeve të bashkëpunimit me qendra dhe institucione në fushën e Psikologjisë klinike dhe fusha të tjera të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me të, në kuadër të përfshirjes së studentëve në aktivitete ku të prezantohen teknikat terapeutike në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme psikologjike të organizuara nga pedagogë të ftuar jashtë institucionit.
  6. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të programeve specifike për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik e të personelit mësimor shkencor.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 20, datë 02.03.2019

PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ARSIM PARASHKOLLOR DHE FILLOR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITETAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 02.03.2019, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Arsim Parashkollor dhe Fillor”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Arsim Parashkollor dhe Fillor”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 330, datë 07.08.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 223, datë 04.06.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave të Edukimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
  9. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Ky program studimi, për kohëzgjatjen dhe llojin e tij, nuk është në përputhje me Nenin 83, të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, për këto lloj programesh;
  8. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të parë” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi ka ngarkesë të lartë mësimore në orë dhe numër lëndësh;
    2. Organizimi i lëndëve dhe shpërndarja e krediteve nuk është në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
    3. Objektivat e programit të studimit nuk janë përkthyer në kompetenca profesionale;
    4. Në disa lëndë specifike të këtij programi studimi, si psh. lënda e edukimit figurativ apo muzikor, metodat e parashikuara të mësimdhënies nuk janë të mjaftueshme;
    5. Disa prej syllabuseve të këtij programi studimi nuk janë të përditësuara me të gjithë elementët përbërës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit, 

VENDOSI:

  1. Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor“Arsim Parashkollor dhe Fillor”, të Kolegjit Universitar “Bedër”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2018-2019 dhe që aktualisht ndjekin studimet në këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi, deri në riorganizimin e tij, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT 

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 20, datë 02.03.2019, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Arsim Parashkollor dhe Fillor”, të Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë staf të ri akademik efektv, me grada e tituj, me qëllim uljen e ngarkesës së lartë mësimore të stafit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të realizojë organizimin e lëndëve sipas veprimtarive formuese dhe shpërndarjen e krediteve në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të realizojë përkthimin e plotë të objektivave të programit të studimit në kompetenca profesionale.
  4. Institucioni, të përmirësojë metodat e mësimdhënies në disa lëndë specifike dhe mbështetjen e realizimit të tyre me hapësirat e nevojshme, p.sh. atelie për zhvillimin e praktikave për lëndën e edukimit figurativ apo muzikor.
  5. Institucioni, të plotësojë e përditësojë syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët përbërës.

Rekomandimet si më lart duhet të mbahen parasysh nga Institucioni edhe gjatë procesit të riorganizimit të këtij programi studimi, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 21, datë 02.03.2019

PËR
MIRATIMIN E NDRYSHIMEVE NË “SONDAZHIN KOMBËTAR TË STUDENTËVE” DHE PLANIT TË VEPRIMIT ME AFATET KOHORE TË RISHIKUARA PËR REALIZIMIN E “SONDAZHIT KOMBËTAR TË STUDENTËVE” TË RRADHËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 783, datë 26.12.2018 “Për vlerësimin e performancës në mësimdhënie të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë, edhe nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim raportimin e Grupit Qendror të Punës, të ngritur me Urdhër Nr. 16, datë 26.02.2019 të Drejtorit të ASCAL,

 VENDOSI:

  1. Të miratojë ndryshimet në “Sondazhin Kombëtar të Studentëve”, sipas materialit bashkëngjitur këtij Vendimi.
  2. Të miratojë Planin e Veprimit me afatet kohore të rishikuara për realizimin e “Sondazhit Kombëtar të Studentëve” të rradhës, sipas materialit bashkëngjitur këtij Vendimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij Vendimi.

Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

BORDI I AKREDITIMIT