Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 18 Dhjetor 2020

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 61, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI I NEW YORK-UT NË TIRANË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i New York-ut në Tiranë, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti i New York-ut në Tiranë
  2. Organizimi i institucionit: Jopublik
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Shoqërore
    2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit
    3. Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
    4. Instituti për Kërkime Europiane dhe Ballkanike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave VKM. Nr. 397, datë 15.08.2002
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 53, datë 06.02.2013
  7. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit 102, datë 10.11.2017

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti i New York-ut në Tiranë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i New York-ut në Tiranë, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 17/12/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

 Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 61, datë 18.12.2020, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti i New York-ut në Tiranë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë më shumë studentë, në varësi të ciklit të studimit, në kërkim shkencor, projekte kërkimore dhe programet e shkëmbimit.
  2. Institucioni, të fuqizojë më tej rrjetin alumni dhe të rrisë përfshirjen e tij në sigurimin e brendeshëm të cilësisë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i New York-ut në Tiranë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

  REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 63, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “SIGURIA KIBERNETIKE DHE E INFORMACIONIT”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”  

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 419, datë 16.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën të paktën 70 % ngarkesën mësimore të programit të studimit.
    2. Në këtë program studimi janë angazhuar si lektorë staf akademik pa gradë shkencore në mospërmbushje të akteve ligjore dhe nënligjore.
    3. Mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për një pjesë të lëndëve të programit të studimit dhe mungesa e një plani të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit.
    4. Mungesa e orëve laboratorike në planin mësimor dhe pamjaftushmëria e programeve softwear në mbështetje të pjesës laboratorike të programit të studimit.
    5. Mungesa e një sistemi menaxhimi informatik të brendshëm funksional për sekretarinë mësimore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit”, të Universitetit “Luarasi”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 63, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit””, të Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
  2. Institucioni, në përmbushje të detyrimeve ligjore, të angazhojë si lektorë në këtë program studimi staf akademik me tituj dhe grada. 
  3. Institutioni, të pasurojë bibliotekën, sipas një plani të detajuar, me tekste në gjuhën shqipe dhe angleze, në funksion të programit të studimit.
  4. Institucioni, të sigurojë programet softwear, të nevojshëm për zhvillimin e pjesës laboratorike të këtij programi studimi.
  5. Instituticoni, të përfshijë në planin mësimor të programit të studimit edhe orët laboratorike.
  6. Institucioni, të marrë masat e nevojshme për zhvillimin dhe vënien në funksion të sistemit të menaxhimit informatik të brendshëm për sekretarinë mësimore.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

   REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 64, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MARKETING DIXHITAL”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Marketing Dixhital”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Marketing Dixhital”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 706, datë 19.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Administrative
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  7. Kredite (ECTS): 60 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se: 

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Në këtë program studimi janë angazhuar si lektorë staf akademik pa gradë shkencore në mospërmbushje të akteve ligjore dhe nënligjore.
    2. Për këtë program studimi mungon një studim i detajuar i tregut të punës.
    3. Pamjaftueshmëria e literaturës fizike dhe elektronike në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Marketing Dixhital”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 64, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Marketing Dixhital””, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1.  Institucioni, në përmbushje të detyrimeve ligjore, të angazhojë si lektorë në këtë program studimi staf akademik me tituj dhe grada. 
  2. Institucioni, të realizojë studime të tregut të punës të detajuara, bazuar në studime / kërkime sasiore dhe në analiza të detajuara të bizneseve që ofrojnë shërbime të cilat kanë lidhje me programin e studimit.
  3. Institucioni, të shtojë fondin e bibliotekës me literaturë fizike dhe elektronike në funksion të programit të studimit.
  4. Institucioni, të rishikojë dhe përditësojë silabuset e lëndëve me qëllim mos persëritjen e koncepteve, eleminimin e temave të panevojshme apo përsëritura, si dhe përfshirjen e më shumë elementëve praktik në ato lëndë që kanë ngarkesë të madhe teorike.
  5. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor disa lëndë me zgjedhje që synojnë formime specifike si dhe një apo dy lëndë të përgjithshme marketingu.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

  REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 65, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “FINANCË”, ME PROFILE: “KONTABILITET”, “BANKË”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë”, me profile: “Kontabilitet”, “Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë”, me profile: “Kontabilitet”, “Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 16, datë 19.01.2017
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë - Bankë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

    1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
    2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
    3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
    4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
    5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është, “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
      1. Mungesa në strukturën e planit mësimor të lëndëve dalluese/diferencuese midis profileve të këtij programi studimi.
      2. Në kundërshtim me rregulloren e programit të studimit, institucioni i lejon studentëve vetëm provimin me shkrim për përmbushjen e detyrimeve përmbyllëse të programit të studimit.
      3. Pamjaftushëria e literaturës fizike dhe elektronike në funksion të programit të studimit.
      4. Roli i pamjaftueshëm i rrjetit Alumni në sigurimin e brendshëm të cilësisë për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Financë”, me profile: “Kontabilitet”, “Bankë”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

 Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 65, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Bachelor “Financë”, me profile: “Kontabilitet”, “Bankë””, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në strukturën e planit mësimor, lëndë dalluese/ diferencuese midis dy profileve të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të ofrojë mundësinë e mbylljes së ciklit të studimeve Bachelor për këtë program studimi, me punim diplome, siç është e përcaktuar edhe në rregulloren e programit të studimit për diplomimin e studentëve.
  3. Institucioni, të shtojë fondin e bibliotekës me literaturë fizike dhe elektronike në fuksion të programit të studimit.
  4. Institucioni, të institucionalizojë rolin e rrjetit Alumni në sigurimin e brendshëm të cilësisë.

 Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

   REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 66, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM NË TURIZËM, HOTELERI DHE EVENTE ”, TË UNIVERSITETIT “METROPOLITAN TIRANA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 413, datë 13.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Metropolitan Tirana”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Administrative
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Metropolitan Tirana”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Pamjaftueshmëria e lëndëve të fushës së turizmit, hotelerisë dhe eventeve, në planin mësimor të programit të studimit.
    2. Pamjaftushëria e literaturës fizike dhe elektronike në funksion të programit të studimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente”, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 66, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente””, të Universitetit “Metropolitan Tirana”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshijë në planin mësimor të programi të studimit, më shumë lëndë/module të fushës së turizmit, hotelerisë dhe eventeve, të cilat të jenë të orientuara në aspekte praktike, duke patur të planifikuara kreditet përkatëse për projekte dhe detyra kursi.
  2. Institucioni, të pasurojë bibliotekën me literaturë të mjaftueshme për lëndët profesionale që përmban ky program studimi.
  3. Institucioni, të përshtasë nivelin e vështirësisë së lëndëve të planit mësimor me nivelin e këtij cikli studimi.
  4. Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë në fushën e turizmit, hotelerisë dhe eventeve, për zhvillimin e praktikës dhe internship-eve të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Metropolitan Tirana”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 62, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË UNIVERSITETI “MESDHETAR I SHQIPËRISË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  2. Organizimi i institucionit: Jopublik
  3. Lloji i institucionit: Universitet
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Shkencave Ekonomike
    2. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
    3. Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 177, datë 19.02.2009
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.273, datë 18. 05. 2017
  7. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 102, datë 10.11.2017; Vendim i Bordit të Akreditimit 43, datë 13.07.2018

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit të parë të këtij institucioni të Arsimit të Lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni ka ndërmarrë masa për të përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen plotësisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen plotësisht”.
  8. Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë institucion është Pozitiv.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për institucionin e arsimit të lartë, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucional të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 17/12/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 62, datë 18.12.2020, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të krijojë dhe institucionalizojë mekanizmat e nevojshëm për të mundësuar autonominë financiare në nivelin e njësive bazë.
  2. Institucioni, të marrë masa për zgjerimin e mëtejshëm të infrastrukturës fizike në funksion të procesit mësimor. 

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 67, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 637, datë 05.10.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Pjesa më e madhe e titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi nuk i përkasin kategorisë “Profesor”.
    2. Nuk zbatohet plotësisht VKM Nr. 41, datë 24.1.2018, i ndryshuar, për ofrimin e lëndëve me zgjedhje të cilat pavarësisht se në planin mësimor rezultojnë lëndë më zgjedhje, aktualisht ofrohen si lëndë të detyrueshme.
    3. Mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës ku të analizohen nevojat e tregut të punës dhe identifikimi i atyre moduleve/lëndëve që do të pasuronin kurrikulën e programit të studimit.
    4. Mungojnë raporte analitike dhe të dhëna sasiore të përpunuara për të analizuar sigurimin e cilësisë në mësimdhënie për këtë program studimi.
    5. Mungon një plan-buxhet i detajuar me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe kriteret e financimit për aktivitete kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të stafit akademik.
    6. Fondi fizik i bibliotekës është i kufizuar në numër dhe botime të reja.
    7. Njohuri e ulët e studentëve me metodat e kërkimit shkencor dhe përfshirje e ulët e personelit akademik dhe studentëve në aktivitete dhe botime shkencore.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave “Administrim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2022.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 67, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave “Administrim Biznesi””, të Kolegji Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përcaktimin si titullarë lëndësh në këtë program studimi të anëtarëve të personelit akademik që i përkasin kategorisë “Profesor” në përputhje me parashikimet ligjore.
  2. Institucioni, të rishikojë kategorizimin e lëndëve sipas veprimtarive formuese, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë me VKM Nr. 41, datë 24.01.2018, i ndryshuar, dhe rëndësinë konkrete të lëndëve, si dhe t’u ofrojë studentëve mundësinë e përzgjedhjes së lëndëve me zgjedhje.
  3. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës, me një metodologji të qartë lidhur me mënyrën e mbledhjes dhe analizmit të të dhënave, në të cilin të reflektojë me evidenca nevojat reale të bizneseve në Shqipëri.
  4. Institucioni, të hartojë raporte analitike të detajuara mbi:
    • arritjet dhe përmbushjen e objektivave të programit të studimit në rang departamenti/programi;
    • cilësinë e studentëve të regjistruar në këtë program studimi;
  5. Institucioni, të parashikojë një plan-buxhet me zërat përkatës për mbështetjen e trajnimeve dhe kriteret e financimit të aktiviteteve kërkimore/shkencore për zhvillimin profesional të stafit akademik të këtij programi studimi, si dhe të realizojë një procedurë transparente për alokimin e fondeve për kërkimin shkencor.
  6. Institucioni, të përditësojë literaturën e parashikuar në syllabuset e këtij programi studimi, me botime të pesë viteve të fundit, si dhe të pasurojë bibliotekën me një gamë më të gjerë botimesh bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe angleze.
  7. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë rekomandohet të:
    • përdorë instrumenta sasiorë në mbledhjen e të dhënave për vlerësimet, në mënyrë që njësia të mund të dalë në konkluzione të sakta;
    • bëjë pyetësorët pjesë të analizës periodike të mbarëvajtjes së programit të studimit dhe t’ua bëjë të ditura konkluzionet edhe studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “WISDOM”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 68, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “AGJENT I PASURIVE TË PALUAJTSHME”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Agjent i Pasurive të Paluajtshme”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Agjent i Pasurive të Paluajtshme”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 454, datë 25.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Private
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush plotësisht standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Agjent i Pasurive të Paluajtshme”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 17/12/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 68, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Agjent i Pasurive të Paluajtshme””, të Kolegji Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masat për balancimin e lëndëve të natyrës praktike dhe teorike në përputhje me aktet ligjore dhe nën-ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që literatura bazë, e cila në disa prej lëndëve të programit të studimit ofrohet në gjuhën angleze, të zëvendësohet me literaturë në gjuhen shqipe, duke iu përshtatur nivelit të ciklit të studimit.
  3. Instititucioni, të përfshijë në planin mësimor të programit të studimit, mjaftushëm module/lëndë/tema në lidhje në fushën e marketingut digjital, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të studentëve me tregun e punës dhe shitjen në epokën digjitale.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “WISDOM”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 69, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT JURIDIK”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Juridik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Juridik”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 369, datë 05.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Publike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësinë si më poshtë:
    1. Nuk ka një raport të balancuar ndërmjet orëve të punës praktike dhe orëve teorike sipas raportit të kërkuar 50% me 50% në përputhje me standardet e cilësisë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Juridik”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë)
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 69, datë18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Juridik””, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përfshirjë në kurrikulën e këtij programi studimi lëndë që mundësojnë aftësimin praktik të studentëve sidomos përsa i përket aftësive komunikuese dhe etikës profesionale.
  2. Institucioni, të shtojë numrin e orëve të punës praktike në lëndët të cilat aktualisht në programin mësimor nuk kanë të përfshira këto orë si p.sh, në lëndët: “Bazat e ligjshmërisë dhe e drejta kushtetuese”, “E drejta e detyrimeve”, “E drejta administrative” dhe në lëndën “Njohuri informatike” e cila duhet të ketë dhe orë në laborator.
  3. Institucioni, të marrë masa për trajnimin e vazhdueshëm të stafit akademik në funksion të përmirësimit të metodave të mësimdhënies në programet e studimit me karakter profesional.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “WISDOM”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 70, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “ASISTENT SOCIAL”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Asistent Social”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Social”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 367, datë 05.07.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një strategjie për përzgjedhjen e institucioneve ku zhvillohet praktika profesionale, me qëllim që të jenë në linjë me kualifikimin dhe detyrat e punës së një asistenti social.
    2. Pamjaftueshmëria e fondit të literaturës që lidhet specifikisht me fushën e këtij programi studimi.
    3. Mungesa e mbikqyrjes së strukturuar të praktikave të këtij programi studimi nga një profesionist i fushës.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Social”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 70, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Asistent Social””, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të hartojë një strategji në lidhje me përzgjidhjen e institucioneve për praktikën profesionale, me qëllim që të jenë në linjë me kualifikimin dhe detyrat e punës së një asistenti social si dhe të shfrytëzojë maksimalisht marrëveshjet aktuale të bashkëpunimit, në funksion të praktikës profesionale.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e fondit të literaturës që lidhet specifikisht me fushën e këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa për mbikqyrjen e studentëve të këtij programi studimi, nga një profesionist në terren, i cili mbulon rolin e asistentit social.
  4. Institucioni, të marrë masa për një shfrytëzim më të mirë të të dhënave që departamenti nxjerr nga analiza e punës së pedagogut të lëndës në fund të çdo semestri në funksion të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
  5. Institucioni të përfshijë studentët në procesin e komunikimit të rezultateve të vlerësimit të programit të studimit, të mësimdhënies dhe vlerësimit të brendshëm.

 Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “WISDOM”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 71, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “EKONOMI”, ME PROFILE: “KONTABILITET FINANCË” DHE “MENAXHIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”  

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ekonomi”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Ekonomi”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshilli të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011, miratuar përshtatja me shkresë të MASR Nr. 5473/1, datë 21.06.2018.
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 500, datë 18.10.2012.
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën të paktën 70 % ngarkesën mësimore të programit të studimit.
    2. Në këtë program studimi janë angazhuar si lektorë staf akademik pa gradë shkencore në mospërmbushje të akteve ligjore dhe nënligjore.
    3. Mungesa në strukturën e planit mësimor të lëndëve dalluese/diferencuese midis profileve të këtij programi studimi.
    4. Literatura në silabuset e lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me parashikimet e VKM Nr. 41, dt. 24.01.2018.
    5. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi ka një pjesëmarrje të ulët në aktivitete kërkimore e cila reflektohet edhe në botimet shkencore.
    6. Për këtë program studimi mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës për të kuptuar pozicionin e tij në treg dhe rrjedhimisht për ta përshtatur me kushtet aktuale dhe të pritshme.
    7. Dokumentacioni i programit të studimit, vënë në dispozicion nga IAL-ja, është i papërditësuar, i paplotë dhe në disa raste i pasaktë.  

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Ekonomi”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit””, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2020 – 2021 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij në masën mbi 20%, në përmbushje të mangësive të pikës “e” të këtij vendimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 71, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Ekonomi”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi””, të Kolegjit Universitar  “I Biznesit”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
  2. Institucioni, në përmbushje të detyrimeve ligjore, të angazhojë si lektorë në këtë program studimi staf akademik me tituj dhe grada.
  3. Institucioni, të përfshijë në strukturën e planit mësimor, lëndë dalluese/diferencuese midis dy profileve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të realizojë një studim tregu të mirëfilltë për këtë program studimi për të kuptuar konkurrencën, identifikuar avantazhet e disavantazhet dhe rritur mundësitë për sukses.
  5. Institucioni, të përditësojë silabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me literaturë të viteve të fundit, në përputhje me parashikimiet e VKM Nr. 41, dt. 24.01.2018.
  6. Institucioni, të marrë masa për rritjen e angazhimit të stafit akademik të këtij programi studimi në kërkim shkencor.
  7. Institucioni, të përmirësojë dokumentat bazë të këtij programi studimi duke bërë përditësimet dhe plotësimet përkatëse.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

  REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 72, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “EKONOMI I THELLUAR”, ME PROFILE: “KONTABILITET FINANCË” DHE “MENAXHIM BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”  

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ekonomi i Thelluar”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Ekonomi i Thelluar”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshilli të Ministrave Nr. 651, datë 14.09.2011, miratuar përshtatja me shkresë të MASR Nr. 5473/1, datë 21.06.2018.
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 500, datë 18.10.2012.
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën të paktën 70 % ngarkesën mësimore të programit të studimit.
    2. Në këtë program studimi janë angazhuar si lektorë staf akademik pa gradë shkencore në mospërmbushje të akteve ligjore dhe nënligjore.
    3. Mungesa në strukturën e planit mësimor të lëndëve dalluese/diferencuese midis profileve të këtij programi studimi.
    4. Literatura në silabuset e lëndëve të këtij programi studimi nuk është në përputhje me parashikimet e VKM Nr. 41, dt. 24.01.2018.
    5. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi ka një pjesëmarrje të ulët në aktivitete kërkimore e cila reflektohet edhe në botimet shkencore.
    6. Për këtë program studimi mungon një studim i mirëfilltë i tregut të punës për të kuptuar pozicionin e tij në treg dhe rrjedhimisht për ta përshtatur me kushtet aktuale dhe të pritshme.
    7. Dokumentacioni i programit të studimit, vënë në dispozicion nga IAL-ja, është i papërditësuar, i paplotë dhe në disa raste i pasaktë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Ekonomi i Thelluar”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit””, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2020 – 2021 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi deri në diplomimin e tyre. Institucioni të mos pranojë e regjistrojë më studentë të rinj në këtë program studimi deri në riorganizimin e tij në masën mbi 20%, në përmbushje të mangësive të pikës “e” të këtij vendimi.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 72, datë 18.12.2020, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Master Profesional në “Ekonomi i Thelluar”, me profile: “Kontabilitet Financë” dhe “Menaxhim Biznesi””, të Kolegjit Universitar  “I Biznesit”, janë si vijon:

  1. Institucioni të rekrutojë personel të ri akademik, me tituj dhe grada, për të mundësuar mbulimin e ngarkesës mësimore në masën mbi 70% nga personeli akademik efektiv (PAE) në përmbushje të detyrimeve ligjore.
  2. Institucioni, në përmbushje të detyrimeve ligjore, të angazhojë si lektorë në këtë program studimi staf akademik me tituj dhe grada. 
  3. Institucioni, të përfshijë në strukturën e planit mësimor, lëndë dalluese/diferencuese midis dy profileve të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të realizojë një studim tregu të mirëfilltë për këtë program studimi për të kuptuar konkurrencën, identifikuar avantazhet e disavantazhet dhe rritur mundësitë për sukses.
  5. Institucioni të përditësojë silabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me literaturë të  viteve të fundit, në përputhje me parashikimiet e VKM Nr. 41, dt. 24.01.2018.
  6. Institucioni të marrë masa për rritjen e angazhimit të stafit akademik të këtij programi studimi në kërkim shkencor.
  7. Institucioni të përmirësojë dokumentat bazë të këtij programi studimi duke bërë përditësimet dhe plotësimet përkatëse.  

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

   REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 73, datë 18.12.2020

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMT 2 VJEÇAR, ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNIK I LARTË”, ME PROFILE: “SISTEME KOMPJUTERIKE”, “SISTEME ELEKTRIKE”, “SISTEME MOTORIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT” 

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 18.12.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar, me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile: “Sisteme Kompjuterike”, “Sisteme Elektrike”, “Sisteme Motorike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program studimi 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile: “Sisteme Kompjuterike”, “Sisteme Elektrike”, “Sisteme Motorike”
  2. Cikli i studimit: Program me karakter profesional
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 355, datë 28.06.2018
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Studimeve të Larta Teknike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  7. Kredite (ECTS): 120 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik efektiv i angazhuar në këtë program studimi nuk mbulon në masën të paktën 70 % ngarkesën mësimore të programit të studimit.
    2. Pamjaftueshmëria e orëve praktike/laboratorike në planin mësimor të disa lëndëve.
    3. Mungesa e literaturës të dedikuar për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2 vjeçar me karakter profesional në “Teknik i Lartë”, me profile: “Sisteme Kompjuterike”, “Sisteme Elektrike”, “Sisteme Motorike”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër)