Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 12 Mars 2021

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 27, datë 12.03.2021

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË VEPRIMTARISË SË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999“Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021,

VENDOSI:

  1. Të miratojë Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sipas Shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 28, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI NDËRTIMI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 79, datë 21.09.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Ndërtimi”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11/03/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 28, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi””, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, përmirësojë dhe standardizojë në vijimësi kurrikulën e këtij programi studimi me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të mobilitetit të studentëve drejt cikleve të studimit Master si dhe të bëhet më praktik e më i dobishëm angazhimi i të diplomuarve të këtij programi studimi në kantier.
  2. Institucioni, të rrisë të ardhurat financiare nga bashkëpunimi me palët e treta, me qëllim krijimin e mundësive për rinovimin e teknologjisë së mësimdhënies.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 29, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI KOMPJUTERIKE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Kopjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 2831 datë 12.03.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 78, datë 21.09.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur tre rekomandime plotësisht dhe një rekomandim pjesërisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Kompjuterike”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11/03/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 29, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike””, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të angazhojë si titullarë në të gjitha lëndët e këtij programi studimi, personel akademik të kategorisë “Profesor”, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të shtojë lëndët mbështetëse / plotësuese me zgjedhje për të plotësuar boshllëqet e dijeve që studentët kanë nga formimet e tyre në shkollat e mesme.
  3. Institucioni, të rrisë peshën e stafit IT dhe kapacitetet laboratorike në zhvillimin e projekteve të zbatueshme dhe fitimprurëse.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 30, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
  4. Akti i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 312, datë 27.07.2012
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 96, datë 20.10.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesit
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur katër rekomandime plotësisht dhe një rekomandim kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, e shprehur në numër lëndësh dhe orësh.
    2. Mungesa në këtë program studimi e praktikës profesionale.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Administrim Biznesi”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 30, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi””, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të ulë ngarkesën mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, të shprehur në orë dhe numër lëndësh, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  2. Institucioni, të përfshijë në kurrikulën e këtij programi studimi praktikën profesionale, me qëllim aftësimin praktik të studentëve.
  3. Institucioni, të hartojë një raport vjetor mbi aktivitetin e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, ku të pasqyrohen instrumentat që përdoren për vlerësimin e brendshëm dhe të identifikojë praktikat e mira dhe/ose problemet që duhen adresuar;
  4. Institucioni, të rrisë përfshirjen e studentëve të këtij programi studimi, në projekte dhe në kërkimin shkencor.
  5. Institucioni, të hartojë programe të trajnimit të vazhduar edhe në fushën e administrim biznesit, për t'i mundësuar studentëve që përfundojnë këtë program studimi të përditësojnë njohuritë e tyre dhe të marrin njohuri të reja.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 31, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 312, datë 27.07.2012
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 77, datë 21.09.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë-Bankës
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha në të cilën ofrohet: Anglisht
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një rekomandim kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula e këtij programi studimi është e ngarkuar me lëndë të karakterit kërkimor dhe mungojnë lëndët me zgjedhje, me interes për këtë program studimi.
    2. Mosfunksionimi i Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë, sikurse parashikohet në statutin e institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Financë-Bankë”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 31, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë-Bankë””, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të ulë ngarkesën në kurrikulën e këtij programi studimi, të lëndëve të karakterit kërkimor dhe të përfshijë lëndë me zgjedhje, me interes për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për zgjedhjen e 10 anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë, me qëllim zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi për garantimin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rishikojë ngarkesën mësimore të këtij programi studimi, me qëllim uljen e numërit të orëve të stafit akademik, si edhe të sigurohet që stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi të jetë në përputhje me Ligjin 80/2015, Neni 59.
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të këtij programi studimi dhe programit të studimit Bachelor në Financë-Bankë i cili ofrohet në gjuhën shqip, si një program të vetëm, në dy gjuhët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 32, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË-BANKË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë-Bankë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë-Bankë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizmit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 312, datë 27.07.2012
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 76, datë 21.09.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financë-Bankë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha në të cilën ofrohet: Shqip
  12. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur një rekomandim plotësisht dhe dy rekomandime kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula e këtij programi studimi është e ngarkuar me lëndë të karakterit kërkimor dhe mungojnë lëndët me zgjedhje, me interes për këtë program studimi.
    2. Mosfunksionimi i Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë, sikurse parashikohet në statutin e institucionit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Financë-Bankë”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Financë-Bankë””, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të ulë ngarkesën në kurrikulën e këtij programi studimi, të lëndëve të karakterit kërkimor dhe të përfshijë lëndë me zgjedhje, me interes për këtë program studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për zgjedhjen e 10 anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Cilësisë, me qëllim zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi për garantimin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të rishikojë ngarkesën mësimor të këtij programi studimi, me qëllim uljen e numërit të orëve të stafit akademik, si edhe të sigurohet që stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi të jetë në përputhje me Ligjin 80/2015, Neni 59;
  4. Institucioni, të shohë mundësinë e ofrimit të këtij programi studimi dhe programit të studimit Bachelor në Financë-Bankë i cili ofrohet në gjuhën shqip, si një program të vetëm, në dy gjuhët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT 

VENDIM

Nr. 33, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.03.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 213, datë 25.05.2012
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 75, datë 21.09.2017
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti “EPOKA”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “EPOKA”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur katër rekomandime plotësisht dhe një rekomandim kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi, ka ngarkesë të lartë mësimore.
    2. Disa prej lëndëve të këtij programi studimi kanë mospërputhje të orëve ne auditor si dhe mungojnë orët e dedikuara për seminare dhe praktikë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “EPOKA”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 33, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare””, të Universitetit “EPOKA”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të ulë ngarkesën mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, të shprehur në orë dhe numër lëndësh.
  2. Institucioni, të saktësojë në kurrikulën e këtij programi studimi, orët në auditor si dhe të përfshijë orë të dedikuara për seminare dhe praktikë.
  3. Institucioni, të lehtësojë kurrikulën e këtij programi studimi nga lëndët e gjuhëve të huaja dhe të përfshijë në të lëndë nga fusha e teknologjisë së informacionit, me qëllim formimin sa më të përgjithshëm të studentëve.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “EPOKA”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 34, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “BIOLOGJI-KIMI”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Biologji-Kimi”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Biologji-Kimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.352, datë 12.05.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Biologji - Kimisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorBiologji-Kimi”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11/03/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 34, datë 12.03.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Biologji-Kimi””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përcaktojë e angazhojë si titullarë të lëndëve/moduleve të programit të studimit, pedagogë që mbajnë titullin përkatës, sipas përcaktimeve në aktet ligjore përkatëse.
  2. Institucioni, të bëj përpjekje për kualifikime të mëtejshme të stafit akdemik me qëllim marrjen e titujve akademik Prof. dhe Prof.As.
  3. Institucioni, të rrisë mobilitetin e stafit akdemik dhe të studentëve me qëllim ndërkombëtarizimin e programit të studimit

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 35, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.586, datë 07.07.2010
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorMenaxhim”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11/03/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 35, datë 12.03.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përcaktojë e angazhojë si titullarë të lëndëve/moduleve të programit të studimit, pedagogë që mbajnë titullin përkatës, sipas përcaktimeve në aktet ligjore përkatëse.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numërit të lëndëve të këtij programi studimi, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe praktikën laboratorike.
  3. Institucioni, të rrisë transparencën lidhur me raportet financiare të cilat diskutohen në organet kolegjiale të tij si: Rektorat, Bord Administrimi dhe Senat.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 36, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË ANGLEZE”, TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”, KORÇË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë Angleze”,  me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë Angleze”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.300, datë 21.06.1994
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhëve të Huaja
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa prej anëtarëve të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi mbulojnë një numër të madh lëndësh.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit BachelorGjuhë Angleze”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 12.03.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze””, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e lëndëve tek personeli akademik, me qëllim uljen e ngarkesës në numër lëndësh të personelit akademik aktual të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të përcaktojë si titullarë të lëndëve/moduleve, personel akademik të kategorisë “Profesor”.
  3. Institucioni, të realizojë një studim të tregut të punës për programin e studimit, pasi kjo do të ndihmonte studentët në orientimin e tyre profesional.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 37, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË STUDIME SPECIALIZUESE AFATGJATA NË “KIRURGJI ORALE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të tretë, studime specializuese afatgjata në “Kirurgji Orale”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Studime specializuese afatgjata në “Kirurgji Orale”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.428, datë 05.09.2011
  4. Akti zyrtar i riorganizmit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr.514, datë 24.10.2019
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Stomatologjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 4 vite / 8 semestra
  8. Kredite (ECTS): 240 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë të IAL”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mungesa e një strukture spitalore të posaçme për specifikat e këtij programi studimi.
    2. Mugesa e kërkimit shkencor të mirëfilltë, si edhe numër i ulët i projekteve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare të fituara në nivel të njësisë bazë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit, Studime specializuese afatgjata Kirrurgji Orale”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 13.03.2021, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Studime specializuese afatgjata në “Kirurgji Orale””, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, brenda dy viteve të ardhshme të ngrejë një strukturë spitalore të posaçme e cila të jetë funksionale dhe me efektivitet për qëllimin për të cilin ajo krijohet.
  2. Institucioni, të marrë masa që, kërkimi shkencor të jetë më gjithpërfshirës dhe i matshëm me rezultate konkrete. Gjithashtu departamenti të bëj më shumë përpjekje për tu përfshire në projekte kërkimore shkencore.
  3. Institucioni, të marrë masa plotësuese për të përdorur në të ardhmen teknika të avancuara si, sedacioni koshient dhe anestezia gjenerale, në fushën e anestezisë dhe të mjekimit pa dhimbje.
  4. Institucioni, të vendosë si një nga si kriteret e pranimit të studentëvë të këtij programi studimi, njohjen e gjuhës italiane, dukë qënë se shumica e leksioneve dhe praktikave zhvillohen nga pedagogë të huaj, në gjuhën italiane.
  5. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të e rasteve klinike për specializantët e këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të marrë masa për ngritjen pranë repartit të kirurgjisë dhe sallave operatore të një punkt-i reanimacioni me 2-3 shtreter i cili të jetë i kompletuar për reanimimin e të sëmurëve në çdo situatë dhe mundësisht të jetë i pajisur me 1-2 reanimatorë, me qëllim krijimin e premisave për kryerjen e të gjithe ndërhyrjeve opetarore që përmban kurikula e programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 38, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI MEKATRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 488, datë 04.10.2011
  4. Akreditimi i periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 51, datë 10.07.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur një rekomandim plotësisht dhe një rekomandim nuk e ka përmbushur;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi, ka ngarkesë të lartë mësimore, në numër orësh dhe lëndësh.
    2. Mungesa e një fondi specifik të dedikuar për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik, pa tituj dhe grada shkencore.
    3. Mungesa e koordinatorit të programit të studimit, përgjegjës për zhvillimin e programit dhe praktikave profesionale.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Inxhinieri Mekatronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Mekatronike””, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në numër orësh dhe lëndësh, të stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
  2. Institucioni, të krijojë një fond specifik të dedikuar për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik, pa tituj dhe grada shkencore.
  3. Institucioni, të përcaktojë koordinatorin e programit të studimit, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e programit dhe të praktikave profesionale.
  4. Institucioni, të rrisë numrin e orëve në auditor për leksione dhe seminare, për këtë program studimi, duke respektuar kërkesat e kuadrit ligjor në fuqi.
  5. Institucioni, të zgjerojë gamën e metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për vlerësimin e cilësisë me qëllim implementimin sa më mirë të rezultateve mësimdhënies për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 39, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ANGLISHT”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Anglisht”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Anglisht”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 199, datë 16.05.2012
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 50, datë 10.07.2017
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimit të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Programi i studimit nuk ka të përcaktuara qartë objektivat dhe kompetencat që studentët fitojnë në përfundim të këtij programi studimi.
    2. Literatura bazë fizike në funksion të këtij programi studimi, është e pa mjaftueshme.
    3. Kurrikula e programit të studimit ka prirje të theksuar drejt formimit të mësuesve të gjuhës angleze, kualifikim ky, i cili nuk i përket programeve të këtij cikli studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Anglisht”, të Universitetit Privat “Albanian University”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2025.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 39, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Anglisht””, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përcaktojë qartë në rregulloren e programit të studimit, objektivat dhe kompetencat që fitojnë studentët, në përfundim të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të marrë masa për shtimin e kopjeve fizike të literaturës bazë në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të ndryshojë statusin dhe ngarkesën e lëndëve të formimit psiko-pedagogjik në kurrikul, në mënyrë që të shmangë mundësinë e përsëritjes së këtyre njohurive nga një student që zgjedh të ndjekë ciklin e dytë në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze dhe në mënyrë që t’u lërë më tepër hapësirë lëndëve/moduleve që ofrojnë njohuri më specifike të formimit gjuhësor, kulturor, stilisitkor dhe analitik të gjuhës angleze.
  4. Institucioni, të zgjerojë kuadrin e marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve me institucione ndërkombëtare të arsimit të lartë, për të rritur mundësitë e mobilitetit të stafit dhe studenteve, përditësimit të infrastrukturës dhe rritjes së kapaciteteve në programin në fjalë;
  5. Institucioni, të rikonstruktojë kurrikulën e programit të studimit, me qëllim përshtatjen plotësisht të saj, me nevojat e tregut të punës.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 40, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi, Master i Shkencave në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 335, datë 16.09.2015
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
  5. Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha në të cilën ofrohet: Italisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet në bashkëpunim me “Universitetin e Studimeve të Firences”, Itali.
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:  

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit Master i ShkencaveArkitekturë”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 11/03/2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 40, datë 12.03.2021, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë””, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik efektiv shqiptar, me qëllim garantimin e një reciprociteti midis dy institucioneve partnere.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 41, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE: “MENAXHIM” DHE “KONTABILITET-FINANCË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TIRANA BUSINESS UNIVERSITY COLLEGE”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me profile: “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi”, me profile: “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.386, datë 05.08. 2011, miratuar riorganizimi me shkresë Nr. 3575/3 prot, datë 07.05.2019.
  4. Akreditimi mëparshëm: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kontabilitet-Financë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa prej anëtarëve të stafit akademik me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, të angazhuar në këtë program studimi nuk zotërojnë tituj dhe grada sipas kërkesave ligjore në fuqi.
    2. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, e shprehur në numër lëndësh dhe orësh.
    3. Orët në auditor dhe orët individuale për studentët e këtij programi studimi, nuk janë të balancuara sipas kerkesave ligjore në fuqi.
    4. Studimi i tregut të punës nuk është i mbështetur në kërkesat dhe pritshmëritë e bizneseve apo në opinionin e studentëve të diplomuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Administrim Biznesi”, me profile: “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional“Administrim Biznesi”, me profile: “Menaxhim” dhe “Kontabilitet-Financë””, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi të zotërojë tituj dhe grada sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të ulë ngarkesën mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, të shprehur në orë dhe numër lëndësh.
  3. Institucioni, në planin mësimor të këtij progami studimi, të balancojë orët në auditor dhe orët individuale për studentët e këtij programi studimi, sipas kërkesave ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të realizojë një studim mbi tregut e punës, duke u mbështetur në kërkesat dhe pritshmëritë e bizneseve apo në opinionin e studentëve të diplomuar.
  5. Institucioni, të përmirësojë shpërndarjen e krediteve midis semestrave dhe viteve akademike, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi.
  6. Institucioni, të kryejë vlerësimin e vazhdueshëm të studentit si edhe vlerësimi final të lëndës, në përputhje me parashikimet e rregullores së institucionit, rregullores së programit të studimit dhe përcaktimeve ligjore në fuqi.
  7. Institucioni, të marrë masa për implementimin e një sistemi informacioni të integruar, për komunikimin dhe menaxhimin e të dhënave të studentëve dhe stafit akademik të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Tirana Business University College”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 42, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “ADMINISTRIM BIZNESI I AVANCUAR”, ME PROFILE: “MENAXHIM” ; “KONTABILITET-FINANCË” DHE “E DREJTË BIZNESI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “TIRANA BUSINESS UNIVERSITY COLLEGE”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Administrim Biznesi i Avancuar”, me profile: “Menaxhim” ; “Kontabilitet-Financë” dhe “E drejtë Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Administrim Biznesi i Avancuar”, me profile: “Menaxhim” ; “Kontabilitet-Financë” dhe “E drejtë Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.386, datë 05.08. 2011, miratuar riorganizimi me shkresë Nr. 3575/3 prot, datë 07.05.2019.
  4. Akreditimi i mëparshëm: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 326, datë 15.08.2013
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Tirana Business University College”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Disa prej anëtarëve të stafit akademik me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme, të angazhuar në këtë program studimi nuk zotërojnë tituj dhe grada sipas kërkesave ligjore në fuqi.
    2. Ngarkesa e lartë mësimore e stafit akademik të këtij programi studimi, e shprehur në numër lëndësh dhe orësh.
    3. Orët në auditor dhe orët individuale për studentët e këtij programi studimi, nuk janë të balancuara sipas kerkesave ligjore në fuqi.
    4. Studimi i tregut të punës nuk është i mbështetur në kërkesat dhe pritshmëritë e bizneseve apo në opinionin e studentëve të diplomuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional “Administrim Biznesi”, me profile: “Menaxhim” ; “Kontabilitet-Financë” dhe “E drejtë Biznesi”, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2024.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 42, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional“Administrim Biznesi”, me profile: “Menaxhim” ; “Kontabilitet-Financë” dhe “E drejtë Biznesi””, të Kolegjit Universitar “Tirana Business University College”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që stafi akademik i angazhuar në këtë program studimi të zotërojë tituj dhe grada sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të ulë ngarkesën mësimore të stafit akademik të këtij programi studimi, të shprehur në orë dhe numër lëndësh.
  3. Institucioni, në planin mësimor të këtij progami studimi, të balancojë orët në auditor dhe orët individuale për studentët e këtij programi studimi, sipas kërkesave ligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të realizojë një studim mbi tregut e punës, duke u mbështetur në kërkesat dhe pritshmëritë e bizneseve apo në opinionin e studentëve të diplomuar.
  5. Institucioni, të përmirësojë shpërndarjen e krediteve midis semestrave dhe viteve akademike, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi.
  6. Institucioni, të kryejë vlerësimin e vazhdueshëm të studentit si edhe vlerësimi final të lëndës, në përputhje me parashikimet e rregullores së institucionit, rregullores së programit të studimit dhe përcaktimeve ligjore në fuqi.
  7. Institucioni, të marrë masa për implementimin e një sistemi informacioni të integruar, për komunikimin dhe menaxhimin e të dhënave të studentëve dhe stafit akademik të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Tirana Business University College”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 43, datë 12.03.2021

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “PSIKOLOGJI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 12.03.2021, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Psikologji”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Psikologji”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 254 datë 27.02.2008
  4. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 10.07.2017
  5. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “WISDOM”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “WISDOM”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të mëparshëm për këtë program studimi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lënë në kuadër të akreditimit të mëparshëm;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
  6. Institucioni nga rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik, ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një rekomandim kryesisht;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush  kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Një pjesë e stafit akademik të këtij programi studimi nuk kanë formimin bazë në psikologji si dhe fusha akademike – kërkimore e tyre nuk është në përputhje me programin e studimit.
    2. Kurrikula e këtij programi studimi nuk është e përditësuar dhe e përshtatur në përputhje me kërkesat e tregut dhe kurrikulat ndërkombëtare.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor “Psikologji”, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 43, datë 12.03.2021, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Psikologji””, të Kolegjit Universitar “WISDOM”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e stafit akademik me formim bazë në psikologji dhe të liçensuar nga Urdhëri i Psikologut, si dhe fusha akademike - kërkimore e tyre të jetë në përputhje me kerkesat që ka ky program studimi.
  2. Institucioni, të përditësojë dhe të përshtasë kurrikulën e këtij programi studimi, me kërkesat e tregut dhe kurrikulat ndërkombëtare duke përfshirë lëndë/module që kanë në fokus formim më të përgjithshëm për një program të ciklit të parë dhe të hiqen lëndë që kanë formim shumë specifik dhe që janë më të përshtatshme për programet e ciklit të dytë.
  3. Institucioni, të bëjë përpjekje për të rritur numrin e vogël të studentëve të pranuar në një vit akademik.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “WISDOM”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.