REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 17, datë 11.05.2018
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “GJUHË DHE CIVILIZIM GREK”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë dhe civilizim grek”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “LOGOS”
- Njësia kryesore përgjegjëse [1]: Fakulteti i Shkencave Humane dhe i Komunikimit Gjuhësor
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite akademike / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 ECTS
- Forma e studimit: me kohë të plotë
- Diploma lëshohet: vetëm nga Kolegji Universitar “LOGOS”
- Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 studentë
- Gjuha e mësimdhënies: greqisht
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
- Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe civilizim grek” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
- Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv dhe rekomandon që, me hapjen e programit të studimit, Institucioni të plotësojë sa më poshtë:
- Institucioni të vijojë me masat e marra për rekrutimin e stafit të ri akademik më të kualifikuar, për realizimin e një programi sa më cilësor.
- Institucioni të vijojë me masat e marra për lidhjen e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me Institucione të tjera, edhe në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik.
- Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë dhe civilizim grek”.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
[1] Në dokumentacionin e paraqitur nga Institucioni deklarohet se ky program studimi do të ofrohet nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor/ Departamenti i Gjuhës dhe Civilizimit Grek. Në shkresën e MAS nuk jepet informacion se kush është njësia bazë/kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 18, datë 11.05.2018
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për arsimin parashkollor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “LOGOS”
- Njësia kryesore përgjegjëse [1]: Fakulteti i Shkencave Humane dhe i Komunikimit Gjuhësor
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti Mësuesi për Arsimin Parashkollor
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite akademike / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 ECTS
- Forma e studimit: me kohë të plotë
- Diploma lëshohet: vetëm nga Kolegji Universitar “LOGOS”
- Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 studentë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
- Programi i studimit të ciklit të parë Bachelor në “Mësuesi për arsimin parashkollor” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të parë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
- Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv dhe rekomandon që, me hapjen e programit të studimit, Institucioni të plotësojë sa më poshtë:
- Institucioni të vijojë me masat e marra për rekrutimin e stafit të ri akademik, me grada dhe tituj dhe në përputhje me formimin specifik që kërkohet për disiplinat në këtë grup-moshë, në funksion të realizimit të një programi studimi më cilësor.
- Institucioni të përfundojë ngritjen e Ateljesë në funksion të realizimit të praktikave profesionale të studentëve.
- Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për arsimin parashkollor”.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
[1] Në dokumentacionin e paraqitur nga Institucioni deklarohet se ky program studimi do të ofrohet nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe i Komunikimit Gjuhësor / Departamenti Mësuesi për Arsimin Parashkollor. Në shkresën e MAS nuk jepet informacion se kush është njësia bazë/kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 19, datë 11.05.2018
PËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE ZHVILLIMI”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, mbështetur në procedurën e ndjekur nga ASCAL dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe zhvillimi”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Institucioni që e ofron: SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”
- Njësia kryesore përgjegjëse: Fakulteti i Drejtesisë dhe Shkencave Sociale e Politike
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 ECTS
- Forma e studimit: me kohë të plotë
- Diploma lëshohet: vetëm nga SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”
- Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 12-25 studentë
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
- Programi i studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe zhvillimi” i përmbush kërkesat ligjore dhe “Standardet Shtetërore të Cilësisë për programet e studimit të ciklit të dytë të Institucioneve të Arsimit të Lartë”.
- Bordi i Akreditimit jep vlerësim pozitiv me rekomandimet si më poshtë:
- Institucioni, të konsiderojë mundësinë e rivlerësimit të emërtimit të këtij programi në Master i Shkencave në “Psikologji shkollore” ose shtimin e më shumë lëndëve në disiplinën e psikologjisë së zhvillimit, për të qenë në përputhje të plotë me emërtimin dhe përmbajtjen aktuale të këtij programi studimi.
- Literatura e detyrueshme e disa lëndëve rekomandohet që të jetë më bashkëkohore, bazuar në literaturën më cilësore vendase dhe ndërkombëtare.
- Me hapjen e këtij programi studimi, të rishikohet ngarkesa e pedagogëve në lëndë dhe orë mësimore për cilësi më të mirë të mësimdhënies dhe të angazhohen specialistë të fushës së ngushtë të programit, për t’ju ofruar studentëve informacion sa më të gjerë nga eksperienca e tyre profesionale dhe modele më të gjera të transmetimit të njohurive.
- Rishikimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit duke i fokusuar në shërbim të realizimit të praktikës mësimore dhe në përshtatje të plotë me nevojat e këtij programi specifik.
- Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji shkollore dhe zhvillimi”.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 20, datë 11.05.2018
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË”, ME PROFILE: “BANKA”; “SIGURIME”; “KONTABILITET DHE RAPORTIM FINANCIAR”; “QEVERISJE DHE AUDITIM”; “POLITIKA FISKALE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 11.05.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë”, me profile: “Banka”; “Sigurime”; “Kontabilitet dhe raportim financiar”; “Qeverisje dhe auditim”; “Politika fiskale”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Financë”, me profile: “Banka”; “Sigurime”; “Kontabilitet dhe raportim financiar”; “Qeverisje dhe auditim”; “Politika fiskale”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009, riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 233, datë 06.06.2013
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 Vit/ 2 Semestra
- Kredite (ECTS): 60 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Financë”, me profile: “Banka”; “Sigurime”; “Kontabilitet dhe raportim financiar”; “Qeverisje dhe auditim”; “Politika fiskale”, të Universitetit Europian i Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 10/05/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 20, datë 11.05.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Financë”, me profile: “Banka”; “Sigurime”; “Kontabilitet dhe raportim financiar”; “Qeverisje dhe auditim”; “Politika fiskale”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni të shohë mundësinë e uljes së numrit të lëndëve të formimit karakterizues, të cilat zhvillohen në të gjitha profilet e këtij programi studimi dhe shtimin e numrit të lëndëve për profilet përkatëse, me qëllim rritjen e trajtimeve praktike dhe aftësive profesionale të studentëve.
- Institucioni, të rishikojë në vazhdimësi, shmangien e përsëritjes së temave dhe lëndëve të njëjta në programet Master Profesional dhe Master i Shkencave të kësaj fushe me të njëjtin emërtim, me qëllim diversifikimin dhe përshtatjen e tyre me tregun përkatës të punës.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 21, datë 11.05.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE: “BIZNES MARKETING”; “ADMINISTRIM PUBLIK”; “EKONOMI EVROPIANE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 11.05.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, me profile: “Biznes marketing”; “Administrim publik”; “Ekonomi Evropiane”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, me profile: “Biznes marketing”; “Administrim publik”; “Ekonomi Evropiane”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Një pjesë e stafit akademik të angazhuar në këtë program studimi mbulon një numër të madh modulesh dhe shpërndarja e lëndëve jo gjithmonë është në përputhje me fushën e ekspertizës së stafit akademik.
- Udhëheqësit e praktikave në këtë program studimi, mbikëqyrin një numër të madh studentësh njëkohësisht.
- Studentët e pranuar në këtë program studimi kanë notë mesatare të ulët për nivelin Master i Shkencave.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, me profile: “Biznes marketing”; “Administrim publik”; “Ekonomi Evropiane”, të Universiteti Europian i Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 21, datë 11.05.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Administrim biznesi”, me profile: “Biznes marketing”; “Administrim publik”; “Ekonomi Evropiane”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, duhet të rekrutojë staf të ri akademik, me grada dhe tituj, me qëllim uljen e ngarkesës në numër modulesh të stafit akademik aktual si dhe të sigurojë shpërndarjen e lëndëve në përputhje me fushën e ekspertizës së stafit akademik.
- Institucioni duhet të shtojë numrin e udhëheqësve dhe mbikëqyrësve të praktikave profesionale të studentëve.
- Institucioni, duhet të vendosë kritere rigoroze për pranimin e studentëve me mesatare mbi 7, në nivelin Master i Shkencave.
- Institucioni, të vlerësojë mundësinë e riemërtimit të profilit “Ekonomi Evropiane” në “Biznes Evropian”.
Shënim: Ky vendim është ndryshuar me VBA Nr. 21/1, datë 13.07.2018
"PËR NJË KORRIGJIM NË VBA NR. 21, DATË 11.05.2018
“PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË,
MASTER I SHKENCAVE NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, ME PROFILE: “BIZNES MARKETING”; “ADMINISTRIM PUBLIK”; “EKONOMI EVROPIANE”,
TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS"
Për t'u njohur me përmbajtjen e këtij vendimi, klikoni në linkun: Vendimet e mbledhjes 13 Korrik 2018
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 22, datë 11.05.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË PRIVATE DHE BIZNESI”, ME PROFILE: “E DREJTË PRIVATE”; “E DREJTË E BIZNESIT”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 11.05.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë private dhe biznesi”, me profile: “E drejtë private”; “E drejtë e biznesit”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E drejtë private dhe biznesi”, me profile:“E drejtë private”; “E drejtë e biznesit”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i së Drejtës Private
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta dhe mundësitë, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
- Titullarët e lëndëve nuk janë të gjithë personel akademik efektiv edhe pse angazhimi i personelit akademik me kontratë në rolin e titullarëve të lëndëve përbëhet nga pedagogë që mbajnë tituj dhe grada shkencore.
- Mungesa e zhvillimit të praktikës profesionale mbi bazën e marrëveshjeve zyrtare të lidhura nga ana e institucionit me institucionet apo organizatat e biznesit.
- Numri i ulët i personelit akademik të angazhuar në funksion të mbikqyrjes së praktikës profesionale.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “E drejtë private dhe biznesi”, me profile: “E drejtë private”; “E drejtë e biznesit”, të Universitetit Europian të Tiranës, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite akademike.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 30/09/2023.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit nr. 22, datë 11.05.2018, “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “E drejtë private dhe biznesi”, me profile: “E drejtë private”; “E drejtë e biznesit”, të Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni duhet të sigurojë që titullarët e lëndëve të jenë personel akademik efektiv, me grada dhe tituj.
- Institucioni duhet të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me institucione apo organizata të biznesit, në kuadër të zhvillimit të praktikës profesionale të studentëve si dhe kjo praktikë të koordinohet edhe me drejtuesin e temës së diplomës në mënyrë që të shërbejë edhe si një mjedis në të cilin studenti të grumbullojë eksperiencën e duhur për përgatitjen e saj.
- Institucioni duhet të shtojë numrin e personelit akademik të angazhuar në funksion të mbikëqyrjes së praktikave profesionale të studentëve.
- Institucioni të sigurojë shpërndarjen e peshës së krediteve në dy vitet akademike në mënyrë të barabartë, përpara fillimit të vitit akademik të ri.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 23, datë 11.05.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “KOMUNIKIM-MARRËDHËNIE PUBLIKE”, ME PROFILE: “STUDIMET DHE TEORITË E KOMUNIKIMIT”, “MARRËDHËNIE PUBLIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 11.05.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Komunikim-marrëdhënie publike”, me profile: “Studimet dhe teoritë e komunikimit”; “Marrëdhënie publike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Komunikim-marrëdhënie publike”, me profile: “Studimet dhe teoritë e komunikimit”; “Marrëdhënie publike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 14.02.2011
- Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/ 4 Semestra
- Kredite (ECTS): 120 Kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Raportimin e ekspertëve të vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Raportin e vlerësimit dhe rezultatet e akreditimit të parë për këtë program studimi;
- Shkallën e plotësimit të rekomandimeve të lëna në kuadër të akreditimit të parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta, pikat e dobëta, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qenë Pozitiv me rekomandime;
- Institucioni ka plotësuar rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore “Për vlerësimin dhe akreditimin e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë të IAL” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit është “i përmbush standardet”.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm , Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Komunikim-marrëdhënie publike”, me profile: “Studimet dhe teoritë e komunikimit”; “Marrëdhënie publike”, të Universitetit Europian të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 10/05/2024.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve Shtetërore të Cilësisë.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 24, datë 11.05.2018
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË KOLEGJI UNIVERSITAR “QIRJAZI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 11.05.2018, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “Qirjazi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i Institucionit të Arsimit të Lartë: Kolegji Universitar “Qirjazi”
- Organizimi i Institucionit: Jopublik
- Lloji i Institucionit: Kolegj Universitar
- Njësitë kryesore të Institucionit:
- Fakulteti i Drejtësisë
- Fakulteti i Ekonomisë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 274, datë 10.05.2006
- Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 369, datë 12.11.2009
- Akti i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 92, datë 01.03.2017
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
- Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e Institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në Institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në Institucion;
- Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për Institucionin në fjalë;
- Rezultatet e vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të Standardeve Shtetërore të Cilësisë për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen kryesisht”, Fusha 2 “përmbushen kryesisht”, Fusha 3 “përmbushen kryesisht”, Fusha 4 “përmbushen pjesërisht”, Fusha 5 “përmbushen kryesisht”, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm “përmbushen kryesisht”;
- Vlerësimi përfundimtar i Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për cilësinë akademike për këtë Institucion është Pozitiv;
- Rezultati i akreditimit të mëparshëm të këtij Institucioni është Pozitiv me kushte.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “Qirjazi”, me rekomandimet sipas Shtojcës së këtij Vendimi.
- Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë, Kolegji Universitar “Qirjazi”, me kohëzgjatjen prej 2 (dy) vite. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të Institucionit është 10/05/2020.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij Vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës se akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas Shtojcës bashkëlidhur.
Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.
BORDI I AKREDITIMIT
Shtojca
Rekomandime
Kolegji Universitar “Qirjazi” duhet të ndjekë përmbushjen e rekomandimeve dhe masave të mëposhtme për përmirësim, të identifikuara nga ekspertët e grupit të vlerësimit e të renditura sipas prioritetit kohor të adresimit të tyre:
- Institucioni, duhet të hartojë dhe zbatojë një politikë të tijën për të siguruar që ngarkesa e mësimdhënies së stafit akademik, kërkimi shkencor dhe angazhimi administrativ i tyre, të harmonizohen në mënyrë efektive në përputhje me kërkesat e kriteret në fuqi.
- Institucioni, duhet të zbatojë një sistem efektiv dhe procedurë shoqëruese për zhvillimin akademik dhe profesional të të gjithë stafit mësimdhënës, duke përfshirë pedagogët e ciklit të parë dhe të dytë në mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësim, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira aktuale.
- Institucioni duhet të sigurojë lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të bashkëpunimit si mjet për të lehtësuar mundësitë e lëvizshmërisë së stafit dhe studentëve.
- Institucioni, në mënyrë të menjëhershme, duhet të rishikojë, përditësojë dhe pasurojë fondin e bibliotekës, të zhvillojë dhe zbatojë një sistem efektiv të klasifikimit të bibliotekës sipas titujve, profilit ose disiplinës dhe tu sigurojë studentëve dhe stafit akses në burime/mjete elektronike në bibliotekë.
- Institucioni, duhet të rishikojë dispozitat/parashikimet mbi zhvillimin e karrierës së studentëve duke zhvilluar dhe zbatuar politika të favorshme për të siguruar punësimin e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke patur parasysh natyrën profesionale të programeve të studimit që ofrohen nga ky Institucion i Arsimit të Lartë.
- Institucioni duhet të rishikojë metodologjinë e planifikimit financiar për të siguruar transparencën e procesit të planifikimit dhe qëndrueshmërinë financiare të Institucionit.
- Institucioni duhet të sigurojë dokumentimin në formë zyrtare të shkruar të të gjithë materialeve për diskutim, mendimeve dhe propozimeve gjatë takimeve të Bordeve dhe Komisioneve të ngritura zyrtarisht në nivel institucional dhe departamenti, me qëllim sigurimin e monitorimit dhe zbatimit të vendimeve në mënyrë efektive.
- Institucioni të vijojë hapat për zhvillimin dhe zbatimin e planeve të Institucionit për koordinimin dhe promovimin e kërkimit shkencor në përputhje me planin e zhvillimit strategjik të tij dhe të sigurojë një bazë më realiste për zhvillimin e mëtejshëm.
- Institucioni të vijojë me masat e marra për ngritjen e një sistemi informacioni funksional për studentët, i cili do t'u ofrojë atyre informacion të plotë në lidhje me programin e studimit që ata ndjekin.
- Institucioni të vijojë me masat e marra për vlerësimin e stafit akademik dhe përditësimin e kurrikulave ekzistuese duke përfshirë partnerë të jashtëm në proces.
Kolegji Universitar “Qirjazi” duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret për përmbushjen e këtyre rekomandimeve dhe ta dorëzojë atë brenda 6 muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.