REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 01, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “HISTORI-GJEOGRAFI”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Histori-Gjeografi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Histori-Gjeografi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.414, datë 12.11.1991
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Historisë, Antropologjisë dhe Gjeografisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Kategoria e veprimtarive formuese “D”, e kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e një studimi të mirëfillte të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
- Numri i marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë kombëtare, publike dhe jopublike, në funksion të këtij programi studimi, është shumë i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Histori-Gjeografi”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 01, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Histori-Gjeografi”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë peshën në kreditë të kategorisë së veprimtarive formuese “D”, të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e saj në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të realizojë një studim të mirëfillte të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtojë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë kombëtare, publike dhe jopublike, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë peshën në kredite të praktikës mësimore të këtij programi studimi, me qëllim paisjen sa më mirë të studentëve me kompetenca në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
- Institucioni, të pasurojë me botime të viteve të fundit, fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të konsolidojë proceset dhe procedurat e sigurimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rishikojë shpërndarjen e lëndëve me zgjedhje të këtij programi studimi, në të tri vitet akademike dhe midis semestrave, për t’u mundësuar studentëve të mos jenë të kufizuar vetëm në një vit akademik.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 02, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 24.07.1986
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhës Shqipe Letërsisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e përfshirjes në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në funksion të këtij programi studimi, si dhe numri i ulët i mobiliteteve të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 02, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të shtojë përpjekjet për përfshirje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në funksion të këtij programi studimi, si dhe të marrë masa për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të realizojë një studim të mirëfillte të tregut të punës, me qëllim identifikimin e nevojave reale të tregut për këtë program studimi, si edhe marrjen e masave për rritjen e numrit të studentëve.
- Institucioni, të pasurojë me botime të viteve të fundit, fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e efektivitetit të laboratorëve didaktikë-shkencorë në përgjithësi dhe funksionalizimin e pajisjeve moderne që ekzistojnë në disa prej këtyre laboratorëve në veçanti, si edhe shtimin e pajisjeve të reja, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shohë mundësinë e zgjerimit të kompetencës së këtij programi studimi me synim zgjerimin e korpusit referues, duke marrë në konsideratë edhe ndryshimin e emërtimit të programit të studimit në “Gjuhë Letërsi”.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 03, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË ANGLEZE”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Gjuhë Angleze”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë Angleze”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.300, datë 21.06.1994
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Gjuhëve të Huaja
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mbështetja financiare në kuadër të kualifikimit të mëtejshëm të personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe angzhimi në projekte kërkimore shkencore, në funksion të këtij programi studimi, janë të limituara.
- Literatura në dispozicion të këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e mekanizmave dhe instrumentave të monitorimit të procesit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor apo plane vjetore pune lidhur me organizimin dhe përpunimin e të dhënave të gjeneruara nga pyetësorët e realizuar, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 03, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Angleze”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të rrisë mbështetjen në kuadër të kualifikimit të mëtejshëm të personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe të nxisë më tej angzhimin në projekte kërkimore shkencore, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin me botime të viteve të fundit të literaturës në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të verë në zbatim mekanizma dhe hartojë instrumenta për monitorimin e procesit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor si dhe organizimin dhe përpunimin e të dhënave të gjeneruara nga pyetësorët e realizuar, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioi, të shtojë në kurrikulën e këtij programi studimi lëndën “Praktikë profesionale” dhe marrëveshjet e bashkëpunimit të përdoren në kuadër të realizimit të praktikave profesionale të institucionalizuara dhe t'u shërbejnë studentëve të këtij programi studimi me synimin për t'i afruar ata me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për sigurimin e një programi antiplagjaturë, në funksion të punimeve të diplomave dhe detyrave të kursit, të studentëvet të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për një bashkëpunim më të qëndrueshëm me palët e treta, si edhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, për të garantuar rritjen e fondeve për mësimdhënie dhe kërkim shkencor, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 04, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR KLASA I-VI”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Klasa I-VI”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Klasa I-VI”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 87, datë 27.02.2013
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mosmbështetja financiare e personelit akademik për publikime në revista ndërkombëtare, e cila rezulton në numër të vogel të botimeve të personelit akademik të këtij programi studimi.
- Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, ka një numër të limituar të personelit akademik me tituj e grada shkencore.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Klasa I-VI”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor Klasa I-VI”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e publikimeve në revista ndërkombëtare.
- Institucioni, të marrë masa për përditësimin e syllabuseve të këtij programi studimi, me literaturë të pesë viteve të fundit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me tituj dhe grada shkencore në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të realizojë një studim të mirëfillte të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e matjes së performancës së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 05, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 231, datë 22.07.2009
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Metodologjisë së Mësimdhënies
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mosmbështetja financiare e personelit akademik për publikime në revista ndërkombëtare, e cila rezulton në numër të vogel të botimeve të personelit akademik të këtij programi studimi.
- Literatura e përfshirë në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e një sistemi të menaxhimi të brendshëm të informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 05, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e mbështetjes financiare të personelit akademik të këtij programi studimi, me qëllim rritjen e publikimeve në revista ndërkombëtare.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondit të literaturës dhe përditësimin e syllabuseve të këtij programi studimi, me literaturë të pesë viteve të fundit.
- Institucioni, të realizojë një studim të mirëfillte të tregut të punës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin një sistemi të menaxhimi të brendshëm të informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e matjes së performancës së personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 06, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “KONTABILITET FINANCË”, TË UNIVERSITETIT “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Kontabilitet Financë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Kontabilitet Financë”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 631, datë 23.09.1996
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Kontabilitet Financës
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e praktikës profesionale e cila të zhvillohet pranë bizneseve apo institucioneve bashkëpunuese për të afruar studentët e këtij programi studimi me tregun e punës.
- Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Kontabilitet Financë”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 06, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Kontabilitet Financë”, të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, janë si vijon:
- Institucioni, të bejë pjesë të planit mësimor të këtij programi studimi, lëndën e praktikës profesionale dhe të hartojë syllabusin përkatës, e cila të zhvillohet pranë bizneseve apo institucioneve bashkëpunuese për të afruar studentët e këtij programi studimi me tregun e punës.
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore të disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi e cila nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi, duke rekrutuar personel akademik me tituj e grada shkencore.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin literaturës dhe përditësimin e syllabuseve të këtij programi studimi, me botime të pesë viteve të fundit.
- Institucioni, të konsolidojë proceset dhe procedurat e sigurimit të brendshëm të cilësisë në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të shtojë marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë kombëtare, publike dhe jopublike, si edhe me biznese apo institucione të tjera publike e jopublike, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 07, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 3784/1 Prot., datë 06.06.2019
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 41, datë 13.07.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur dy rekomandime plotësisht dhe një kryesisht, të lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mospërmbushja plotësisht e rekomandimit të lënë nga akreditimi periodik paraardhës, në lidhje me ngarkesën mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, e cila vijon të jetë e lartë.
- Mungesa e personelit akademik të kategorisë Profesor në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Raporti i sipërfaqes së shfrytëzueshme në metër katrorë për student, në funksion të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me atë të parashikuar në aktet nënligjore në fuqi, për programet e studimit të kësaj fushe.
- Përpjekjet për të rritur të ardhurat e këtij programi studimi, përmes granteve nga projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit shkencor, si dhe nga shërbimet e trajnimit, nuk janë të mjaftueshme.
- Literatura e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 07, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, në përmbushje edhe të rekomandimit të lënë në akreditimin periodik paraardhës, të marrë masa për uljen e ngarkesës së personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, duke rritur numrin e personelit akademik me tituj e grada.
- Institucioni, të marrë masa për rekrutimin e personelit akademik të kategorisë Profesor në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që raporti i sipërfaqes së shfrytëzueshme në metër katrorë për student, në funksion të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me atë të parashikuar në aktet nënligjore në fuqi, për programet e studimit të kësaj fushe.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për sigurimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi, përveç tarifave studentore, sidomos prej granteve në projekte kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare, e cila do të rriste jo vetëm qëndrueshmërinë financiare, por do të përmirësonte ndjeshëm edhe cilësinë e mësimdhënies.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 08, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 411, datë 25.08.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2600/1 Prot., datë 02.06.2021
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 27.10.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Inxhinierive
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mospërmbushja plotësisht e rekomandimit të lënë nga akreditimi periodik paraardhës, në lidhje me ngarkesën mësimore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, e cila vijon të jetë e lartë.
- Mungesa e personelit akademik të kategorisë Profesor në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Raporti i sipërfaqes së shfrytëzueshme në metër katrorë për student, në funksion të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me atë të parashikuar në aktet nënligjore në fuqi, për programet e studimit të kësaj fushe.
- Përpjekjet për të rritur të ardhurat e këtij programi studimi, përmes granteve nga projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit shkencor, si dhe nga shërbimet e trajnimit, nuk janë të mjaftueshme.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr.08, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, në përmbushje edhe të rekomandimit të lënë në akreditimin periodik paraardhës, të marrë masa për uljen e ngarkesës së personelit akademik me kohë të plotë të angazhuar në këtë program studimi, duke rritur numrin e personelit akademik me tituj e grada.
- Institucioni, të marrë masa për rekrutimin e personelit akademik të kategorisë Profesor në njësinë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që raporti i sipërfaqes së shfrytëzueshme në metër katrorë për student, në funksion të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me atë të parashikuar në aktet nënligjore në fuqi, për programet e studimit të kësaj fushe.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për sigurimin e burimeve alternative të financimit të këtij programi studimi, përveç tarifave studentore, sidomos prej granteve në projekte kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare, e cila do të rriste jo vetëm qëndrueshmërinë financiare, por do të përmirësonte ndjeshëm edhe cilësinë e mësimdhënies.
- Institucioni, të rrisë përpjekjet për të shtuar numrin e marrëveshje ndërkombëtare brenda kuadrit të bashkëpunimit evropian, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 09, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 251, datë 02.06.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2481/1 Prot., datë 20.05.2020
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë 05.10.2019
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore në numër lëndësh dhe orësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Lëndët e formimit pedagogjik në kurrikulën e këtij programi studimi, janë të limituara.
- Mungesa e përfshirjes së studentëve në hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit dhe realizimin me sukses në përputhje me objektivat e tyre.
- Fondi fizik i literaturës në bibliotekë, në fushën e edukimit, është i pamjaftueshëm.
- Mungesa e kushteve të përshtatshme në bibliotekën e institucionit, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 09, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në numër lëndësh dhe orësh të anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi me qëllim rritjen e numrit të lëndëve të formimit pedagogjik.
- Institucioni, të marrë masa për dokumentimin dhe përfshirjen e studenteve në hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondi fizik të literaturës në bibliotekë, në fushën e edukimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e kapaciteteve të bibliotekes dhe krijimin e kushteve të duhura, në funksion të studentëve të këtij program studimit.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, përsa i përket literaturës, metodave të mësimdhënies, përmbajtjes dhe pasqyrimit të rezultateve mësimore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 10, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MËSUESI PËR ARSIMIN FILLOR”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 251, datë 02.06.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 2481/1 Prot., datë 20.05.2020
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 05.10.2019
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore në numër lëndësh dhe orësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë dhe jo në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Lëndët e formimit pedagogjik në kurrikulën e këtij programi studimi, janë të limituara.
- Mungesa e përfshirjes së studentëve në hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programit të studimit dhe realizimin me sukses në përputhje me objektivat e tyre.
- Fondi fizik i literaturës në bibliotekë, në fushën e edukimit, është i pamjaftueshëm.
- Mungesa e kushteve të përshtatshme në bibliotekën e institucionit, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 10, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në numër lëndësh dhe orësh të anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi me qëllim rritjen e numrit të lëndëve të formimit pedagogjik.
- Institucioni, të marrë masa për dokumentimin dhe përfshirjen e studentëve në hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin e fondi fizik të literaturës në bibliotekë, në fushën e edukimit.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e kapaciteteve të bibliotekes dhe krijimin e kushteve të duhura, në funksion të studentëve të këtij program studimit.
- Institucioni, të rishikojë syllabuset e këtij programi studimi, përsa i përket literaturës, metodave të mësimdhënies, përmbajtjes dhe pasqyrimit të rezultateve mesimore.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 11, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI KLINIKE”, TË UNIVERSITETIT PRIVAT “ALBANIAN UNIVERSITY”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 597, datë 28.05.2009
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 4932/1 Prot., datë 05.06.2018
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 85, datë 07.12.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti Privat “Albanian University”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë së Përgjithshme
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Privat “Albanian University”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur një rekomandim kryesisht dhe një pjesërisht, të lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave ”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mospërmbushja plotësisht e rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik paraardhës.
- Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Literatura e përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e evidencave në formën e raporteve analitike për zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në funksion të realizimit të këtij programi të studimi, në drejtim të aftësimit profesional, kërkimit shkencor, tregut të punës dhe mobiliteteve.
- Mungesa e procedurave në funksion të mbikqyrjes së praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, të cilat realizohen në institucionet partnere.
- Kapaciteti i bibliotekës në funksion të këtij programi studimi, është i kufizuar.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 11, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji Klinike”, të Universitetit Privat “Albanian University”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përmbushjen plotësisht të rekomandimeve të lëna në akreditimin periodik paraardhës.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore e nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin dhe përditësimin e literaturës së përdorur në syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike duke përfshirë një vlerësim të të gjitha aktiviteteve të tij, veçanërisht zbatimin e marrëveshjeve me kompanitë dhe institucionet për praktikën profesionale, mobilitetet ndërkombëtare dhe tregun e punës, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë procedura në funksion të mbikqyrjes së praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi, të cilat realizohen në institucionet partnere.
- Institucioni, të përmirësojë kushtet e bibliotekës për të siguruar hapësirë të mjaftueshme dhe pajisje të përshtatshme, në funksion të studentëve të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Privat “Albanian University”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 12, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699, datë 26.08.2015
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 30.03.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa në planin mësimor të këtij programi studimi e lëndëve në fushën e komunikimit, ekonomisë dhe sociologjisë.
- Mungesa në këtë program studimi e personelit ndihmës akademik, të dedikuar për realizimin e orëve laboratorike dhe praktikave mësimore të studentëve.
- Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 12, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë planin mësimor të këtij programi studimi, me qëllim përfshirjen e lëndëve në fushën e komunikimit, ekonomisë dhe sociologjisë.
- Institucioni, të angazhojë personel ndihmës akademik, të dedikuar për realizimin e orëve laboratorike dhe praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për shtimin literaturës dhe përditësimin e syllabuseve të këtij programi studimi, me botime të pesë viteve të fundit.
- Institucioni, të realizojë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në fushën e programit të studimit, për të përmirësuar më tej këtë program studimi dhe për t’iu përshtatur kërkesave dhe nevojave të reja të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar të punës.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 13, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI AUTOMJETESH”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automjetesh”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automjetesh”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699 datë 26.08.2015
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 21.09.2017
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa në këtë program studimi e personelit ndihmës akademik, të dedikuar për realizimin e orëve laboratorike dhe praktikave mësimore të studentëve.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automjetesh”, të Kolegjit Profesional të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Automjetesh”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, të jenë plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të angazhojë personel ndihmës akademik, të dedikuar për realizimin e orëve laboratorike dhe praktikave mësimore të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, në rregulloren e programit të studimit, të përcaktojë si kriter, mbrojtjen/njohjen e gjuhës shqipe nga studentët kandidatët të huaj që kanë fituar diplomën e shkollës së mesme jashtë Shqipërisë.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 14, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI AJRIMI DHE KONDICIONIMI”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 699 datë 26.08.2015
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 21.09.2017
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimin e lënë nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mungesa e raporteve periodike të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara në funksion të këtij programi studimi dhe përfitimit të studentëve.
- Ngarkesa mësimore në numër lëndësh e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, është e lartë.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të hartojë raporte periodike të përfitimeve nga marrëveshjet e bashkëpunimit të nënshkruara në funksion të këtij programi studimi dhe përfitimit të studentëve.
- Institucioni, të marrë masa për uljen e ngarkesës mësimore në numër lëndësh të disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, si edhe të shtojë përpjekjet në drejtim të angazhimit në këtë program studimi të personelit të ri akademik, duke synuar zëvendësimin harmonik dhe me të njejtën cilësi të personelit aktual.
- Institucioni, në rregulloren e programit të studimit, të përcaktojë si kriter, mbrojtjen/njohjen e gjuhës shqipe nga studentët kandidatët të huaj që kanë fituar diplomën e shkollës së mesme jashtë Shqipërisë.
- Institucioni, të rishikojë kurrikulën, planin mësimor dhe syllabuset e këtij programi studimi, me qëllim korrigjimin e pasaktësive/lapsus-eve.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 15, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT 2-VJEÇAR ME KARAKTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI E INSTALIMEVE ELEKTRIKE”, TË KOLEGJIT PROFESIONAL TË TIRANËS
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Program 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”
- Cikli i studimit: Program me karakter profesional
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 375, datë 25.07.2017
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 02.03.2019
- Institucioni që e ofron: Kolegji Profesional i Tiranës
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
- Kredite (ECTS): 120 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Profesional i Tiranës
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 5
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve 2-vjeçare, me karakter profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Numri i orëve të praktikës profesionale është më i ulët se 25% e ngarkesës totale të programit të studimi, e si rrjedhojë nuk eshtë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Informacioni i dhënë në faqen zyrtare të internetit të institucionit, në lidhje me këtë program studimi, nuk është mjaftueshëm i detajuar mbi kriteret e përgjithshme dhe specifike të pranimit, transferimit dhe ekuivalentimit të studimeve.
- Numri i personelit akademik me tituj e grada shkencore, në funksion të këtij programi studimi, është i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”, të Kolegjit Profesional të Tiranës.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit 2-vjeçar me karakter profesional në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”, të Kolegjit Profesional të Tiranës, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të orëve të praktikës profesionale për të arritur në masën 25 % të ngarkesës totale të programit të studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të përditësojë informacionin e dhënë në faqen e tij zyrtare të internetit, në lidhje me këtë program studimi, duke detajuar kriteret e përgjithshme dhe specifike të pranimit, transferimit dhe ekuivalentimit të studimeve.
- Institucioni, të shtojë përpjekjet për rritjen e numrit të personelit akademik me tituj e grada shkencore, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Profesional i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 16, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “ALDENT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 519, datë 19.11.2010
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 13.07.2018
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Aldent”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Aldent”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur krysisht rekomandimin e lënë nga akreditimi i periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mospërmbushja plotësisht e rekomandimit të lënë nga akreditimi periodik paraardhës, në lidhje me ngritjen e një klinike fizioterapeutike.
- Marrëveshjet e bashkëpunimit në funksion të realizimit të praktikave klinike të studentëve të këtij programi studimi, janë të pamjaftueshme.
- Plani mësimor i këtij programi studimi, nuk përfshihet në rregulloren e programit të studimit.
- Mungesa e një rregulloreje specifike për provimin e përgjithshëm përfundimtar, të studentëve të këtij programi studimi.
- Mobiliteti i studentëve të këtij programi studimi drejt institucioneve të huaja të arsimit të lartë, është i ulët.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Aldent”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Aldent”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për përmbushjen e rekomandimit të lënë nga akreditimi periodik paraardhës, në lidhje me ngritjen e një klinike fizioterapeutike.
- Institucioni, të rrisë numrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në funksion të realizimit të praktikave klinike të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për përfshirjen e planit mësimor në rregulloren e programit të studimit.
- Institucioni, të marrë masa për hartimin e një rregulloreje specifike për provimin e përgjithshëm përfundimtar, të studentëve të këtij programi studimi.
- Institucioni, të nxisë me tëj studentë e këtij programi studimi për të marë pjesë në programet e mobilitetit, drejt institucioneve të huaja të arsimit të lartë.
- Institucioni, të marrë masa për standardizimin e procedurës së përditësimit të programit të studimit si dhe dokumentimin e përfshirjes së, studentëve alumni, Urdhërit të Infermierit dhe shoqatave profesioniste të tjera.
- Institucioni, të hartojë udhëzues të veçantë që lidhen me metoda të ndryshme innovative të mësimdhënies, si edukimi simulator, imersiv etj., në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Aldent”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 17, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT “LUARASI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 281, datë 28.07.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Luarasi”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Infermierisë
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Luarasi”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Fusha e ekspertizës e disa prej anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, nuk është plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Mungesa e një laboratori të dedikuar për infermieristikën, i domosdoshëm për realizimin e plotë të praktikave infermieristike me mulazhe, të studentëve të këtij programi studimi.
- Literatura e përdorur në funksion e këtij programi studimi, është e limituar dhe e pa përditësuar me botime të viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Universitetit “Luarasi”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2028.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 17, datë 10.01.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri”, të Universitetit “Luarasi”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, të mbulohet të paktën në masën 70% nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të marrë masa që fusha e ekspertizës e anëtarëve të personelit akademik të këtij programi studimi, të jetë plotësisht në përputhje me lëndët që ata mbulojnë.
- Institucioni, të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës laboratorike të këtij programi studimi, duke krijuar një laborator të dedikuar të infermieristikës me mulazhe dhe mjete të tjera specifike didaktike.
- Institucioni, të pasurojë më tej fondin e literaturës në funksion të këtij programi studimi, me botime të viteve të fundit në fushën e mjekësisë, si edhe të shtojë hapësirat e dedikuara për studim, në bibliotekë.
- Institucioni, të rrisë mbështetjen për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik të këtij programi studimi.
- Institucioni, të rrisë bashkëpunimin me institucionet partnere të huaja të arsimit të lartë, në funksion të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Luarasi”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 18, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE”, ME PROFILE “ADMINISTRIM PUBLIK” DHE “MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administrim Publik” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administrim Publik” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 241, datë 19.07.2021
- Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikim
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Barleti”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2021-2022;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kualifikimi i disa prej titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës e cila është reflektuar në një numër të ulët studentësh të regjistruar, në këtë program studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administrim Publik” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të Universitetit “Barleti”.
- Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2021-2022 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 19, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMI” ME PROFILE, “ADMINISTRIM BIZNESI” DHE “FINANCË KONTABILITET”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “I BIZNESIT”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomi” me profile, “Administrim Biznesi” dhe “Financë Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomi” me profile, “Administrim Biznesi” dhe “Financë Kontabilitet”
- Cikli i studimit: Cikli i parë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshjillit të Ministrave Nr.651, datë 14.09.2011
- Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 2062/3 Prot., datë 18.05.2022
- Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 74, datë 27.10.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
- Kredite (ECTS): 180 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “I Biznesit”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Mosvënia në funksionim e sistemit të integruar të menaxhimit të brendshëm të informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
- Mungesa e aktorëve të jashtëm në përbërjen e njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë, e si rrjedhojë edhe në proceset e sigurimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së këtij programi studimi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Ekonomi” me profile, “Administrim Biznesi” dhe “Financë Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2030.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 19, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Ekonomi” me profile, “Administrim Biznesi” dhe “Financë Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “I Biznesit”, janë si vijon:
- Institucioni, të marrë masa për vënien sa më shpejt në funksionim të sistemit të integruar të menaxhimit të brendshëm të informacionit, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa që njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë të ketë në përbërje të saj edhe aktorë/ekspertë të jashtëm, në funksion të sigurimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së këtij programi studimi.
- Institucioni, të marrë masa për krijimin e një sistemi të dedikuar antiplagjiaturë, në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të hartojë raporte periodike mbi përfitimin nga marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura me institucione partnere, në funksion të realizimit të këtij programi studimi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “I Biznesit”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 20, datë 10.01.2025
PËR
AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “TEKNIKË E LARTË NË LABORATORË MJEKËSORË”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “LOGOS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, me të dhënat si më poshtë:
- Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”
- Cikli i studimit: Cikli i dytë
- Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 428, datë 22.09.2017
- Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 49, datë 13.07.2018
- Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Logos”
- Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore
- Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
- Kredite (ECTS): 60 kredite
- Forma e studimit: Me kohë të plotë
- Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Logos”
- Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7
pasi mori në shqyrtim:
- Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
- Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
- Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
- Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
- Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
- Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
- Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;
konstaton se:
- Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
- Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
- Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
- Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
- Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
- Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
- Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
- Kategoria e veprimtarive formuese “B”, e kurrikulës së këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Rregullimi i praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studmi nuk është në nivele të kënaqshme, pasi praktika profesionale zhvillohet në auditor dhe jo në kompani apo institucione të specializuara si edhe nuk është e qartë se si zhvillohen 90 orët e praktikës profesionale gjatë të cilave studentët punojnë në mënyrë të pavaruar dhe si monitorohen këto orë.
- Mungesa e një raporti analitik mbi pëfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
- Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “Logos”.
- Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
- Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 09.01.2029.
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Shtojca
Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 20, datë 10.01.2025, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”, të Kolegjit Universitar “Logos”, janë si vijon:
- Institucioni, të rishikojë peshën në kreditë të kategorisë së veprimtarive formuese “B”, të kurrikulës së këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e saj në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
- Institucioni, të rishikojë procedurat e zhvillimit dhe monitorimit të praktikës profesionale të studentëve të këtij programi studimi, me qëllim zhvillimin e saj në kompani dhe institucione të specializuara.
- Institucioni, të hartojë raporte analitike periodike mbi pëfitimet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
- Institucioni, të përditësojë syllabuset e këtij programi studimi me literaturë të viteve të fundit, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Logos”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË
BORDI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 21, datë 10.01.2025
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VBA NR. 29, DATË 03.03.2023 , “PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË DOKTORATË NË “ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM URBAN”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”
Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”; në mbledhjen e tij të datës 10.01.2025;
pasi mori në shqyrtim:
- Shkresën e Universitetit “Polis”, me nr. 1152/24 prot., datë 11.12.2024, me lëndë “Kërkesë për korigjim të aktit administrativ të Vendimit të Bordit të Akreditimit: Vendim Nr. 29, datë 03.03.2023”.
- Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 29, datë 03.03.2023 “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”, të Universitetit “Polis”.
- Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 563 datë 19.11.2012
- Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 39, datë 21.02.2014
konstaton se:
- Programi i studimit i ciklit të tretë doktoratë në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”. ofrohet në bashkkëpunim me Universitetin e Studimeve të Ferrarë-s, Itali dhe në përfundim të studimeve, në zbatim të marrëveshjes së lidhur midis Universitetit “Polis” dhe Universitetit të Studimeve të Ferrarë-s, Itali, lëshohet diplomë e dyfishtë.
Mbështetur mbi arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,
VENDOSI:
- Ndryshimin e emërtimit të Vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 29, datë 03.03.2023, si vijon: “Për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë, që përfundon me diplomë të dyfishtë në Doktoratë, në “Arkitekturë dhe Planifikim Urban”, të Universitetit “Polis” në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Ferrarë-s, Itali”
- Shtimin në pikën “c) Akti zyrtar i hapjes/licensimit:”, të fjalisë si vijon: “.., Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 39, datë 21.02.2014”
- Ndryshimin e pikës “k) Statusi i diplomës:”, si vijon: “diplomë e dyfishtë, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Ferrarë-s, Itali”
- Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin dhe publikimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.