Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbledhjes 04 Mars 2023

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 30, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MENAXHIM BIZNESI”, ME PROFILE “MENAXHIM I ORGANIZATAVE”; “MARKETING”; “TURIZËM”; “KONTABILITET”; “INFORMATIKË EKONOMIKE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i Organizatave”; “Marketing”; “Turizëm”; “Kontabilitet”; “Informatikë Ekonomike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i Organizatave”; “Marketing”; “Turizëm”; “Kontabilitet”; “Informatikë Ekonomike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 27.02.2008
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit Sporti dhe Rinisë Nr. 8244/2, datë 12.09.2018
  5. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 159, datë 07.04.2016
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Praktika profesionale e këtij program studimi, si një pjesë e rëndësishme e formimit të ciklit të parë të studimeve, nuk realizohet pranë institucioneve dhe bizneseve që janë në lidhje të drejtpërdrejtë me programin e studimit.
    2. Politika, strategjia, organizimi dhe veprimtaritë në kuadër të sigurimit të brendshëm të cilësisë për programin e studimit, nuk janë transparente dhe të aksesueshme për studentët dhe të gjithë të interesuarit.
    3. Ambientet e bibliotekes janë të pamjaftueshme për të përfshirë të gjithë librat e fondit të bibliotekës, gjithashtu studentët dhe personeli akademik, nuk kanë akses tek të gjitha librat ekzistues pranë këtij universiteti, në funksion të këtij programi studmi.
    4. Fomulari i studentëve i cili përdoret për vlerësimin e personelit akademik është i përgjithshëm dhe nuk mundëson informacion në lidhje me përdorimin dhe përfshirjen e metodave inovative, tërheqëse, dhe të përshtatshme për lëndet përkatëse.
    5. Megjithëse institucioni harton raporte analitike periodike mbi profilin dhe cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve, si dhe shkallës së cilësisë së punësimit të tyre, nuk parashikon analiza dhe masa konkrete që duhet të ndërmerren në drejtim të përmirësimit të këtyre treguesve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i Organizatave”; “Marketing”; “Turizëm”; “Kontabilitet”; “Informatikë Ekonomike”, Universitetit Europian të Tiranës
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 30, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i Organizatave”; “Marketing”; “Turizëm”; “Kontabilitet”; “Informatikë Ekonomike”, Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, t’i mundësojë studentëve të këtij programi studimi, kryerjen e praktikës profesionale, pranë institucioneve dhe bizneseve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me programin e studimit.
  2. Institucioni, të bejë publike në mënyrë të përmbledhur, informacione që lidhen me politikat dhe procedurat në fushën e sigurimit të brendshëm të cilësisë të këtij programi studimi, të cilat të mund të aksesohen nga studentët dhe të gjithë të interesuarit.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e kapaciteteve të bibliotekës dhe të bëjë të mundur aksesimin e të gjithë librave ekzistentë të fondit të bibliotekës, për studentët dhe personelin akademik, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të rishikojë mënyrën që studentët vlerësojnë lektorët, duke përfshirë dhe disa pika konkrete që nxjerrin në pah përdorimin dhe përfshirjen e metodave inovative, tërheqëse, dhe të përshtatshme për lëndet përkatëse.
  5. Institucioni, rekomandohet të kryejë analiza më të thelluara dhe të përcaktojë masa konkrete, mbështetur në të dhënat që disponon mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve, si dhe shkallën e cilësisë së punësimit të tyre.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 31, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE”, ME PROFILE “ADMINISTRATË PUBLIKE”; “GAZETARI”; “STUDIME EUROPIANE”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administratë Publike”; “Gazetari”; “Studime Europiane”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administratë Publike”; “Gazetari”; “Studime Europiane”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 636, datë 20.09.2006
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 8244/1, datë 04.09.2018
  5. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 161, datë 07.04.2016
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Mbështetja e këtij programi studimi, kryesisht në të ardhurat e krijuara nga tarifat e studentëve, e bën programin e studimit të pa qëndrueshëm, referuar numrit në ulje të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.
    2. Mungesa e një studimi të mirëfilltë cilësor e sasior të tregut të punës, bazuar mbi analizat, statistikat dhe rezultatet, për të përmirësuar më tej konkurencën në treg të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administratë Publike”; “Gazetari”; “Studime Europiane”, Universitetit Europian të Tiranës
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 31, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Politike”, me profile “Administratë Publike”; “Gazetari”; “Studime Europiane”, Universitetit Europian të Tiranës”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë qëndrueshmërinë financiare të këtij programi studimi, duke siguruar forma alternative për mbështetjen financiare të këtij programi studimi, përtej të ardhurave të krijuara nga tarifat e studentëve, numri i të cilëve, në këtë program studimi është duke u ulur.
  2. Institucioni, të hartojë një studim të mirëfilltë cilësor e sasior të tregut të punës, bazuar mbi analizat, statistikat dhe rezultatet, për të përmirësuar më tej konkurencën në treg dhe rritur numrin e studentëve në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të pasqyrojë të dhënat në regjistrin themeltar të studentëve, të ndara sipas profileve të programit të studimit.
  4. Institucioni, nëpërmjet Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, përveç raporteve të hartuara në nivel institucional, rekomandohet të hartojë edhe raporte të ngjashme në nivel programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 32, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “MENAXHIM BIZNESI”, ME PROFILE “MENAXHIM I SME-VE”; “MENAXHIM I BURIMEVE NJERËZORE”; “MENAXHIM DHE VLERËSIM PROJEKTESH”; “ADMINISTRIM TERRITORI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Territori”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Territori”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 74, datë 21.01.2009
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit Sporti dhe Rinisë Nr. 8244/2, datë 12.09.2018
  5. Akreditimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 13.07.2018 dhe 32/1, datë 07.12.2018
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Marketingut
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1 vit / 2 semestra
  9. Kredite (ECTS): 60 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Angazhimi në këtë program studimi, i personelit akadmik pa kualifikimin e nevojshëm, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Praktika profesionale e këtij program studimi, si një pjesë e rëndësishme e formimit të ciklit të dytë të studimeve, nuk realizohet pranë institucioneve dhe bizneseve që janë në lidhje të drejtpërdrejtë me programin e studimit.
    3. Politika, strategjia, organizimi dhe veprimtaritë në kuadër të sigurimit të brendshëm të cilësisë për programin e studimit, nuk janë transparente dhe të aksesueshme për studentët dhe të gjithë të interesuarit.
    4. Ambientet e bibliotekes janë të pamjaftueshme për të përfshirë të gjithë librat e fondit të bibliotekës, gjithashtu studentët dhe personeli akademik, nuk kanë akses tek të gjitha librat ekzistues pranë këtij universiteti, në funksion të këtij programi studmi.
    5. Fomulari i studentëve i cili përdoret për vlerësimin e personelit akademik është i përgjithshëm dhe nuk mundëson informacion në lidhje me përdorimin dhe përfshirjen e metodave inovative, tërheqëse, dhe të përshtatshme për lëndet përkatëse.
    6. Megjithëse institucioni harton raporte analitike periodike mbi profilin dhe cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve, si dhe shkallës së cilësisë së punësimit të tyre, nuk parashikon analiza dhe masa konkrete që duhet të ndërmerren në drejtim të përmirësimit të këtyre treguesve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Territori”, Universiteti Europian i Tiranës .
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 32, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master Profesional në “Menaxhim Biznesi”, me profile “Menaxhim i SME-ve”; “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”; “Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh”; “Administrim Territori”, të Universiteti Europian i Tiranës”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të angazhojë në këtë program studimi, personel akademik të kualifikuar, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, t’i mundësojë studentëve të këtij programi studimi, kryerjen e praktikës profesionale, pranë institucioneve dhe bizneseve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me programin e studimit.
  3. Institucioni, të bejë publike në mënyrë të përmbledhur, informacione që lidhen me politikat dhe procedurat në fushën e sigurimit të brendshëm të cilësisë të këtij programi studimi, të cilat të mund të aksesohen nga studentët dhe të gjithë të interesuarit.
  4. Institucioni, të marrë masa për rritjen e kapaciteteve të bibliotekës dhe të bejë të mundur aksesimin e të gjithë librave ekzistentë të fondit të bibliotekës, për studentët dhe personelin akademik, në funksion të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rishikojë mënyrën që studentët vlerësojnë lektorët, duke përfshirë dhe disa pika konkrete që nxjerrin në pah përdorimin dhe përfshirjen e metodave inovative, tërheqëse, dhe të përshtatshme për lëndet përkatëse.
  6. Institucioni, rekomandohet të kryejë analiza më të thelluara dhe të përcaktojë masa konkrete, mbështetur në të dhënat që disponon mbi cilësinë në hyrje dhe dalje të studentëve, si dhe shkallën e cilësisë së punësimit të tyre.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 33, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATË NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të tretë, Doktoratë në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Doktoratë në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i tretë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës 565 datë 19.11.2012
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 314, datë 10.06.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departameni i Arkitekturës
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite
  8. Kredite (ECTS): 60 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet në bashkëpunim me Universitetin e Stambollit dhe Universitetin Pamukale, Turqi.
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 8

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

 

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2018-2019;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të tretë “Doktoratë”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Numri i kufizuar i personelit akademik me përvojë, dhe i specializuar në fushat specifike të kërkimit shkencor të ofruara në këtë program studimi.
    2. Disa prej syllabuseve të lëndëve të ofruara në këtë program studimi, përmbajnë njohuri bazë, të cilat trajtohen në cikle më të ulta studimi.
    3. Mungesa e një strategjie për reklamimin e këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Doktoratë në “Arkitekturë”, Universitetit “Epoka”
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2018-2019 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 34, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Arkitekturë”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 908, datë 26.08.2009
  4. Akredtitimi periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 53, datë 28.09.2018
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Arkitekturës
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  8. Kredite (ECTS): 120 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Epoka”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimet e lëna nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Ngarkesa mësimore e personelit akademik me kohët të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.
    2. Mbështetja e këtij programi studimi, kryesisht në të ardhurat e krijuara nga tarifat e studentëve, e bën programin e studimit të pa qëndrueshëm, referuar numrit në ulje të studentëve të regjistruar në këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”, Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 31, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”, të Universitetit “Epoka””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, të angazhuar në këtë program studimi, me qëllim uljen e ngarkesës mësimore për personelin akademik aktual.
  2. Institucioni, të rrisë qëndrueshmërinë financiare të këtij programi studimi, duke siguruar forma alternative për mbështetjen financiare të këtij programi studimi, përtej të ardhurave të ardhurat e krijuara nga tarifat e studentëve, numri i të cilëve, në këtë program studimi është i ulët.
  3. Institucioni, të rishikojë përmbajtjen e syllabuseve të këtij programi studimi, me qëllim përshtatjen e tyre në përputhje me objektivat e këtij cikli studimi, duke shmangur përsërritjet me programe të ngjashme të ciklit të parë të studimit.
  4. Institucioni, të hartojë një strategji marketingu të mirëfilltë, me synim rritjen e numrit të studentëve në këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 35, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MARKETING NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIM LOGJISTIK”, TË UNIVERSITETIT “EPOKA”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 222, datë 31.05.2013
  4. Akreditimi i parë: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 288, datë 30.05.2016
  5. Institucioni që e ofron: Universiteti “Epoka”
  6. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Administrim Biznesit
  7. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  8. Kredite (ECTS): 180 kredite
  9. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  10. Gjuha në të cilën ofrohet: Anglisht
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Epoka
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, pa rekomandime;
  6. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Angazhimi në mësimdhënie, në shumicën e lëndëve të këtij programi studimi, i personelit akademik, pa kualifikimin e nevojshëm, sikurse përcaktohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    2. Në këtë program studimi, nuk është e përcaktuar dhe argumentuar qartë, lidhja ndërmjet menaxhimit logjistik dhe marketingut ndërkombëtar.
    3. Numër i limituar i lëndëve karakterizuese në fushën e logjistikës dhe të marketingut ndërkombëtar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik”, Universitetit “Epoka”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 04, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik”, Universitetit “Epoka”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë me grada dhe tituj, si kusht për angazhimin në mësimdhënie në këtë program studimi, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi, si dhe të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të kompentencave kërkimore-shkencore të tyre.
  2. Institucioni, të rishikojë e qartësojë lidhjen midis marketingut dhe logjistikës, me qëllim përshtatjen e këtij programi studimi me ndryshimet e shpejta në fushën e marketingut me orientim në logjistikën ndërkombëtare, në mënyrë që të përforcojë avantazhet e tij në raport me programe të tjera Bachelor të ofruar në fushën e biznesit.
  3. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e këtij programi studimi, duke e përshtatur atë në harmoni me kërkesat e punëdhënësve për sektorin e marketingut dhe aplikimin e parimeve të manaxhimit logjistik ndërkombëtar në sektorin logjistik vendas, në përafrim të praktikave rajonale, si dhe duke rritur numrin e lëndëve të formimit karakterizues, në raport me lëndët me zgjedhje.
  4. Institucioni, të marrë masa për hartimin e raporteve të mirëfillta e të plota financiare, në përgjigje të standardeve të përcaktuara në kodin e cilësisë.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Epoka”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 36, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “EKONOMI NDËRMARRJEJE”, TË UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 567, datë 27.08.2004
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 6959/3, datë 15.02.2013
  5. Akreditimi periodik: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 340, datë 16.09.2015
  6. Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
  7. Njësitë bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Ekonomike dhe Sipërmarrjeve; Departamenti i Strategjive Bioekonomike në Bashkimin Europian dhe në Ballkan; Qëndra e Studimeve të Ekonomive të Vendeve në Tranzicion.
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  9. Kredite (ECTS): 180 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Gjuha e mësimdhënies: Italisht
  12. Statusi i diplomës: diplomë e përbashkët, në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro”, Itali
  13. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi periodik;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit periodik të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur kryesisht rekomandimin e lënë nga akreditimi periodik;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Dokumentacioni i cili mbështet proceset rregullatore brenda institucionit, në funksion edhe të këtij programi studimi, në disa raste është i pa përditësuar dhe në disa raste nuk ekziston.
    2. Mungesa e një studimi tregu të mirëfilltë, për të kuptuar konkurrencën e tregut dhe ndërtuar strategjinë e duhur për thithjen e studentëve në këtë program studimi.
    3. Mungesa e evidencave në lidhje me mënyrën dhe rrugët e financimit të këtij programi studimi.
    4. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi, nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë përgjatë vitit akademik, sikurse përcaktohet në aktet ligjore në fuqi.
    5. Mungesa e raportimit periodik në lidhje me rezultatet e proceve të vlerësimit të brendshëm për këtë program studimi dhe e analizimit të të dhënave për studentët përgjatë ciklit të studimeve dhe pas diplomimit.
    6. Plani Strategjik është i pazbërthyer në objektiva dhe i pamarkuar me strukturën përgjegjëse për arritjen e objektivit, alokimin e buxhetit dhe formën e raportimit për këtë program studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje”
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2027.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 36, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Bachelor në “Ekonomi Ndërmarrjeje”, Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë dhe hartojë aty ku mungojnë, aktet e brendshme rregullatore, në funksion edhe të këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të hartojë një studimi tregu të mirëfilltë, me qëllim identifikimin e konkurrencës së tregut, avantazheve dhe disavatazheve të këtij programi studimi, në funksion të thithjes së studentëve.
  3. Institucioni, të bëjë trasparente dhe të qartë, mënyrën e financimit të këtij programi studimi, nëpërmjet hartimit të raporteve financiare dhe përcaktimit të prioriteteve për alokimin e fondeve, në përputhje me prioritete akademike dhe administrative.
  4. Institucioni, të marrë masa për balancimin e ngarkesës mësimore e këtij programi studimi përgjatë vitit akademik, ashtu sikurse përcaktohet në aktet ligjore në fuqi.
  5. Institucioni, nëpërmjet Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të hartojë raporte periodike në lidhje me rezultatet e proceve të vlerësimit të brendshëm për këtë program studimi dhe të analizojë të dhënat e studentëve përgjatë gjithë ciklit të studimeve dhe pas diplomimit të tyre. Raportet e hartuara nga kjo njësi te bëhen transparente nëpërmjet publikimit të tyre ne faqen e internetit të institucionit.
  6. Institucioni, të përcaktojë në planin e tij strategjik, objektiva të qarta dhe të markuara me strukturën përgjegjëse për arritjen e këtyre objektivave, alokimin e buxhetit dhe formën e raportimit, për këtë program studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 37, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “SHKENCA KOMPJUTERIKE”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 350, datë 17.06.2019
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Kompjuterike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  10. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Njësia bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, ka një numër të ulët të personelit akademik me kohë të plotë, me formim specifik në fushën e këtij programi studimi.
    2. Literatura e detyruar e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, në disa raste nuk është e të paktën pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”, Kolegjit Universitar “Bedër”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2028.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 37, datë 04.03.2023, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”, Kolegjit Universitar “Bedër””, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin e personelit akademik me kohë të plotë, në njësinë bazë, përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, me kualifikimin specifik në fushën e këtij programi studimi.
  2. Institucioni, të përditësojë të gjitha syllabuset të këtij programi studimi, duke përfshirë në to literaturë, të të paktën 5 viteve të fundit, në përputhje me aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të marrë masa që, zhvillimi i testimit të njohurive të studentëve të këtij programi studimi, të zhvillohet në menyrë anonime me sekretim ose kodifikim.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 38, datë 04.03.2023

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “PSIKOLOGJI SHKOLLORE DHE EDUKIMI”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531,datë 11.9.2018, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të programit të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Edukimi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Edukimi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 192, datë 22.04.2016.
  4. Akti zyrtar i riorganizimit: Shkresë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Nr. 3056/1, datë 24.05.2022
  5. Akreditimi i parë: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 73, datë 27.10.2018
  6. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Wisdom”
  7. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Psikologjisë
  8. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
  9. Kredite (ECTS): 120 kredite
  10. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  11. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Wisdom”
  12. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Raportimin e Ekspertëve të Vlerësimit në mbledhjen e Bordit;
  5. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  6. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  7. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  8. Shkallën e përmbushjes së rekomandimeve të lëna nga akreditimi i parë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i akreditimit të parë të këtij programi ka qënë pozitiv, me rekomandime;
  6. Institucioni ka përmbushur rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush pjesërisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Kurrikula e programit të studimit është e ngarkuar me lëndë e module të përafërta e me element që jo në të gjitha rastet përkojnë me prioritetet e këtij programi studimi.
    2. Literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi nuk është e të paktën pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet ligjore e nën ligjore në fuqi.
    3. Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, në fushën e psikologjisë shkollore dhe edukimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Edukimi”, Kolegjit Universitar “Wisdom”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 3 (tre) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 03.03.2026.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 38, datë 04.03.2023, “Për akreditimin periodik të programit të studimit Master i Shkencave në “Psikologji Shkollore dhe Edukimi”, të Kolegjit Universitar “Wisdom”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën e programit të studimit duke reduktuar numrin e moduleve të përafërta dhe elementëve që jo në të gjitha rastet përkojnë me prioritetet e këtij programi studimi, në përputhje me rekomandimet e grupit të vlerësimit të jashtëm në raportin e vlerësimit të jashtëm.
  2. Institucioni, të marrë masa që literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi të jetë të paktën e pesë viteve të fundit, në përputhje me parashikimet ligjore e nën ligjore në fuqi.
  3. Institucioni, të sigurojë literaturë në gjuhën shqipe, në fushën e psikologjisë shkollore dhe edukimit, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Wisdom”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 6 (gjashtë) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 39, datë 04.03.2023

PËR

MIRATIMIN E RAPORTIT VJETOR TË VEPRIMTARISË SË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, pasi mori në shqyrtim Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e tij të datës 04.03.2023,

VENDOSI:

  1. Të miratojë Raportin Vjetor të veprimtarisë së Bordit të Akreditimit dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, sipas shtojcës bashkëngjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për publikimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.