Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Vendimet e mbedhjes 14 Nëntor 2025

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 147, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN PERIODIK TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË KOLEGJI UNIVERSITAR “TBU”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i institucionit të arsimit të lartë: Kolegji Universitar “TBU”
  2. Organizimi i institucionit: Jopublik
  3. Lloji i institucionit: Kolegj Universitar
  4. Njësitë kryesore të institucionit:
    1. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
    2. Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë
  5. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 794, datë 06.10.2010
  6. Akti zyrtar i riorganizimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 417, datë 20.09.2017; Urdhërat e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 195 dhe 196, datë 20.04.2023
  7. Vendimi i akreditimit periodik: Vendim i Bordit të Akreditimit Nr. 56, datë 16.12.2021

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale, Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  2. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  3. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas;
  4. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm Institucional;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;
  7. Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe rezultatet e akreditimit periodik të këtij institucioni të arsimit të lartë;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë proces;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimet e lëna nga akreditimi i periodik;
  5. Rezultatet e vlerësimit të akreditimit periodik janë nxjerrë në përputhje me gjetjet: pikat e forta, pikat e dobëta dhe afirmimet e identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  6. Rekomandimet e lëna janë në koherencë me gjetjet si dhe shkallën e përmbushjes së standardeve të cilësisë për institucionin në fjalë;
  7. Rezultatet e Vlerësimit të Jashtëm në lidhje me shkallën e plotësimit të standardeve të Kodit të Cilësisë për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, sipas fushave janë: Fusha 1 “përmbushen plotësisht”, Fusha 2 “përmbushen plotësisht”, Fusha 3 “përmbushen plotësisht”, Fusha 4 “përmbushen kryesisht”, Fusha 5 “përmbushen plotësisht”, me mangësi si më poshtë:
    1. Institucioni nuk ka përmbushur plotësisht rekomandimin numër një, të lënë në akreditimin e mëparshëm periodik.
    2. Numër i ulët i personelit akademik me tituj e grada.
    3. Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve, është i limituar.
    4. Aktiviteti kërkimor-shkencor dhe numri i botimeve në revista me faktor impakti i personelit akademik, është shumë i ulët.
    5. Mungesa e abonimeve në platforma të literaturës elektronike si EBSCO apo SCOPUS.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIVpër institucionin e arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me rekomandimet sipas shtojcës së këtij vendimi.
  2. Akreditimin institucionaltë institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të institucionit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 147, datë 14.11.2025, “Për akreditimin periodik të institucionit të arsimit të lartë, Kolegji Universitar “TBU”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa për përmbushjen plotësisht të rekomandimeve të lëna në akreditimin e mëparshëm periodik.
  2. Institucioni, të marrë masa për rritjen e numrit të personelit akademik me tituj dhe grada.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve, duke ofruar mundësi për shkëmbime akademike dhe aktivitete ndërkombëtare.
  4. Institucioni, të nxisë më tej personelin akademik për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në projekte kërkimore shkencore dhe botimit në revista me faktor impakti.
  5. Institucioni, të marrë masa për riaktivizimin sa më parë të abonimeve në literaturën elektronike (EBSCO/SCOPUS).
  6. Institucioni, të marrë masa për vënien në funksion të një platforme për identifikimin e plagjiaturës.
  7. Institucioni, të rishikojë mundësinë e krijimit të ambienteve sportive për studentët.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “TBU”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 148, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “NAVIGIM DETAR NË FUSHËN E MBROJTJES”, TË AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Navigim Detar në Fushën e Mbrojtjes”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Navigim Detar në Fushën e Mbrojtjes”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 267, datë 19.07.2021.
  4. Institucioni që e ofron: Akademia e Forcave të Armatosura
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia e Forcave të Armatosura
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Numri i personelit akademik i angazhuar në këtë program studimi, është i pamjaftueshëm për të përballuar ngarkesën akademike dhe qasjen shumë disiplinare të programit.
    2. Kurrikula dhe literatura e përdorur në funksion të këtij programi studimi, nuk janë të përditësuara në përputhje me zhvillimet bashkëkohore ndërkombëtare të fushës.
    3. Mungesa e bashkëpunimeve konkrete ndërkombëtare në fushën akademike dhe mobilitetin e personelit akademik dhe studentëve, të këtij programi studimi.
    4. Mungesa e informacionit të dokumentuar në përputhje me aktet nënligjore në fuqi, në funksion të kodifikimit të këtij programi studimi.
    5. Mungesa e qëndrueshmërisë afatgjatë e këtij programi studimi, si rrjedhojë e numrit të ulët të studentëve të regjistruar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Navigim Detar në Fushën e Mbrojtjes”, të Akademisë së Forcave të Armatosura.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 148, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Navigim Detar në Fushën e Mbrojtjes”, të Akademisë së Forcave të Armatosura, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rrisë numrin dhe kapacitetin e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në mënyrë që të sigurohet mbulimi i ngarkesës mësimore në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe realizimi i qasjes shumëdisiplinare të programit, po ashtu të marrë masa për ruajtjen e qëndrueshmërisë së personelit akademik ekzistues.
  2. Institucioni të përditësojë kurrikulën e programit të studimit në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të fushës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
  3. Institucioni të zhvillojë bashkëpunime ndërkombëtare për kurrikula të përbashkëta dhe shkëmbime akademike, në funksion të këtij programi studimi.
  4. Institucioni, të sigurojë dokumentacion të plotë, të strukturuar dhe të përputhur me aktet nënligjore në fuqi, në funksion të kodifikimit dhe administrimit të rregullt të programit të studimit.
  5. Institucioni, të marrë masa për rritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë të programit, duke hartuar strategji për rritjen e numrit të studentëve të regjistruar.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Akademia e Forcave të Armatosura, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 149, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “TEKNOLOGJI INFORMACIONI NË FUSHËN E MBROJTJES”, TË AKADEMISË SË FORCAVE TË ARMATOSURA

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Teknologji Informacioni në Fushën e Mbrojtjes”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Teknologji Informacioni në Fushën e Mbrojtjes”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 266, datë 19.07.2021
  4. Institucioni që e ofron: Akademia e Forcave të Armatosura
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Akademia e Forcave të Armatosura
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Institucioni nuk ka regjistruar studentë të rinj në këtë program studimi për dy vite të njëpasnjëshme akademike;
  6. Brezi i fundit i studentëve të pranuar në këtë program studimi ka qënë në vitin akademik 2022-2023;
  7. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kategoritë e veprimtarive formuese të kurrikulës së këtij programi studimi, nuk janë plotësisht në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
    2. Kualifikimi i shumicës së anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    3. Mungesa e personelit ndihmës akademik, në mbështetje të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Teknologji Informacioni në Fushën e Mbrojtjes”, të Akademisë së Forcave të Armatosura.
  2. Akreditimin e programit të studimit vetëm për studentët e regjistruar deri në vitin akademik 2022-2023 dhe që aktualisht ndjekin këtë program studimi, deri në diplomimin e tyre.
  3. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 150, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INFERMIERI”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Infermieri”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Infermieri”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 389, datë 08.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore Teknike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimëdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit “Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    2. Ngarkesa mësimore e këtij programi studimi nuk mbulohet të paktën në masën 70 % nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    3. Ngarkesa mësimore e disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, është e lartë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 150, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Infermieri”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i titullarëve të lëndëve të këtij programi studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa që ngarkesa mësimore e këtij programi studimi të mbulohet të paktën në masën 70 %, nga personeli akademik me kohë të plotë, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi, si edhe të rishikohet shpërndarja e ngarkesës mësimore të programit të studimit, me qëllim shmangien e mbingarkesës së personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie në këtë program studimi.
  3. Institucioni, të marrë masa që fusha e formimit profesional e personelit akademik të jetë në përputhje me lëndët në të cilat ata angazhohen në këtë program studimi.
  4. Institucioni, të sigurojë dokumentimin e plotë dhe të rregullt të aktiviteteve didaktike të këtij programi studimi, duke përfshirë leksionet e hapura, seminarët dhe aktivitetet e tjera akademike.
  5. Institucioni, të nxisë publikimin e librave mësimorë në gjuhën shqipe dhe të ndërmarrë masa për pasurimin e vazhdueshëm të bibliotekës me tituj bashkëkohorë, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 151, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 221, datë 03.07.2020
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Drejtësisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit “Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    2. Syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi nuk janë të përditësuara, veçanërisht në pjesën e literaturës bazë dhe asaj të rekomanduar, duke mos reflektuar zhvillimet bashkëkohore të fushës.
    3. Mungon Klinika e Ligjit, një strukturë që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe që konsiderohet një praktikë bashkëkohore për përmirësimin e të nxënit në programet e studimit të drejtësisë.
    4. Numri i marrëveshjeve me institucione shtetërore është i ulët, duke përfshirë institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura, çka kufizon krijimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme për realizimin e objektivave të procesit mësimor dhe praktikave profesionale të studentëve, të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 151, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përditësojë syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, me fokus të veçantë në përditësimin e literaturës bazë dhe asaj të rekomanduar, me qëllim reflektimin e zhvillimeve bashkëkohore të fushës.
  3. Institucioni, të marrë masa për ngritjen e Klinikës së Ligjit, si një mekanizëm praktik që rrit kompetencat profesionale të studentëve dhe përmirëson cilësinë e të nxënit në programin e studimit.
  4. Institucioni, të rrisë numrin dhe larmishmërinë e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione shtetërore dhe institucione të pavarura, me qëllim sigurimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme që mbështesin realizimin e objektivave mësimore dhe praktikave profesionale të studentëve të këtij programi studimi.
  5. Institucioni, të rrisë më tej nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të zgjerojë pjesëmarrjen në programin Erasmus dhe projekte të ngjashme, në drejtim të mobilitetit të personelit akademik dhe veçanërisht të studentëve, të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të hartojë raporte të detajuara në nivel të njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, bazuar në rezultatet e anketimit të studentëve, duke përfshirë analizën e opinionit të tyre për lëndët e këtij programi studimi dhe duke evidentuar rekomandimet e titullarëve për masat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e elementeve specifike të procesit mësimor.
  7. Institucioni të shohë mundësinë e krijimit të bordeve ose komisioneve të përbashkëta të personelit akademik, drejtuesve të institucionit dhe aktorëve të tregut të punës, me qëllim marrjen e vazhdueshme të mendimit të përfaqësuesve të tregut të punës dhe përdorimin e këtij informacioni për zhvillimin, rritjen e cilësisë dhe përshtatjen e programit të studimit me nevojat e tregut.
  8. Institucioni, të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të rritur të ardhurat dytësore në funksion të këtij programi studimi, duke synuar aplikimin dhe përfshirjen në projekte kombëtare e ndërkombëtare, si dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve që mund t’u ofrohen palëve të treta.
  9. Institucioni, të miratojë kuota pranimi për kategori të veçanta studentësh, duke përfshirë kandidatë me aftësi të veçanta, pakica, shtresa të margjinalizuara dhe kandidatë nga shtete të tjera, në përputhje me kërkesat e akteve nënligjore në fuqi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 152, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FIZIOTERAPI”, TË UNIVERSITETIT “BARLETI”

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Fizioterapi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Fizioterapi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 388, datë 08.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Barleti”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Mjekësore Teknike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit “Barleti”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësitë si më poshtë:
    1. Përmbajtja teorike në modulet e lidhura me fushën mjekësore të këtij programi studimi, është e vjetëruar dhe nuk përditësohet në mënyrë të mjaftueshme, duke mos reflektuar zhvillimet bashkëkohore dhe kërkesat aktuale të tregut.
    2. Studentët e këtij programi studimi kanë mundësi të kufizuara për zhvillimin e aftësive kërkimore, si në aspektin e angazhimit në projekte kërkimore, ashtu edhe në qasjen ndaj burimeve dhe metodologjive bashkëkohore të kërkimit.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Barleti”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 152, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Fizioterapi”, të Universitetit “Barleti”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përditësojë rregullisht përmbajtjen teorike të moduleve të këtij programi studimi, e veçanërisht atyre të lidhura me fushën mjekësore.
  2. Institucioni, të zgjerojë mundësitë për zhvillimin e aftësive kërkimore të studentëve të këtij programi studimi, duke rritur përfshirjen e tyre në projekte kërkimore, duke siguruar qasje në burime dhe mjete kërkimore bashkëkohore, si dhe duke ofruar trajnimet e nevojshme metodologjike.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Barleti”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 153, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË UNIVERSITETIT POLIS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Administrim Biznesi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 429, datë 18.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Polis
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Menaxhimit dhe Biznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universitetit Polis
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa në kurrikulën e këtj programi studimi e disa lëndëve të specializuara bashkëkohore, si Marketingu Digjital, si edhe mungesa e dokumentimit të procedurave të praktikës profesionale.
    2. Formati dhe literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi.
    3. Mungon integrimi i praktikave laboratorike dhe platformave digjitale në realizimin e disa lëndëve të kurrikulës së këtij programi studimi, çka kufizon zhvillimin praktik dhe teknologjik të studentëve.
    4. Mungesa e një studimi të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi, për të identifikuar kompetencat e kërkuara në tregun vendas e të huaj.
    5. Mungesa e një raporti analitik mbi funksionimin e këtij programi studimi, nga njësia bazë përgjegjëse për ofrimin e tij.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, të Universitetit Polis.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 153, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, të Universitetit Polis, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë kurrikulën dhe syllabuset e këtij programi studimi në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore në fuqi, duke marrë parasysh rëndësinë e lëndëve në mjedisin aktual, përfshirjen e lëndëve të reja, standardizimin e mënyrës së paraqitjes dhe informacionit për secilën lëndë, përcaktimin e saktë të numrit total të orëve mësimore, si dhe integrimin e praktikës laboratorike dhe platformave digjitale në zhvillimin e disa lëndëve.
  2. Institucioni, të kryejë një studim të mirëfilltë të tregut të punës në funksion të këtij programi studimi, për të identifikuar kompetencat e kërkuara në tregun vendas e të huaj.
  3. Institucioni, nëpërmjet njësisë bazë përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të hartojë raporte analitike periodike, mbi funksionimin e programit të studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Polis, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 154, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 396, datë 22.07.2019 dhe Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 110, datë 04.03.2022.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Fakulteti i Drejtësisë
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip dhe Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    2. Mungesa e mekanizmave formalë e të strukturuar për monitorimin e karrierës së studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si edhe për analizimin e ndikimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 154, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”Universitetit të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të krijojë e përdorë mekanizma formalë e të strukturuar, për monitorimin e karrierës së studentëve të diplomuar në këtë program studimi, si edhe për analizimin e ndikimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.
  3. Institucioni, të hartojë një praktikë të qëndrueshme për hartimin periodik të raporteve analitike që matin ndikimin e bashkëpunimeve në cilësinë e programit të studimit; të zgjerojë dhe të shfrytëzojë më mirë marrëveshjet ekzistuese ndërinstitucionale; si dhe të rrisë pjesëmarrjen në projekte dhe bashkëpunime ndërkombëtare, me synim përmirësimin e nivelit të ndërkombëtarizimit të programit dhe rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve.
  4. Institucioni, nëpërmjet njësisë kryesore përgjegjëse për ofrimin e këtij programi studimi, të përmbyllë dhe të miratojë sa më parë rregulloret e brendshme për mbarvajtjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së këtij programi studimi, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  5. Institucioni, të marrë masa për zgjatjen e orarit të sallës së leximit në bibliotekë, duke synuar akses të plotë për studentët dhe personelin akademik të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 155, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MUZIKË JAZZ”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Muzikë Jazz”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit:Bachelor në “Muzikë Jazz”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 382, datë 08.07.2022.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Interpretimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Raporti midis personelit akademik me kohë të plotë dhe atij me kohë të pjesshme i angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i limituar, ç’ka kufizon mundësitë e krijimit të rrjeteve profesionale dhe lidhjeve me profesionistë të fushës së institucioneve ndërkombëtare.
    3. Syllabuset e lëndëve teorike e artistike të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me formatin e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi, duke munguar ndarja javore për lëndët teorike dhe përditësimi i literaturës.
    4. Numër i ulët dhe jo i qëndrueshëm i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, gjë që cënon qëndrueshmërinë e programit dhe përdorimin efikas të burimeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Muzikë Jazz”, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 155, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Muzikë Jazz”Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë raportin midis personelit akademik me kohë të plotë dhe atij me kohë të pjesshme, i angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rrisë mundësitë për mobilitet të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, duke zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke shfrytëzuar programet ekzistuese të mobilitetit, me synim krijimin e rrjeteve profesionale dhe forcimin e lidhjeve me institucionet dhe profesionistët e fushës.
  3. Institucioni, të marrë masat që syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, të pasurohen me literaturën e nevojshme, me faqet përkatëse, sipas temave që trajtohen në çdo leksion, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të zbatojë një strategji rekrutimi dhe promovimi në funksion të këtij programi studimi, duke forcuar bashkëpunimet me shkollat artistike dhe duke organizuar aktivitete promovuese për tërheqjen e studentëve të rinj.
  5. Institucioni, të shohë mundësinë e një balance më të përshtatshme midis lëndëve teorike dhe atyre praktike/artistike, duke reflektuar nevojat specifike të këtij programi studimi.
  6. Institucioni, të rrisë mbështetjen financiare në kuadër të përmirësimit të kushteve infrastrukturore dhe pajisjeve mësimore në funksion të këtij programi studimi, duke përfshirë krijimin ose modernizimin e studiove të regjistrimit dhe pajisjeve muzikore, në përputhje me standardet bashkëkohore ndërkombëtare.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 156, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “PERKUSION”, TË UNIVERSITETIT TË ARTEVE.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Perkusion”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit:Bachelor në “Perkusion”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 381, datë 08.07.2022.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti i Arteve
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Interpretimit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti i Arteve
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Raporti midis personelit akademik me kohë të plotë dhe atij me kohë të pjesshme, i angazhuar në këtë program studimi, nuk është plotësisht në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
    2. Mobiliteti i personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, është i limituar, ç’ka kufizon mundësitë e krijimit të rrjeteve profesionale dhe lidhjeve me profesionistë të fushës së institucioneve ndërkombëtare.
    3. Syllabuset e lëndëve teorike e artistike të këtij programi studimi, nuk janë në përputhje me formatin e përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi, duke munguar ndarja javore për lëndët teorike dhe përditësimi i literaturës.
    4. Numër i ulët dhe jo i qëndrueshëm i studentëve të regjistruar në këtë program studimi, gjë që cënon qëndrueshmërinë e programit dhe përdorimin efikas të burimeve.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Perkusion”, të Universitetit të Arteve.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 156, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Perkusion”Universitetit të Arteve, janë si vijon:

  1. Institucioni, të rishikojë raportin midis personelit akademik me kohë të plotë dhe atij me kohë të pjesshme, i angazhuar në këtë program studimi, në përputhje me parashikimet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të rrisë mundësitë për mobilitet të personelit akademik dhe studentëve të këtij programi studimi, duke zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke shfrytëzuar programet ekzistuese të mobilitetit, me synim krijimin e rrjeteve profesionale dhe forcimin e lidhjeve me institucionet dhe profesionistët e fushës.
  3. Institucioni, të marrë masat që syllabuset e lëndëve të këtij programi studimi, të pasurohen me literaturën e nevojshme, me faqet përkatëse, sipas temave që trajtohen në çdo leksion, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
  4. Institucioni, të zbatojë një strategji rekrutimi dhe promovimi në funksion të këtij programi studimi, duke forcuar bashkëpunimet me shkollat artistike dhe duke organizuar aktivitete promovuese për tërheqjen e studentëve të rinj.
  5. Institucioni, të përfshijë ekspertë të jashtëm në strukturat e brendshme të sigurimit të cilësisë, në kuadër të këtij programi studimi si dhe të krijojë një mekanizëm formal për raportimin, ndjekjen dhe publikimin e rekomandimeve të tyre, për të siguruar objektivitet, transparencë dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti i Arteve, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 157, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “MARRËDHËNIE DHE INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE”, TË UNIVERSITETIT “MESDHETAR I SHQIPËRISË”.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Marrëdhënie dhe Institucionet Ndërkombëtare”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Marrëdhënie dhe Institucionet Ndërkombëtare”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 240, datë 19.07.2021.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Literatura e përdorur në disa prej syllabuseve të këtij programi studimi, nuk është e përditësuar me botime të pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
    2. Rregulloret e institucionit në funksion të këtij programi studimi, nuk janë të përditësuara dhe nuk parashikojnë përfshirjen e studentëve në të gjitha organet vendimmarrëse dhe këshillimore.
    3. Mungesa e përfshirjes së ekspertëve të jashtëm në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë së këtij programi studimi.
    4. Në faqen zyrtare të internetit të institucionit mungon pasqyrimi dygjuhësh i informacionit dhe në disa raste të dhënat mbi personelin në funksion të këtij programi studimi nuk janë të plota, si edhe kriteret dhe kuotat e pranimit për këtë program studimi nuk janë të publikuar.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Marrëdhënie dhe Institucionet Ndërkombëtare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 4 (katër) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2029.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 157, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Marrëdhënie dhe Institucionet Ndërkombëtare”, të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që literatura e përdorur në syllabuset e këtij programi studimi, të jetë e përditësuar me botime të pesë viteve të fundit, sikurse parashikohet në aktet nënligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të përditësojë rregulloret në funksion të këtij programi studimi, duke parashikuar përfshirjen e studentëve në të gjitha organet vendimmarrëse dhe këshillimore.
  3. Institucioni, të përfshijë ekspertë të jashtëm në strukturat e brendshme të sigurimit të cilësisë, në kuadër të këtij programi studimi si edhe të krijojë një mekanizëm formal për raportimin, ndjekjen dhe publikimin e rekomandimeve të tyre, për të siguruar objektivitet, transparencë dhe përmirësim të vazhdueshëm.
  4. Institucioni, të përditësojë faqen e tij zyrtare të internetit me informacion dygjuhësh , publikim të plotë të të dhënave mbi personelin akademik të programit të studimit dhe publikimin e kritereve dhe kuotave të pranimit për programin e studimit.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 158, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “FINANCË KONTABILITET”, TË KOLEGJIT UNIVERSITAR “BEDËR”.

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të studimit të ciklit të parë, Bachelor në “Financë Kontabilitet”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Bachelor në “Financë Kontabilitet”
  2. Cikli i studimit: Cikli i parë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 458, datë 27.07.2022
  4. Institucioni që e ofron: Kolegji Universitar “Bedër”
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
  7. Kredite (ECTS): 180 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Anglisht
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Kolegji Universitar “Bedër”
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 6

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Mungesa e evidencave të plota për trajnime dhe vlerësime të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, në Raportin Vjetor të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
    2. Mungesa e dokumentacionit të plotë për auditimin periodik dhe raportimin e brendshëm të buxhetit në nivel programi studimi.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e studimit Bachelor në “Financë Kontabilitet”, të Kolegjit Universitar “Bedër”.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 13.11.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 158, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të studimit Bachelor në “Financë Kontabilitet” Kolegjit Universitar “Bedër”, janë si vijon:

  1. Institucioni, të përmirësojë dokumentimin dhe gjenerimin e evidencave për trajnimin dhe vlerësimin e personelit akademik të angazhuar në programin e studimit, duke përfshirë raportim të plotë dhe sistematik në Raportin Vjetor të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
  2. Institucioni, të forcojë procesin e auditimit të brendshëm dhe raportimit periodik të buxhetit në nivel programi studimi, duke siguruar dokumentacion të plotë, të strukturuar dhe të gjurmueshëm për të gjitha procedurat financiare dhe vendimmarrjet përkatëse.
  3. Institucioni, të hartojë një plan zhvillimor afatmesëm (3–5 vjeçar) për personelin akademik të angazhuar në këtë program studimi, i cili të përfshijë objektiva të qarta për kualifikimin shkencor dhe zhvillimin didaktik.
  4. Institucioni, të përshpejtojë organizimin dhe përfundimin e praktikave profesionale për studentët aktualë të këtij programi studimi, me plane konkrete, mentorë të caktuar dhe dokumentim të rezultateve.
  5. Institucioni, të marrë masa për shtimin e numrit të personelit akademik me tituj e grada, në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Kolegji Universitar “Bedër”, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 159, datë 14.11.2025

PËR

AKREDITIMIN E PARË TË PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “DREJTËSI”, TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e parë të programit të integruar studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”, me të dhënat si më poshtë:

  1. Emërtimi i programit: Program i integruar studimi i ciklit të dytë, Master i Shkencave në “Drejtësi”
  2. Cikli i studimit: Cikli i dytë
  3. Akti zyrtar i hapjes/licensimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 235, datë 15.07.2020.
  4. Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
  5. Njësia bazë përgjegjëse: Departamenti i Shkencave Juridike
  6. Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
  7. Kredite (ECTS): 300 kredite
  8. Forma e studimit: Me kohë të plotë
  9. Gjuha e mësimdhënies: Shqip
  10. Statusi i diplomës: ofrohet vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës
  11. Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve: Niveli 7

pasi mori në shqyrtim:

  1. Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, përfshirë të dhënat e programit të studimit;
  2. Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës;
  3. Dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm, dhe dokumentacionin shtesë;
  4. Vlerësimin e cilësisë në përmbajtje, të kryer nga ekspertët e jashtëm në përbërje të Grupit të Vlerësimit të Jashtëm;
  5. Procedurën e vlerësimit të ndjekur dhe monitoruar nga ASCAL;
  6. Komunikimin e vërejtjet e institucionit në kuadër të këtij procesi;

konstaton se:

  1. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore dhe afatet e përcaktuara në këto akte;
  2. Vlerësimi në përmbajtje është i mbështetur në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimit të Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës në institucion;
  3. Raporti është hartuar në përputhje me kërkesat dhe i mbështetur me fakte, të dhëna e dokumentacion plotësues;
  4. Rezultatet e vlerësimit janë nxjerrë në përputhje me gjetjet, pikat e forta e afirmimet dhe pikat e dobëta, të identifikuara e verifikuara përmes dokumentacionit dhe vizitës në institucion;
  5. Rezultati i vlerësimit në lidhje me shkallën e plotësimit të “Standardeve për sigurimin e cilësisë për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”” dhe cilësinë e ofertës akademike të programit të studimit, është “i përmbush kryesisht standardet”, me mangësi si më poshtë:
    1. Kualifikimi i disa prej anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, nuk është në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
    2. Mungon Klinika e Ligjit, një strukturë që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe që konsiderohet një praktikë bashkëkohore për përmirësimin e të nxënit në programet e studimit të drejtësisë.

Mbështetur mbi rezultatet dhe arsyetimin e mësipërm, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Vlerësimin përfundimtar POZITIV për programin e integruar të studimit Master i Shkencave në “Drejtësi”, të Universitetit Europian të Tiranës.
  2. Akreditimin e programit të studimit me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vite.
  3. Afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit është 113.11.2030.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi, publikimin dhe lëshimin e certifikatës së akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së këtij vendimi, si dhe monitorimin për ruajtjen në vijim të Standardeve të Kodit të Cilësisë dhe plotësimin e rekomandimeve sipas shtojcës bashkëlidhur.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shtojca

Rekomandimet në zbatim të vendimit të Bordit të Akreditimit Nr. 159, datë 14.11.2025, “Për akreditimin e parë të programit të integruar të studimit të ciklit të dytë. Master i Shkencave në “Drejtësi” Universitetit Europian të Tiranës, janë si vijon:

  1. Institucioni, të marrë masa që kualifikimi i anëtarëve të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi, të jetë në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Institucioni, të marrë masa për ngritjen e Klinikës së Ligjit, si një mekanizëm praktik që rrit kompetencat profesionale të studentëve dhe përmirëson cilësinë e të nxënit në programin e studimit.
  3. Institucioni, të marrë masa për rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të këtij programi studimi, në projekte ndërkombëtare, aktivitete kërkimore shkencore dhe programet e mobilitetit.
  4. Institucioni, të marrë masa që formulari i vlerësimit institucional të përformancës dhe ai i vetëvlerësimit, i personelit ndihmës akademik të angazhuar në këtë program studimi, të bëhet pjesë e dosjes së personelit ndihmës akademik.
  5. Institucioni, të krijojë e përdorë mekanizma formalë e të strukturuar, për administrimin e informacionit të studentëve të këtij programi studimi nga regjistrimi e deri në diplomim, si dhe të hartojë raporte analitike të ndikimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura në funksion të këtij programi studimi.

Në përmbushje të rekomandimeve të mësipërme, Universiteti Europian i Tiranës, duhet të hartojë një Plan Veprimi konkret dhe ta dorëzojë atë brenda 2 (dy) muajve pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ngarkohet ASCAL për ndjekjen e përmbushjes së këtyre rekomandimeve dhe raportimin në BA brenda afatit të përcaktuar në Planin e Veprimit.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

BORDI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 160, datë 14.11.2025

PËR

PROCESIN E AKREDITIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT QË OFROHEN EDHE NË GJUHË TË HUAJ

Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Ligjin Nr. 44/2015, datë 30.04.2015, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë", Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 824, datë 24.12.2021, “Për miratimin e Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit” dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr. 224, datë 15.12.2023 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 14.11.2025,

pasi mori në shqyrtim:

  1. Kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë drejtuar ASCAL dhe Bordit të Akreditimit, në formë zyrtare dhe nëpërmjet sistemit të menaxhimit të ASCAL (AMS), nëpërmjet të cilave kërkohet të shprehet Bordi i Akreditimit, në lidhje me statusin e akreditimit të programeve të studimit për të cilat është miratuar nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë, ofrimi i tyre edhe në gjuhën e huaj, pas ose gjatë kohës që këto programe studimi kanë përfunduar, ose kanë qënë/janë në proces të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit.
  2. Urdhërat e ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë, me anë të të cilave miratohet ofrimi i programeve të studimit edhe në gjuhë të huaj.

konstaton se:

  1. Data e fillimit të procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit për programet e studimit në fjalë është më e hershme se data e miratimit nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë e ofrimit të programeve edhe në gjuhë të huaj; për rrjedhojë, programet në gjuhën e huaj nuk i janë nënshtruar procesit të vlerësimit të jashtëm për të vlerësuar shkallën e përmbushjes se standardeve të Kodit të Cilësisë.
  2. Në urdhërat e miratimit të ofrimit të programeve edhe në gjuhë të huaj, ministria përgjegjëse për arsimin e lartë urdhëron institucionin që programi i studimit t’i nënshtrohet procesit të akreditimit sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit,

VENDOSI:

  1. Programet e studimit për të cilat ministria përgjegjëse për arsimin e lartë ka miratuar ofrimin në gjuhë të huaj pas daljes së vendimit të Bordit të Akreditimit për akreditimin e programit, duhet t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të jashtëm për ofrimin në gjuhën e huaj të miratuar, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  2. Programet e studimit për të cilat urdhëri i miratimit të ofrimit në gjuhë të huaj nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë daton pas dhe/ose gjatë procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit, duhet t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit të jashtëm për ofrimin në gjuhën e huaj të miratuar, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
  3. Kur vlerësimi përfundimtar i Bordit të Akreditimit, për programet e studimit të përmendura në pikën 1 dhe 2 të këtij vendimi, është pozitiv, afati përfundimtar i vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit në gjuhën e huaj, do të jetë në përputhje me afatin përfundimtar të vlefshmërisë së akreditimit të programit të studimit në gjuhën shqipe.
  4. Ngarkohet Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e publikimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.