Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 319, datë 16.03.2012 - SHLUP"Albanian University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 319, datë 16.03.2012

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. ANGLISHT
2. DIZAJN
3. FIZIOTERAPI
4. SHKENCA JURIDIKE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga “Albanian University”, Filiali Berat, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Anglisht”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:

  • Të paraqitet lista e personelit akademik me kohe të plotë ose me kohë të pjesshme.
  • Të plotësohet lista e personelit akademik me gradë shkencore Dr, pasi pjesa më e madhe e pedagogëve janë me master dhe lëndë të rëndësishme si “Gjuhësi e Përgjithshme” të mbulohet patjetër me pedagogë me përvojë.
  • Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm dhe të jashtëm, pasi ka të tillë të cilët janë të mbingarkuar, si psh Z. Bledar Kurti mbulon shumë lëndë si: “Anglishte e folur”, “Histori arti”, “Analize teksti”, “Shkrim krijues”, “Anglishte e biznesit”, “Histori e kulturës anglo amerikane” dhe “Analizë teksti 2”.
  • Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë të detyruar dhe ndihmëse dhe jo me cikle leksionesh si në rastin e syllabusit të lëndës “Leksikologji”.
  • Të krijohen bashkëpunime me institucione të njohura brenda dhe jashtë vendit, sidomos me Departamentin e Gjuhës Angleze, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
  • Të sillen të dhëna për kriteret e pranimit të studentëve në këtë program pasi pretendohet të nxirren përkthyes, specialist të medias, punonjës administrate dhe të organizatave ndërkombëtare.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Dizajn”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fizioterapi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:

  • Të plotësohet informacioni për pedagogët dhe strukturat ndihmëse në staf apo infrastrukturë, me qëllim të mund të bëhet një vlerësim i plotë i të gjithë komponentëve.
  • Të paraqitet literature e detyruar në të gjithë lëndët/modulet.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Shkenca Juridike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

  1. Programi i Studimit: Bachelor në Anglisht të hapet
  2. Programi i Studimit: Bachelor në Dizajn të hapet
  3. Programi i Studimit: Bachelor në Fizioterapi të hapet
  4. Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Juridike të hapet

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save