Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 312, datë 16.03.2012, Universiteti EPOKA

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI
2. ARKITEKTURË
3. INXHINIERI NDËRTIMI
4. INXHINIERI KOMPJUTERIKE
5. EKONOMIKS, me profile:
a. Ekonomiks
b. Financë - Bankë

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, Doktoraturë, të kërkuara nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:
Kusht:
 Të bëhet një rishikim i literaturës në syllabuset e lëndëve, pasi lëndë të veçanta prezantohen me një literaturë jo të përshtatshme për këtë program studimi, si dhe në pjesën më të madhe të syllabuseve mungojnë referencat të tjera apo përfshirja e punimeve shkencore, thelbësore për këtë nivel studimi.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Kompjuterike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Ekonomiks, me profil: Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Ekonomiks, me profil: Financë - Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:

 Institucioni të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi edhe me IAL vendase, institucione të cilat kanë eksperiencë relativisht të gjatë në programet e doktoraturës si dhe kanë njohje të mira të tregut vendas, pasi institucioni ka staf akademik të kufizuar i cili s’mund të përballojë këtë program studimi.
 Të bëhet një rishikim i literaturës në syllabuset e lëndëve, pasi në lëndë të veçanta mungojnë referencat.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Doktoraturë në Arkitekturë
të hapet

Programi i Studimit: Doktoraturë në Inxhinieri Ndërtimi
të hapet

Programi i Studimit: Doktoraturë në Inxhinieri Kompjuterike
të hapet

Programi i Studimit: Doktoraturë në Ekonomiks, me profil:
a. Ekonomiks
të hapet

Programi i Studimit: Doktoraturë në Ekonomiks, me profil:
a. Financë - Bankë
të hapet

Institucioni aplikues “Universiteti EPOKA”, për programin e studimit: Doktoraturë në “Administrim Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtin e mësipërm për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save