Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 298, datë 13.01.2012, Shkolla e Lartë Private “Kristal”

Për riorganizimin strukturor të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin strukturor të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, të Shkollës së Lartë Private “Kristal””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

• Struktura e re e kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Kristal”, përbëhet nga:
1. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale:
a. Departamenti i së Drejtës Publike
b. Departamenti i së Drejtës Private
c. Departamenti i Shkencave Sociale
d. Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Institucioni: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, Shkolla e Lartë Private “Kristal”.
miratohet i riorganizuar

Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save