Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 272, datë 04.11.2011, Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. JURIST ME DREJTIM BIZNESI

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE
2. E DREJTË PUBIKE DHE ADMINISTRATIVE
3. E DREJTË PENALE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Jurist me drejtim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet një plan i qartë mësimor, me të gjithë elementët e tij përbërës.
 Të paraqitet misioni dhe objektivat e programit të studimit.
 Të përshtatet kohëzgjatja e programit të studimit me formën e zhvillimit të tij.
 të plotësohen syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët përbërës si: emri dhe kualifikimi i pedagogut; literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse; objektivat e lëndës/modulit.
 Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar.
 Të paraqiten të dhëna për mjediset ku do të zhvillohet programi i studimit dhe praktikat profesionale.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike dhe Administrative”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet i plotë dokumentacioni shoqërues për këtë program studimi, si: misioni dhe objektivat.
 Të realizohet për këtë program studimi një studim për tregun e punës, në përputhje me kërkesat e tregut lokal e kombëtar.
 Të saktësohet sasia e krediteve për mikrotezën në përputhje me kërkesat e Ligjit të Arsimit të Lartë.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve “Teknika Legjislative”; “Shkrim dhe Arsyetim Ligjor”; “E Drejta Publike e Krahasuar”; “E Drejta Mjedisore” “E drejtë mjedisore” dhe “E drejta Publike e Krahasuar”, me të gjithë elementët përbërës si: objektivat e lëndës dhe literaturën e ndarë në bazë dhe ndihmëse.
 Të harmonizohet struktura e syllabuseve.
 Të shikohet mundësia për të përdorur, në disa lëndë si: “E drejta publike ndërkombëtare”; “E drejta dhe ekonomia”; “E drejta europiane”; “E drejta kushtetuese e krahasuar”; “Të drejtat e njeriut”; “ Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare” dhe “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”, një literaturë jo tepër të ngarkuar dhe të pamundur për tu siguruar dhe shfrytëzuar nga studentët, veçanërisht ajo e huaja.
 Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar.
 Të paraqiten të dhëna nëse pajisjet e mjediseve janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimin e programit të studimit.
 Të dokumentohet nëse kjo IAL e garanton e vetme /ose në bashkëpunim me institucione të tjera mjediset e mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet një plan i qartë mësimor, me të gjithë elementët e tij përbërës.
 Të deklarohen misioni dhe objektivat e programit të studimit.
 Të paraqitet një studim mbi nevojat e tregut të punës për këtë program studimi.
 Të paraqitet fusha e studimit për diplomat që mundësojnë pranimin në këtë program studimi.
 Të vendoset kriteri i mbrojtjes së gjuhës angleze me teste ndërkombëtare, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë.
 Të plotësohet kriteri që 70% e personelit akademik duhet të jetë i angazhuar me kohë të plotë.
 Të plotësohet stafi akademik me kualifikimin e duhur.
 Të strukturohen më mirë syllabuset e lëndëve dhe literatura pasi në disa prej tyre si: “E drejta penale 1” dhe “E drejta penale 2”, ka perseritje.
 Të plotësohen të gjithë syllabuset e lëndëve me literaturë të ndarë në bazë dhe ndihmëse.
 Të sillet syllabusi i lëndës “Përvoja kërkimore”.
 Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Jurist me drejtim Biznesi
të hapet

Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë, për programet e studimit: M.Sc. në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”; M.Sc. në “E Drejtë Publike dhe Administrative” dhe M.Sc. në “E Drejtë Penale”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin prej programeve të studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e programeve të mësipërme.


Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save