Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 244 datë 16.09.2011, Shkolla e Lartë Universitare Private “Kristal”

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji Pune” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji Shkollore” (3 vite akademike), të Shkollës së Lartë Universitare Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji Pune” (3 vite akademike) dhe Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji Shkollore” (3 vite akademike), të Shkollës së Lartë Universitare Private “Kristal”, të kryer në periudhën Shkurt 2011 – Qershor 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

 Të rishikohet kurrikula e programit Bachelor në Psikologji Pune apo Psikologji Shkollore, duke e plotësuar me disa lëndë bazale në kurrikulën e psikologjisë.
 Të realizohet njehsimi i programeve Bachelor në Psikologji Pune dhe Bachelor në Psikologji Shkollore në një program të vetëm Bachelor në Psikologji.
 Të shtohet personeli akademik i Departamentit të Psikologjisë me pedagogë të brendshëm.
 Të rritet efikasiteti i punës së sekretarisë mësimore për të pasqyruar në kohë të gjitha regjistrimet, transferimet, hedhjen e notave të studentëve dhe ekuivalentimin e programeve të transferimeve të studentëve nga një universitet tjetër apo nga brenda universitetit.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji Pune” (3 vite akademike)
të akreditohet.

Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Psikologji Shkollore” (3 vite akademike)
të akreditohet.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save