Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 242 datë 16.09.2011, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”

Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Shkenca Politike” (3 vite akademike), të miratur me VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Programit të Studimit që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Shkenca Politike” (3 vite akademike), të miratur me VKM Nr. 1360, datë 10.10.2008, të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”, të kryer në periudhën Maj 2010 – Shtator 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

 Të plotësohet kërkesa për personel akademik efektiv dhe me kontratë në përputhje me raportin e përcaktuar në udhëzimet e MASH.
 Të zgjerohet kërkimi dhe aktiviteti shkencor në nivel departamenti dhe fakulteti, mbështetur në strategji dhe plane të plota veprimi për kërkimin shkencor.
 Të plotësohen strukturat që kërkon standardi shtetëror për sigurimin e cilësisë.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni: Fakulteti i Shkencave Politike, Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë ILLYRIA”.
të akreditohet.

Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë/Bachelor në “Shkenca Politike” (3 vite akademike).
të akreditohet.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save