Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 239 datë 16.09.2011, ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:

1. PSIKOLOGJI

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. KËSHILLIM PSIKOLOGJIK DHE PSIKOTERAPI POZITIVE


Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 152 datë 18.02.2011, të Programit të ri të studimit “Bsc në Psikologji” dhe plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 206 datë 29.07.2011, të Programit të ri të studimit “M.Sc. Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Psikologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqitet qartë forma e studimit dhe emërtimi i programit të studimit si Master i Shkencave pasi nuk përshtatet me programin e studimit, sepse nuk plotëson kërkesën e Ligjit nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH” të ndryshuar”, neni 15, paragrafi 1.2.1 i nenit 26 të ndryshuar, pika a) “programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit, që zotërojnë diplomën universitare “bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti”. Pjesa e fundit e këtij paragrafi “trajnim për kërkim shkencor” nuk plotësohet. Ky program studimi nuk ofron mundësira dhe hapësira qoftë edhe elementare për njohjen e metodave dhe instrumentave e teknikave të kërkimit. Asnjë lëndë nuk e ofron këtë.
 Të paraqiten të dhëna për përbërjen dhe kualifikimin e anëtarëve të Komitetit Shkencor.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Psikologji
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive
të hapet

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save