Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 231 datë 16.09.2011, Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

1. INFERMIERI KLINIKE
2. INFERMIERI PEDIATRIE
3. INFERMIERI KIRURGJIKALE
4. INFERMIERI GERIATRIKE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 195 datë 24.06.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Klinike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Pediatrie”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Kirurgjikale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, MP në “Infermieri Geriatrike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Klinike
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Pediatrie
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Geriatrike
të hapet

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save