Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 225 datë 29.07.2011, Shkollës së Lartë Universitare Private “Justiniani I”

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “E Drejtë Civile” dhe Master Profesional në “E Drejtë Publike”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Justiniani I”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimet e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “E Drejtë Civile” dhe Master Profesional në “E Drejtë Publike”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Justiniani I”, të kryer në periudhën Mars 2011 – Korrik 2011, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, VKM Nr. 424, datë 2.6.2010, për Miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master Profesional në “E Drejtë Civile”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në “E Drejtë Publike”
të akreditohet.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save