Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 223 datë 29.07.2011, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik.

Programi i Studimit i Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. E DREJTË E BIZNESIT TË BE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “E Drejtë e Biznesit të BE”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me rekomandimin: Të rishikohet plani mësimor me qëllim që orët në auditor në një vit akademik të jenë në përputhje me kriterin 600-750 të Udhëzimit të MASh.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejtë e Biznesit të BE
të hapet


Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save