Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 216 datë 29.07.2011, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Programi i Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. EKONOMI TURIZMI

Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. FINANCË
2. KONTABILITET
3. ADMINISTRIM - BIZNES

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Ekonomi Turizmi”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
 Nuk janë specifikuar objektivat e programit të studimit.
 Nuk janë paraqitur marrëveshjet e bashkëpunimit me IAL-të e huaja në kundër të projektit TEMPUS.
 Ka disa gabime në llogaritje në planin mësimor (Viti i III).
 Syllabuset e paraqitura nuk përmbajnë ndarjen e literaturës në: literaturë të detyruar dhe ndihmëse; nuk kanë paraqitur planin kalendar të modulit; nuk kanë të përcaktuar vitin dhe semestrin kur do të realizohet çdo modul sipas planit mësimor.
 Ka mbivendosje të literaturës në modulet: “Ekonomi turizëm: “Drejtim marketingu dhe turizmi”; “Ndërmarrjet turistike” dhe “Menaxhimi i marrëdhënieve me klientin”.
 Nuk është paraqitur asnjë literaturë në gjuhën shqipe për modulet: “Metoda kërkimi”; “Drejtim marketingu dhe turizmi”; “Informatika”; “Destinacione turistike” dhe “Komunikim marketingu në turizëm”.
 Syllabuset për modulet “Bazat e turizmit” dhe “Menaxhimi i turizmit” janë kopje të njëri tjetrit.
 Syllabuset “Marketingu i shërbimeve turistike”; “Strategji marketing në turizëm” dhe “Komunikim marketing në turizëm” nuk reflektojnë në përmbajtje dhe literaturën emërtimin e modulit.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Financë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
 Syllabuset e lëndëve nuk përputhen me planin mësimor.
 Janë paraqitur syllabuse si “Kontabilitet publik”; “Auditim”; “Kontabilitete financiar i avancuar”; “Kontabilitete kosto drejtim i avancuar”; “Kompjuterizim kontabel” dhe “Konsulencë dhe siguri” të cilat nuk janë pjesë e planit mësimor dhe as nuk kanë lidhje me këtë program studimi.
 Nuk janë paraqitur syllabuset e lëndëve “Financat ndërkombëtare”; “Tregjet financiare”; “Drejtim sigurimesh”; “Financat personale”; “Kompjuterizim financiar” dhe “Tregti ndërkombëtare”.

3. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Kontabilitet”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqiten syllabuset e lëndëve “Tregti ndërkombëtare” dhe “Legjislacion tatimor”.
 Të dëshmohet se sa e aksesueshme është për studentët literatura në syllabuset e lëndëve.

4. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Administrim - Biznes”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përcaktohen kritere specifike pranimi për studentët pasi ato të vendosura nuk janë të përshtatshme për të garantuar përzgjedhjen e kandidatëve cilësorë.
 Të paraqiten syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementëtë përbërës, duke filluar nga emërtimi e deri tek literatura bazë dhe ndihmëse.
 Të dëshmohet se sa e aksesueshme është për studentët literatura në syllabuset e lëndëve “Menaxhim projekti”, “Qeverisje koorporatash” etj.
 Të gjitha syllabuset të paraqiten të standartizuara.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi Turizmi
të mos hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Financë
të mos hapet

Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programet e studimit: MP në “Kontabilitet” dhe MP në “Administrim - Biznes”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save