Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 208 datë 29.07.2011, Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

  1. EDUKIM FIZIK DHE SPORTE
  2. MËSUES I ARSIMIT FILLOR
  3. MENAXHIM, HOTELERI DHE RESTORANTE
  4. MARKETING TURIZMI DHE MIKPRITJE
  5. JURIST ADMINISTRATE DHE SEKRETAR GJYQËSOR

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Bachelor,  të kërkuara nga Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Edukim Fizik dhe Sporte”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
  • Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve, pasi në disa lëndë është shumë e vjetëruar.
  • Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
  • Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.

2.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Mësues i Arsimit Fillor”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
  • Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
  • Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
  • Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.

3.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Menaxhim, Hoteleri dhe Restorante”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është e aksesueshme nga studentët. është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
  • Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
  • Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
  • Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.

4.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Marketing Turizmi dhe Mikpritje”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
  • Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
  • Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
  • Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.

5.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Jurist Administrate dhe Sekretar Gjyqësor”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten të dhëna që literatura bazë dhe ndihmëse është në dispozicion dhe e shfrytëzueshme nga studentët.
  • Të klasifikohet dhe të përditësohet literatura e parashikuar në syllabuset e lëndëve.
  • Të plotësohen dhe të konkretizohen syllabuset me literaturën përkatëse (me gjithë kriteret e citimit të litëraturës si: Autori; Titulli; Shtëpia botuese; Viti dhe vend i botimit; numri i faqeve dhe ISBN).
  • Të plotësohet programi i studimit me personel akademik për të gjithë lëndët dhe për lëndët kryesore ata të jenë me kohë të plotë.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues Kolegji Profesional i Veriut “Argenti”, për programet e studimit: Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”, Bachelor në “Mësues i Arsimit Fillor”, Bachelor në “Menaxhim, Hoteleri dhe Restorante”, Bachelor në “Marketing Turizmi dhe Mikpritje” dhe Bachelor në “Jurist Administrate dhe Sekretar Gjyqësor”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

 

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save